Hygerta Meta pranon para gjykatës vrasjen e të atit: Jam penduar, por isha e detyruar

Hygerta Meta ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta. Para gjykatës, 19-vjeçarja deklaroi se është penduar, por tha se ishte e detyruar.

Ajo tha se donte t’ia linte fajit vëllait për krimin dhe shtoi se i ati është përpjekur që ta vrasë, si dhe ka goditur nënën e tyre.

“Mendova t’ia lija vëllait fajin. Vëllai ka qenë në Itali dhe ishte kthyer pak ditë para ngjarjes. Në dhjetor me tha të fejohesh, i thashë jo. Nga refuzimi që i bëra, mendova se do të më vriste. Ka prishur bombolen e gazit me qëllim që të më vriste mua. Por unë nuk gatuaja më te bombola gazit, nga frika, gatuaja me korent. Nje here e goditi nënën në zemër dhe e la pa frymë. Na kërcenonte vazhdimisht, do t’u vras, do t’u zhduk.

Dy ditë para ngjarjes e refuzova sërish për fejesën. Erdhi babi nga puna, hengri drekën dhe ishte shtrirë. Mora armen që ndodhej në dhomën paralel. Ishte te dhoma gjumit, arma ne sirtar. I thashë; çohu në këmbë, më tha ik. Jam penduar që e kam bërë këtë veprim po isha e detyruar”, u shpreh ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt në Shënavlash, por u zbulua disa ditë më pas, pasi djali i madh i familjes Meta denoncoi humbjen e kontakteve me kryefamiljarin.

50-vjeçari u vra nga djali i tij që më pas u ndihmua nga vëllai, motra dhe nëna për të groposur trupin e në kasollen e banesës dhe më pas për të zhdukur gjurmët.

Hysen Meta, pasi është ballafaquar me provat ka pranuar vrasjen. Në armën e krimit janë gjetur shenjat e gishtërinjve.

25-vjeçari ka deklaruar se ka pasur një konflikt mes tyre dhe nga debatet e shumta ka marrë armën dhe ka qëlluar me katër plumba në drejtim të babait.

Arma e zjarrit u gjet në një zonë kënetore dhe ishin provat shkencore që hodhën dritë mbi këtë ngjarje të rëndë

Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Seksklou – Volos në Greqi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

Ra nga skela teksa punonte në Itali, ndërron jetë 43-vjeçari shqiptar

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës në një kantier në Olbia të Sardenjës në Itali.

Siç raporton italynews24, kolegët e tij, po nga Kosova, kanë thënë se 43-vjeçari kishte qenë i sëmurë prej dy muajsh, për shkak të një lëndimi.

Viktima, me iniciale B.B., ishte ngjitur në një nga skelat, dhe ka humbur ekuilibrin duke rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash.

Dy te arrestuar ne Patos e Roskovec per dhune ndaj bashkeshortes

Specialistët për Hetimin e Krimeve të  Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Aksidentohet me motomjetin e tij, per 42 vjecarin nis procedimi penal

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 42 vjeç, banues në Libofshë, pasi motomjeti i papajisur me targa, të cilin ky shtetas e drejtonte pa leje, dyshohet për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin, është rrëzuar. Si pasojë, është dëmtuar lehtë 42-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Tentoi të vidhte një biznes ne Fier duke thyer xhamat, kapet autori.

Fier

Policia parandaloi një tjetër rast të vjedhjes së bizneseve.

Tentoi të vidhte një biznes (kioskë) duke thyer xhamat, kapet në flagrancë autori.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 42 vjeçarit.

Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë venë në ndjekje të autorit.

Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Pergjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Tentojnë të vrasin një 25-vjeçar, policia arreston një nga vëllezërit

Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar  goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit. Në pranga dhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2,  kanë shkuar  menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës.

Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit  dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si  dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan  në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Vijon puna  për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Fier/ Zjarrfikësi shpeton macen ne një shtylle elektrike

Krahas zjarreve te shumta te ndodhura ne Fier,shërbimet zjarrfikëse , u duhet t’u vijnë në ndihme dhe shpëtimit të kafshëve. I tillë ka qenë dhe rasti i sotëm, ku një mace ka mbetur në majë të një shtylle korenti të tensionit të lartë.

Të zotët e maces lajmëruan shërbimin zjarrfikës të frikësuar se ajo mund të rrezikohet.shpëtimi i maces ka qene i vështirë pasi energjia nuk është stakuar.Pas perpjekjeve macja eshte shpetuar dhe i eshte kthyer te zoteve te saj