Vranë të atin dhe e groposën në oborr, 3 anëtarët e familjes Meta nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Të hënën pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masë së sigurisë tre fëmijët e familjes Mera që dyshohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta në datë 10 shkurt dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.

Nga dosja hetimore e familjes Meta, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim.

Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.

Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Në dosje thuhet se “Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetësja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”.

Nga ana tjetër Blerina Meta, nëna e tre fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Blerina Meta vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.
“Kur mami u thye në shtëpi u trondit nga ajo që kishim bërë. Të dyja qëndruam në shtëpi dhe pastruam vendin dhe divanin nga gjaku, aty ku vëllai qëlloi babi. Ne e ngjitëm divanin në kat të dyte, ndërsa dy vëllezërit u morën me groposjen e trupit”.

Kjo dëshmi e dhënë më herët nga fëmijët, është pasuar nga një tjetër dëshmi, që shfajëson të ëmën nga çdo implikim në ngjarje, duk i qëndruar versionit që ajo e ka mësuar këtë të vërtetë vetëm pasi e ka zbuluar policia.

“Mami ka dalë pasdreke pasi merrej me punët e bujqësisë. Kur erdhi ajo nuk vuri re asgjë. Nuk u shqetësua për mungesën e babit, pasi mendoj që ka dalë për punë”, thuhet në një tjetër deklaratë të dhënë nga Hygerta Meta, duke shfajësuar në këtë mënyrë të ëmën si personi tjetër që kishte dijeni mbi krimin e kryer.

Tre të arrestuarit, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, përkatësisht motër e vëlla të hënën pritet të dalin në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë.

Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”.

Kapen arme e muncione ,procedohen penalisht 3 shtetas dhe punohet për arrestimin e poseduesit të armës së zjarrit dhe municionit.

Inteligjenca policore dhe kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, mundësojnë 3 goditje të tjera kundër armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, një numër i konsiderueshëm fishekësh, 1 armë e ftohtë dhe 1 mjet prerës.

Për 3 rastet, procedohen penalisht 3 shtetas dhe punohet për arrestimin e poseduesit të armës së zjarrit dhe municionit.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për disa raste të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë finalizuan operacionin policor të koduar “Kasharaj”. Gjatë operacionit:

1.u shpall në kërkim shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në fshatin Kasharaj, pasi nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra me fishekë dhe 224 fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 34-vjeçarit, shtetasin R. K., sepse dyshohet si bashkëposedues i armës dhe municionit;

2.u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Kosovë e vogël, pasi nga kontrolli në automjetin pa targa, që drejtonte, u gjet një armë e ftohtë (shkop bejsbolli);

3.u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Baza ajrore e NATO- s ne Kuçovë inagurohet ne 4 mars

Pak ditë para ditës së inaugurimit, punimet në bazën ajrore të Kuçovës janë drejt përfundimit, për ta kthyer atë në një bazë taktike të NATO-s.

Nga kjo bazë, ku për herë të parë publikohen pamje të përgatitjeve dhe punimeve, Komandanti I Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Ferdinand Dimo shpjegon hapat që u ndoqën deri më tani.

Sipas Gjeneral brigade Ferdinand Dimo, ka qenë vendimmarrja e shtetit bshqiptar dhe e NATO-s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës, ndërsa më 4 mars të këtij viti ajo është plotësisht efektive.

“Në vitin 2021 u parashikuan të kryheshin investimet për rivitalizimin e instalimeve të bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementimit të 3 projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”, sqaron Komandanti i Forcës Ajrore.

Gjeneral brigade Ferdinand Dimo sqaron funksionet që do të kryhen nga kjo bazë. “Jemi në përfundim të të gjitha punimeve që trupat e Forcës Ajrore të stërviten në këtë bazë. Por jo vetëm kaq, trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s”.

Baza taktike e NATO-s në Kuçovë do të shërbejë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë qarkut të Beratit. “Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit”, shprehet Gjeneral brigade Ferdinand Dimo.

Baza Ajrore e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars, sipas planit të parashikuar. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe SHBA.

U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rrefimi i bashkëshortes se Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që u vra dhe u varros në kasollen pranë banesës nga fëmijët e tij në Shënvlash, Durrës ka folur për herë në lidhje me ngjarjen.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Blerina Meta është  shprehur se bashkëshorti i saj ka qenë shumë agresiv dhe i dhunshëm me të dhe fëmijët e tyre.

Ajo është shprehur se nuk e ka ditur për planin e fëmijëve, dhe për bashkëshortin ka nisur të shqetësohet pas 3 ditësh, pasi ai punonte roje nate dhe jo çdo shkonte në shtëpi.

Çfarë ka ndodhur në familjen  tuaj?

Brikena Meta: Në radhë të parë dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga ana psikologjike. Sa i përket pyetjes tuaj, dua të them që ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme.

Është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhunë të vazhdueshme, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Ishte një njeri shumë agresiv. Kërcënime për jetën si mua dhe fëmijët e mi.

Keni qenë në dijeni të këtij plani?

Brikena Meta: Jo. Unë dijë vetëm që  dhuna ishte e pranishme në familjen time.

Jeni shqetësuar për mungesën e bashkëshortit?

Brikena Meta: Unë atë ditë nuk isha i shqetësuar, sepse im shoq punonte roje nate dhe nuk është se vinte çdo natë në shtëpi.

Kur filluat të shqetësoheshit?

Brikena Meta: Ditën e tretë në mos gaboj.

Nuk kam bërë asnjëherë denoncim se kisha frikë nga ai njëri. Na ka mbajtur gjithmonë të shtypur, nga frika nuk shkonin as fëmijët që ta denonconin. Mua më kërcënonte dhe nëse ndonjë nga fëmijët më dilte në krah u thoshte do ju vras dhe do ju djeg të gjithëve, shkonte direkt në dhunë. Me mua e kishte të përditshme. Nuk e di sa herë i kam larë muret e shtëpisë me gjakun e kokës time”, tregoi ajo.

Vajzat s’kanë guxuar të dalin njëherë në derë vetëm. As në dyqan, asgjëkundi, njësoj si unë të shtypura. S’bëhet fjalë të flisnin me komshinjtë, gjithmonë kur ecnin kokën përtokë. Shkonin vetëm në shkollë dhe në shtëpi. Tani me një njeri që të dhunon dhe të kërcënon për jetën, padyshim që do kishin frikë dhe fëmijët. Ai kishte armë, pasi punonte roje, frikën ia kishim që të gjithë ndaj arriti kjo punë deri këtu. Një njeri që është agresiv, i dhunshëm, autoritar dhe i armatosur, është normale që ia ke dhe frikën”, tha ajo.

Gjendet i pajetë në një kantier ndërtimi punëtori 40-vjeçar

Një punëtor është gjetur i vdekur brenda një objekti që është në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Personi i moshës rreth 40-vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënnshtrohet mjekësisë ligjore.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident në punë, apo punëtori të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera tjera.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen.

Vjehrri vret me pushkë dhëndrin ne Greqi

Greqi1

GREQI – Një vrasje brutale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (24/2) në Agia Varvara, kur një 69-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij 57-vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur, duke e plagosur për vdekje.

Sipas informacioneve të para, përpara të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje, por ende nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në tragjedi.

Pas vrasjes, një i afërm i autorit, që mësohet se është punonjës policie, ka njoftuar autoritetet për të shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin, me profesion mjek.

“Ata janë një familje e mirë. Nuk kishim dëgjuar që kishte ndodhur gjë”, tha një fqinje. Krimi ka shokuar komunitetin lokal.

Ndërron jetë 16-vjeçari, pësoi atak kardiak dhe u rrëzua në fushë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Në pallatin “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar, duke parë ndeshje basketbolli, ka pësuar atak kardiak dhe është rrëzuar në fushë. Për pasojë, adoleshenti ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.