Eksperti i kriminalistikes jep detaje se si u zbulua vrasja e babait nga fëmijët në Durrës!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 19-vjeçare u mendua se ka vrarë babain e saj, ndërsa më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë por nga hetimet e policisë së Durrësit mësohet se autor i ngjarjes ka qenë djali i madh i viktimës.

I ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSh, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se autorësia e vrasjes së Pëllumb Metës u zbuluar nëpërmjet përgjuesve që ishin vënë shtëpi.

Ka rezultuar se familjarët nuk nxirrni versione të njëjta kur flisnin në deklarimet e tyre por edhe logimi i celularit i cili dilte se babai pavarësisht ishte zhvendosur makina vendodhja përfundimtare kishte qenë aty dhe mbas disa orësh kur dyshohej mund të kishte humbur ai ishte zhvendosur me makinë dhe celularit i kishte humbur sinjali. Kuptohej që nga shtëpia ishte larguar diçka dhe jo anasjelltas.

Menjëherë u vunë përgjues në shtëpi në kuadër edhe të dyshimeve që kishte dhe aty rezultojë edhe nga diskutimet që kishte midis tyre sidomos gjatë natës flitej për kufomën, gropa historia që kishin të bënin me perimetrin brenda banesës”, u shpreh Karamuço.

Rusia plan për vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë

Përfaqësuesit e administratës së presidentit amerikan Joe Biden kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Rusinë për të paralajmëruar Moskën që të mos vendosë një armë të re të armatosur me kapacitete bërthamore në hapësirë, sipas Wall Street Journal.

Sipas botimit, një nga kanalet që përdorën autoritetet amerikane përfshinte këshilltarin e sigurimit kombëtar të Biden, Jake Sullivan dhe Yury Ushakov, një këshilltar për politikën e jashtme të presidentit rus Vladimir Putin.

Siç shkruan media amerikane, autoritetet u përpoqën gjithashtu t’i bëjnë thirrje Kinës, Indisë dhe vendeve të G7, në mënyrë që edhe ato të mund të ndikojnë në Moskë.

Përveç kësaj, thekson gazeta, dalja e informacionit për kërcënimin në sektorin e hapësirës “kapi në befasi zyrtarët e administratës amerikane dhe ligjvënësit”.

Më herët, në mediat amerikane u shfaqën raporte se një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA mund të lidhet me planet e supozuara të Federatës Ruse për të vendosur armë bërthamore në hapësirë.

Sekretari i shtypit të Kremlinit, Dmitry Peskov, në një bisedë me gazetarët, i quajti publikime të tilla një tjetër marifet nga Shtëpia e Bardhë

Lejet e ndertimit, bashkite injorojne kushtet dhe zbatimin e projekteve ne terren

Në të paktën 8 bashki të audituara nga KLSH procedurat e ndjekura për lejet e ndërtimit apo përmbushja e kritereve teknike dhe urbane ka shfaqur probleme në disa aspekte

Të publikuara së fundmi raportet e auditit kanë marrë në analizë bashkinë Vorë për të cilën nënvizohet se për disa objekte nuk janë respektuar distancat minimale nga objekti në objekt dhe për këtë janë sjellë edhe rastet konkrete. Ndërkohë edhe një tjetër bashki ajo e Pogradecit duket se ka të njëjtin problem.

Raporti i auditit nënvizon se lejet e ndërtimit të audituara janë miratuar në mos përmbushje të dokumentacionit të rregullt sektorial për ndërtimin, duke evidentuar mangësi që lidhen me treguesit e distancave ndërmjet ndërtimeve dhe pronave.

Për Bashkinë Mirditë sa i takon lejeve problematika e evidentuat lidhet me dokumentet që nuk janë të nënshkruara elektonikisht.

“Nga DPKZHT dhe Bashkia Mirditë të merren masa për të kontrolluar nënshkrimin elektronik në të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në sistemin e-lejet,

të vërtetojë nëse këto dokumente janë nënshkruar ose jo elektronikisht, nëse ky nënshkrim është kryer sipas përcaktimeve ligjore dhe nëse është kryer nga personat përgjegjës për hartimin e këtyre dokumenteve” thuhet në raport.

Për bashkinë Selenicë problematika sa i takon lejeve ka të bëjë me komunikimin institucional ku sipas raportit nuk është saktësuar se cilat sipërfaqe kanë kaluar për ndërtim objektesh.

“Drejtoria e MTPM, Bordit të Kullimit, Pyjeve dhe Kullotave nuk ka bashkëpunuar me DPZHT Bashkia Selenicë, për të marrë informacion lidhur me sipërfaqet që kanë kaluar për ndërtim objektesh, si dhe nga ASHK për ato sipërfaqe me transaksion për shitje tokash apo për regjistrim të lejeve të ndërtimit” thuhet në raport.

Edhe për Bashkinë Klos KLSH ka konstatuar se ka problematika me afatet kohore të shqyrtimit të dokumentacionit për lejet si dhe distancat minimale.

“Nga DPZHT Klos të merren masa që lejet e ndërtimit të miratuara të jenë në përputhje dhe të respektojnë distancat minimale të lejuara ndërmjet objektit dhe kufirit të pronës.

Nga Bashkia Klos të merren masa për shqyrtimin brenda afateve kohore të kërkesave për pajisje me leje ndërtimi.

-Nga Bashkia Klos të merren masa për respektimin e të gjitha kritereve të përcaktuara, për rregullimin e veprimtarisë ndërtimore të subjekteve zhvilluese” rekomandon KLSH.

Për Bashkinë Delvinë KLSH ka konstatuar se gjatë auditimit të rasteve konkrete distancat ndërmjet objektit dhe kufirit të pronës nuk janë respektuar sipas kritereve të Rregullores së Zhvillimit të Territorit dhe Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Delvinë.

Po kështu mungon dokumentacioni shoqërues si dhe projektet teknike, që në tërësinë e tyre, përbëjnë projektin ndërtimor, siç janë relacioni teknik për projektin e mbrojtjes nga zjarri, studimi sizmik dhe gjeologjik, projekti i instalimeve të ngrohje-ftohjes, si dhe raporti i auditimit të eficiencës energjetike.

Në Bashkinë Tropojë auditimi ka dalë në konkluzionin se gjatë viteve 2021-2022 në Bashkinë Tropojë nuk është miratuar Leje Ndërtimi për subjekte private në pronë shtetërore.

Të gjitha Lejet e miratuara kanë qenë në truall privat të personave apo subjekteve që kanë aplikuar dhe janë pajisur me leje ndërtimi. Për Kukësin KLSH ka vlerësuar në raport se janë konstatuar anomali në fushën e lejeve të ndërtimit dhe zbatimit të tyre në teren.

“Në 2 raste plan vendosja e paraqitur nuk është në përputhje me projektin e miratuar. Në 2 raste nuk janë respektuar distancat minimale ndërmjet objektit dhe kufirit të pronës.

Në 1 raste dokumentacioni i ngarkuar në sistemin e-leje, paraqitet me deviacione të sipërfaqes ekzistuese të truallit para miratimit të shtesës për leje. Në 2 raste realizimi i punimeve të ndërtimit nuk është në përputhje me leken e ndërtimit të miratuar” thuhet në dokument.

Burimi: Monitor 

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, arrestohen 2 vëllezërit e 19-vjeçares

Zbardhet ngjarja në Shënavlash. Autorë vajza 19-vjeçare dhe dy vëllezërit.

Në krim kanë marrë pjesë vajza dhe vëllezërit. Policia i ka vënë në pranga anëtarët e familjes.

Sipas policise mesohet se në qesen që ishte mbështjelle trupi i 50-vjeçarit, janë gjetur gjurmë gishtash të 25-vjeçarit Hysen Meta.

Krimi u krye nga fëmijët, të cilët më pas fshehën edhe ngjarjen dhe provat. Në orën 18:00, Policia e Durrësit do dalë në konferencë

Zbardhet vrasja e Bledar Dedjas në Itali. Në pranga një 17-vjeçar

Është arrestuar vrasësi i dyshuar që vrau me thikë Bledar Dedja pasditen e së shtunës 20 janari. Në pranga ka rënë një 17-vjeçar i mitur, italian, banues në Pieve del Grappa, me prejardhje të paditur familjare. Arrestimi, ka ndodhur orët e fundit në provincën e Trevisos.

Hetuesit, duke pasur parasysh edhe moshën e të dyshuarit, ruajnë konfidencialitetin më të rreptë për çështjen që po shqyrtohet tani nga Prokuroria për të Mitur të Venecias. Trupi i pajetë i Dedjës u gjet nga një mik i tij, i shtrirë në një pellg gjaku të shkaktuar nga plaga me thikë që i ishte shkaktuar në shpinë dhe që i kishte shpuar mushkëritë.

Në trupin e 39-vjeçarit kishte edhe plagë të tjera me thikë, duke përfshirë disa lëndime në mbrojtje. Gjatë autopsisë u morën edhe mostra për të vërtetuar nëse burri kishte kryer marrëdhënie seksuale para se të vritej. Bledari në fakt ishte gjetur pak metra larg makinës së tij, një Mercedes Class B me të cilin kishte arritur në Via dei Carpini, me pantallona dhe të brendshme të ulura. Hetuesit kishin vënë në dukje menjëherë krimin e natyrës seksuale.

Shqiptari frekuentonte një klub dhe kishte pasur probleme në familje në të kaluarën pasi gruaja e tij e kishte ndjekur nga një hetues privat që kishte zbuluar “jetën e dyfishtë” të viktimës, i ndërtuar rreth kontakteve të bëra me njerëz që frekuentonin bisedat erotike dhe me të cilët burri kontaktonte përmes një celulari të dytë që kishte në dispozicion.

Ndoshta kanë qenë mesazhet mes Dedjës dhe vrasësit që kanë inkuadruar të riun. Prezencën e 17-vjeçarit në vendngjarje, policia mund ta ketë konfirmuar edhe nëpërmjet hetimeve të kryera nga Parma Ris në makinë (e gjetur e kyçur, ndërsa çelësat nuk u gjetën) dhe mbi të gjitha nga gjurmët e gishtave. Vrasësi mund të ketë lënë disa sende personale, si portofoli nga i cili duket se gjithsesi nuk është marrë asgjë. Prandaj, vrasja kishte ndodhur në kontekstin e takimeve të homoseksualëve. Bledari me sa duket kryente edhe marrëdhënie klandestine femërore, siç konfirmohet nga deklaratat e një 30-vjeçareje, gjithashtu shqiptare, e cila tha se e kishte takuar atë dy vjet më parë në një bisedë në internet dhe se ata filluan të takoheshin.

Vrau babanë me katër plumba, gjendet arma e krimit

Disa orës pas zbulimit të vrasjes së 50 vjecarit Pellumb Meta nga vajza e tij në Durrës, policia ka gjetur edhe armën e krimit.

Pistoleta është gjetur në një moçal dhe sipas të dhënave, vajza ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë.

Ngacmonte seksualisht nje vajze te mitur ,arrestohet nga policia Fier 36 vjecari

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Stamaticë, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Veprime të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.     

Gjithashtu, këta specialistë ndaluan shtetasin në kërkim Ermal Zhavari, 33 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 5 ditë burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Ndjekje penale per te riun nga Fieri, postonte foto te nje vajze

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjetet sociale në të cilën ka postuar foto të një 24-vjeçare. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.