Ndalohet në Follorinë autobusi per kontrabande, arrestohet shoferi shqiptar

Për një kontroll standard është ndaluar autobus në një zonë të Follorinës në Greqi, i cili vinte nga Shqipëria, por gjatë hetimeve u konstatua se drejtuesi i mjetit transportonte pije alkoolike kontrabandë.

Brenda automjetit u gjetën 14 shishe me pije alkoolike me peshë totale 17.75 litra, pa dokumentet e nevojshme shoqëruese që tregonin vendin e prodhimit dhe cilësinë e tyre. Kështu u sekuestruan pijet dhe u arrestua shoferi shqiptar 48-vjeçar.

Ndaj 48-vjeçarit është ngritur një dosje për shkelje të Kodit Doganor, me të cilën është referuar në Prokurorinë e Rrethit të Follorinës, ndërsa pijet kontrabandë i kaluan Doganës kompetente për llogaritjen e detyrimeve të munguara dhe taksat. Një mostër e tyre është dërguar në shërbimin kimik, për të konstatuar nëse janë të falsifikuara dhe të rrezikshme për shëndetin.

FIER-Moren peng 21 vjecarin, prangosen 2 autoret dhe nje efektiv policie

Fier

I hoqën lirinë, për motive të dobëta, një 21-vjeçari, vihen në pranga 2 shtetas dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tretë.

Arrestohet edhe punonjësi i Policisë i cili kishte dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga një shtetas se disa shtetas i kanë marrë me forcë vëllain dhe automjetin me të cilin ai po udhëtonte, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale hetimore finaluan operacionin policor të koduar “Ferras”, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i dy prej autorëve, shtetasve K. B., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, banues në Fier, si edhe po punojnë për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, Fier, ku autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, kanë ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjithashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë G. Y., 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

U sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arrestimi i punonjësit të Policisë është në vijim të vetëpastrimit të radhëve të Policisë nga personat e inkriminuar, ata që abuzojnë me detyrën me veprime apo me mosveprime. Policia e Shtetit është e vendosur që të largoi nga radhët e saj cilindo punonjës Policie që nuk zbaton ligjin dhe nuk justifikon besimin e qytetarëve.

Aksident ne Fier, perplasen 4 makina

Nje aksident ka ndodhur pak minuta me pare ne rrugen “Skenderbeu” ne qytetin e Fierit . Ne aksident jane perfshire 4 automjete nderkohe qe nga informacionet e para mesohet se nuk ka te plagosur por vetem deme materiale.

Ne vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryhen proceduren e ekspertizes per te zbardhur shkaqet e ketij aksidenti. Si pssoje e aksidentit eshte shkaktuar trafik i renduar ne kete aks rrugor

U vra sot me arme brenda qelisë së tij, Arben Lleshi në 2018 u plagos me thikë në burgun e Peqinit  

Arben Lleshi është vrarë sot me tre plumba brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, nga një tjetër i dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj.

Ende nuk dihen arsyet se përse Mjacaj qëlloi për vdekje të burgosurin përjetë, i cili ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli, trupin e të cilit më pas e dogji.

Mesohet se Arben Lleshi në vitin 2018 ishte plagosur me thikë në burg, por aso kohe autoritetet e hetuan si një sherr mes të burgosurve, dhe jo si tentativë për ta eliminuar

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për krime të renda dhe i cilësuar si një personazh me rrezikshmëri të lartë, ka qëlluar me armë në ambientet e ajrimit dy të burgosur të tjerë përjetë, Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë. Sokol Mjacaj ka dalë nga dhoma, ka shkuar tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjat dhe ka qëlluar ndaj të dyve.
Për pasojë Arben Lleshi ka mbetur i vdekur dhe Indrit Shaqja mbeti i plagosur. Të dy këta të fundit kanë qenë shokë qelie. Ndërkohë që autori Sokol Mjacaj po merret në pyetje nga prokuroria, Indrit Shaqja ende nuk është marrë në pyetje pasi është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Indrit Shaqja, i cili u plagos sot në burgun e Peqinit pas të shtënave me armë zjarri nga Sokol Mjacaj është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie.
Fillimisht Shaqja u transportua në spitalin e Peqinit por për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar për shkak të plagëve që ka marrë, është transportuar drejt Tiranës ku do të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

Cigaret elektronike, OBSH: Janë të dëmshme per perdoruesit dhe jo efektive per te lene duahanin

Menaxheri i promovimit të shëndetit: Sapo industria e duhanit vëren një rënie të duhanpirësve, përpiqet të rekrutojë të rinj, dhe tani e bën këtë përmes cigareve elektronike.

Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe janë të njohura në mesin e të rinjve.

OBSH ngre alarmin, duke paralajmëruar se është e nevojshme dhe urgjente të rregullohet përdorimi i cigareve elektronike (deri më sot, 88 vende nuk e kanë bërë ende këtë). Me fushatë marketingu agresive, të cilat përdorin personazhe vizatimorë, shije dhe aroma gjithmonë të reja, industria e duhanit po i shtyn cigaret elektronike në vëmendjen e shumë të rinjve. Nëpërmjet mediave sociale dhe influencuesve, këto produkte arrijnë një objektiv të konsumatorëve të moshës 8 vjeç e lart. OBSH rekrutoni duhanpirës mes të rinjve.

Këto cigare, të cilat janë absolutisht joefektive për të lënë duhanin, në kundërshtim me atë që deklarojnë ata që i projektuan, kanë efekte të dëmshme në shëndet. Industria e duhanit është përgjegjëse për 8 milionë vdekje në vit.

Taktika e kësaj industrie është që sapo zbulon një rënie të duhanpirësve, përpiqet të rekrutojë të rinj dhe për ta bërë këtë tani promovon cigaret. Kështu të rinjtë bëhen viktima të atyre që i inkurajojnë të “vape”.. Nuk është rastësi që OBSH ka zbuluar një rritje të qartë të përdorimit të cigareve elektronike tek të rinjtë.

Në Kanada, për shembull, shkalla e përdorimit midis të rinjve 16-19 vjeç u dyfishua midis 2017 dhe 2022 dhe u trefishua midis të rinjve në Britaninë e Madhe gjatë tre viteve të fundit. Edhe pse efektet afatgjata shëndetësore nuk dihen plotësisht, OBSH kujton se cigaret elektronike përmbajnë nikotinë dhe gjenerojnë substanca toksike, disa prej të cilave janë dihet se shkakton kancer ose rrit rrezikun e çrregullimeve të zemrës dhe mushkërive.Në fund, nënvizohet se përdorimi i cigareve elektronike në moshë të re mund të ndikojë në zhvillimin e trurit dhe të çojë në paaftësi në të mësuar.

Ulsi Manja jep urdhër: Të gjitha burgjet kalojnë në sigurinë më të lartë

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekjen Arben Lleshin dhe plagosi Indrin Shaqjan, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhër që të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më lartë.

Vetë ministri Manja është nisur në drejtim të burgut të Peqinit. Më herët Manja kishte urdhëruar për vendosjen në regjimin 41 bis të Sokol Mjacajt, një prej të dënuarve të përfshirë në ngjarjen e sotme.

Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar Ulsi Manja.

Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në fshatin Prekal të Shkodrës. Ai është bërë sërish protagonist ditën e sotme kur ka vrarë një tjetër të burgosur dhe ka plagosur Indrit Shaqjan, i cili po ashtu vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Historiku i tre të dënuarve

Sokol Mjacaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015, me qëllim grabitjen. Sot u mësua se Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kish urdhëruar vendosjen e Mjacajt në regjimin e posaçëm 41 bis në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.

Indrit Shaqja është dënuar për vrasjen dy të moshuarave mesnatën e shtatorit të 2014, ndërsa Mjacaj po vuan dënimin kapital për vrasjen e dy turistëve çekë me qëllimin për t’i grabitur.

Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012 në Southempton, por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Përplasja me armë në burgun e Peqinit, konfirmohet një viktimë


Arben Lleshi ka humbur jetën pas përplasjes me armë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Informacion shtese!

Ne vendngjarje jane Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea. Situata është teresisht nen kontroll, autori eshte izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marre ne dore Prokuroria e Elbasanit!

Kryengritje ne burgun e Peqinit, 3 te denuar me burgim te perjtshem ,marrin peng punonjesit

Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre dhe situata po menaxhohet!
Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!Te perfshire ne konflikt Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi