Shperthim i fuqishem me tritol ne nje banese

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit. Burime nga vendngjarjes thonë se ka pasur shpërthim tritoli në banesën e autorit të Ilir Koçilja, i cili dyshohet se vrau me thikë Haki Kokën.

“Shpërthimi ka ndodhur në banesë e Ilir Koçilja, autor i dyshuar i vrasjes së Haki Kokës. Policia ne vendngjarje.Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe vijon punën për të zbardhur rrethanat.

Vrasja e babait nga tre fëmijët! “Provat tregojnë se ekzekutori është nje prej vellezerve

Gazetari Dritan Laci foli në “Top Talk” për ngjarjen e rëndë në Durrës ku tre fëmijët vranë babain, teksa këta të fundit dolën sot përpara gjykatës.

Ai tha se në makinën e babait që Hysen Meta, djali i madh i familjes, e ka larguar nga shtëpia, është gjetur një fije floku që po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndër të tjera Laci shtoi se Hygerta Meta deklaron se e ka kryer ajo krimin sepse për shkak se është vajzë, dënimi për vrasje mund të jetë më i vogël.

Mendoj që ishin të pritshme dëshmitë që u dhanë nga tre fëmijët. Sigurisht që nuk ishte e pritshme pjesa që do të kundërshtonin edhe një herë njëri-tjetrin. Ballafaqimi me provat, që është bërë nga grupi hetues nuk lë asnjë lloj hamendësimi që vrasësi ka qenë Hyseni dhe i vajza e ka ndihmuar. Është vënë përpara provave, në mëngjes kur është bërë groposja e trupit kanë qenë dy makina në lëvizje. Makina e parë që është lëvizur nga Hyseni dhe e dyta nga mbrapa nga Amarildo, që e kishte marë nga një mik. 

Nga kontrolli i kamerave është verifikuar që ka pasur lëvizje të dyshimta. Më pas është parë se makina e parë nuk është kthyer, por vetëm ai që drejtohej nga Amarildo. Përpos kësaj është gjetur edhe një fije floku, që është ende në ekspertizë. Përpara këtyre provave, vajza që tha e ka vrarë ajo babain, është tërhequr dhe ka thënë se e ka bërë vëllai i saj Hyseni, ndërsa ajo ka pastruar shtëpisë dhe paketimin e trupit. Vëllai tjetër i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë. Vajza nuk është ende 19 vjeçe, i mbush në 30 mars aq. Duke qenë vajzë dënimi mund të jetë më i lehtë. Por duhet parë se cili ka qenë ajo që i ka shtyrë këta fëmijë të marrin atë veprim”, tha gazetari.

Nga ana tjetër gazetarja e Top Channel, Vali Qyfyrçi, deklaroi se në Gjykatën e Durrësit ku u paraqitën tre fëmijët e Pëllumb Metës, nuk kishte asnjë familjar të tyre.

Ajo u shpreh se deklaratat që ata kanë bërë, kryesisht Hysen dhe Hygerta meta kanë bërë, mbetën kontradiktore.

“Të tre fëmijët e familjes Meta u paraqitën pa asnjë të afërm dhe pa avokat mbrojtës. Ata u lanë na arrest në burg pa asnjë afat. Tre fëmijët dhanë deklarata kontradiktore, njësoj si edhe më parë. Para gjykatës Hysen Meta, 25-vjeçari dhe i dyshuari për shkrepjen e armës, ka hedhur poshtë se e ka kryer krimin. Ka qenë Hygerta 19-vjeçare më pas që ka thënë se e ka kryer ajo krimin, duke vrarë babain. Ditën e shtunë ndodhi krimi, ndërsa pak ditë më përpara ka deklaruar se i ati i ka thënë se do t’i vriste. 

Kjo e ka trembur, sipas saj, duke marrë më pas aktin ekstrem, duke marrë armën tek dhoma e Hysenit dhe e shkrepur drejt babait. Megjithëse është thënë se Pëllumb Meta ka dashur ta fejojë pa dëshirë, familja me të cilën ka dashur të lidhë krushqi, e hedh poshtë këtë. Kjo është një situatë e paqartë ku nuk dihet nëse ka pasur dhunë në familje”, deklaroi Qyfyrçi.

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore per 19-vjeçaren që dyshohet se ekzekutoi të atin

Pas një analize mjekoligjore të kryer për 19-vjeçaren Hygerta Meta, ka rezultuar se e reja nuk ka shenja abuzimi seksual, sikundër u aludua më herët.Kujtojmë se 19-vjeçarja ka deklaruar para trupës gjykuese se ishte ajo që kishte qëlluar me armë zjarri të atin, duke e lënë të vdekur, ndërsa sipas saj është ndihmuar nga vëllai, e më pas në dijeni kanë qenë edhe vëllai i vogël dhe nëna e tyre.

Protestë e dhunshme e fermerëve para Këshillit Evropian në Bruksel

Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duke hequr barrierat e vëna nga policia, ndërsa ministrat e Bujqësisë të Bashkimit Evropian ishin mbledhur në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Policia tha se 900 traktorë kishin hyrë në qytet, shumë prej të cilëve ishin shumë afër ndërtesës së Këshillit Evropian, ku po mblidheshin ministrat. Protestat e fermerëve janë përhapur edhe në vende të tjera evropiane.

Tymi mbuloi qiellin pranë vendit ku policia belge përdori uji kundër fermerëve për të mbrojtur selinë e BE-së. Policia kishte vendosur barrierave prej betoni dhe tela me gjemba.

Fermerët thonë se janë të zemëruar me burokracinë e bllokut dhe konkurrencën nga importet e lira, nga vendet ku standardet relativisht të larta të BE-së nuk përmbushen.

“Nuk është e drejtë që gjatë gjithë kohës ndaj nesh zbatohen standarde të cilat bëhen praktikisht absurde ndërsa lejojmë prodhime ushqimore në vendin tonë që nuk i plotësojnë ato standarde”, thotë fermeri belg, Gregory Deleau.

Fermerët bllokuan rrugët kryesore që të çojnë në qendër të Brukselit, duke rreshtuar traktorë. Brenda ndërtesës së Këshillit të BE-së, ministrat evropianë thanë se po punojnë për të trajtuar shqetësimet e fermerëve.

“Belgjika, që ka presidencën e BE-së, ka marrë 500 propozime nga vendet anëtare, që është një shifër e lartë, por e rëndësishme. Ne do t’i analizojmë ato. I kemi dërguar në Komision dhe shpresojmë që përgjigjet do të jenë të mjaftueshme”, tha të hënën zëvendëskryeministri belg, David Clarinval.

Besimi mes nesh është thyer. Duhet të rikthejmë besimin e fermerëve dhe blegtorëve tanë se Bashkimi Evropian dhe në këtë rast qeveria spanjolle, i mbron, i mbështet dhe sigurisht i merr parasysh problemet e tyre”, tha ministri spanjoll i bujqësisë, Luis Planas Puchades.

Gjatë fundjavës, Presidenti francez Emmanuel Macron u prit me fishkëllima në hapjen e Panairit Bujqësor të Parisit nga fermerët e zemëruar që e fajësojnë atë se nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i mbështetur ata.

Para hapjes zyrtare, disa dhjetëra protestues kaluan me forcë përmes barrierave të sigurisë dhe hynë në vend ndërsa Presidenti po mbërrinte.

Takimi në Bruksel të hënën u mbajt ndërsa fermerët kanë shtuar protestat këtë vit, jo vetëm në Francë, por edhe në Poloni, Gjermani, Spanjë, Itali, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Ata ankohen për kosto të larta, importe të lira si dhe kufizime të nxitura nga nisma e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.

Fermerët polakë rreshtuan rreth 100 traktorë duke bllokuar një nga hyrjet kryesore për në Gjermani.

“Ne po protestojmë kundër asaj që Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian po na propozojnë në lidhje me të Marrëveshjen e Gjelbër. Ne duam të tregojmë solidaritetin tonë me të gjithë protestuesit në Poloni, në Gjermani, Francë, Spanjë, ne fermerët jemi bashkë. Në fakt të gjithë presim të njëjtën gjë nga ata që janë në pushtet në Parlamentin Evropian”, thotë Dariusz Wrobel, fermer dhe sipërmarrës nga Polonia.

Fermerët protestuan edhe në Madrid të hënën për të kërkuar veprime nga politikëbërësit mbi një sërë vështirësish me të cilat po përballen nga çmimet e lira në supermarkete, te importet me kosto të ulët që ulin prodhimin vendas e deri te rregullat e rrepta mjedisore të BE-së.

Itali-Zbardhet vrasja e shqiptarit 39 vjecar, Adoleshenti pranon krimin

Gjykata e të miturve në Venecia ka lënë në burg 17-vjeçarin e arrestuar pak ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedja në Itali.

Mediat vendase raportojnë se i dyshuari i u mor në pyetje për rreth tre orë, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Adoleshenti, një italian nga një familje e shkëlqyer me banim në komunën e Pieve del Grappa, e pranoi krimin por ka ende shumë pika të paqarta në lidhje me motivin.

I hetuar për vrasje me me paramendim, i riu, pas përballjes së sotme me hetuesit, do të dëgjohet sërish me kërkesë të mbrojtjes nga prokurori publik Giovanni Parolin në ditët në vijim.

Ndërkohë, detaje të reja dalin mbi hetimin që çoi në arrestimin dhe që do të kalonte në Prokurorinë e të Miturve rreth dy javë më parë. Sipas asaj që u zbulua, 17-vjeçari ka pasur një takim me viktimën ditën e vrasjes. Në fakt, pasditen e së shtunës së 20 janarit djali u përgjua nga disa kamera video survejimi në sheshin në Paderno del Grappa, ku me sa duket ndodhej me Bledarin. Më pas të dy largohen së bashku me Mercedesin B-Class të 39-vjeçarit duke u nisur drejt një një zonë e izoluar, e njohur si një pikë takimi për çiftet.

Pas vrasjes së kryer me 20 goditje me thikë, ai ka hequr qafe armën dhe çelësat e makinës së shqiptarit. Ai u gjet i mbyllur brenda automjetit dhe me veshje që ishin lyer me gjak.

Gjatë sulmit 17-vjeçari pësoi një plagë me thikë në dorë, një prerje të thellë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues. Pasi u nis në këmbë nga Via Dei Carpini, ai u filmua videokamerë e dytë teksa i kërkonte autostop një kalimtari vendas (të cilit iu sekuestrua edhe makina për hetim) i cili e shoqëeroi deri në stacionin e autobusit. Në këtë pikë gjurmët e tij humbasin derisa ai rishfaqet në një dhomë të urgjencës lokale për të trajtuar dorën e tij.

Detaji i autostopit dhe ndihma e parë në spital ishin elementët e parë që i çuan hetuesit në gjurmët e tij. Por prova përfundimtare dhe vendimtare doli vetëm kur i zhbllokohej celulari i dytë i Bledarit, ai që dyshohet se kishte përdorur për të organizuar “jetën e dytë” pa dijeninë e familjes, të përbërë nga kontakte dhe takime të fshehta seksuale me persona të tjerë.

Madje, në mesazhe janë gjetur gjurmë të qarta kontaktesh mes 17-vjeçarit dhe Dedja-s, duke përfshirë me sa duket mesazhin me të cilin ishte caktuar takimi përfundimtar.

Ai u arrestuar mëngjesin e 23 dhe kur prindërit e morën vësh lajmin u tronditën. “Po, isha unë”, pranoi 17-vjeçari, por nuk tha asgjë për motivin. .

Djali kishte rreth një vit lidhje me Bledar Dedja, të cilin e takoi gjatë një periudhe ndërrimi shkollë-punë në vendin ku punonte 39-vjeçari. Hipoteza është se i riu kishte përfunduar në një rrjet prostitucioni – mes të cilëve edhe të mitur, siç konfirmohet ndër të tjera nga elementët që policia gjeti nga analiza e celularit të viktimës dhe të cilët tashmë janë duke u ekzaminuar nga hetuesit.

Mediat italiane aludojnë se adoleshenti ndoshta donte të dilte nga ajo rrugë dhe Bledari mund ta kishte shantazhuar, duke e kërcënuar se do t’i tregonte gjithçka familjes së tij. Dhe për këtë arsye 17-vjeçari organizoi takimin e fundit dhe vrau shqiptarin.

E përplasi makina teksa po punonte në autostradë, humb jetën 62-vjeçari shqiptar në Itali

Një 62-vjeçar shqiptar meiniciale E. H., ka humbur jetën në vend, pasi u përplas nga një mjet në autostradën A7, pranë Castelnuovo Scrivianë, Itali.

62-vjeçari ishte punonjës i Società Autostrade dhe jetonte në Tortona, në provincën e Alessandria.Ai u përplas teksa, së bashku me kolegët e tij, po kujdesej për mirëmbajtjen e rrugës drejt Genovas.

Të parët që u përpoqën për të ndihmuar 62-vjeçarin ishin kolegët e tij, por për fatin e tij të keq, me gjithë përpjekjet e 118 punonjësve shëndetësorë që mbërritën në vendngjarje pak më vonë, nuk mund të bëhej asgjë.

Hetimet që i janë besuar policisë rrugore tashmë do të duhet të sqarojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vetë viktimës apo ka qenë shoferi që nuk ka marrë masat e nevojshme kur ka kaluar pranë kantierit.

60 mijë jorezidentë llogari bankare në Shqipëri

Ndërsa numri i llogarive bankare gjatë vitit 2023 ka njohur në tërësi rritje të fortë gjatë vitit, është numri i llogarive nga jorezidentët ai që ka shënuar shtesen më të shpejtë, në nivelin thuajse 20%.

Nga të dhnëat e Bankës së Shqipërisë rezulton se në fund të vitit 2023 numërohen  60,496 llogari bankare në emër të jorezidentëve, qofshin këto kompani apo individë, nga  50,440 në fund të vitit 2022. Shtesa brenda një viti është me më shumë se 10 mijë, ose rritje me 19.9%.

Thuajse e tërë shtesa nga ardhur nga individë jorezidentë që kanë ccelur llogari bankare në Shqipëri, dhe shumë pak nga kompani. Saktësisht, numërohen vetëm 7 llogari shtesë në totalin e llogarive të kompanive jorezidente.

Nga  1,929 në fund të vitit 2022, ato rezultojnë  1,936 në fund të vitit të shkuar. Ndërkohë që numri i individëve jorezidentë që kanë ccelur llogari bankare në bankat tona është shtuar me më shumë se 10 mijë, nga  48,511 në fund të 2022, në 58,560 në fund të vitit 2023.

Ndërkohë që rritje ka shënuar për vitin e shkuar numri total i llogarive në sistemin bankar shqiptar. Nga  3,108,899 në fund të vitit 2022, ato janë shtuar me 4%, për të mbyllur vitin 2023 me një total prej 3,235,508 llogarish.

Shtesa ka ardhur totalisht nga llogaritë e reje individuale, duke qenë se numri i llogarive të kompanive rezulton në rënie për vitin e shkuar. Nga  239,355 në fund të vitit 2022, numri i llogarive të kompanive rezidente ka rënë në 232,096 në fund të vitit 2023.

Ndërkaq, megjithëse në rritje të dukshme vit më vit, relativisht i ulët mbetet numri i llogarive bankare të aksesueshme në internet. Nga 3.2 millionë llogari në total, vetëm 1,096,402, ose një e treta e totalit kanë akses në internet dhe pjesa dërrumese e tyre i përket llogarive të rezidentëve.

SCAN

Projekti 100 mln USD, hapet tenderi per Bypassin 1 Vlore-Orikum

Tenderi për ndërtimin e Byspassit 1 Vlorë-Orikum, pjesë e projektit të rrugëve lidhëse lokale dhe rajonale, u hap së fundmi në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Ky aks merr rëndësi të veçantë për shmangien e trafikut në qytetin bregdetar i cili vit pas viti është lakuar si problematik.

Në faqen e BERZH nënvizohet tenderi është me një fazë i kategorizuar si “i hapur me një fazë të vetme” dhe operatorët mund të paraqesin oferta deri në 8 prill 2024.

Projekti që financohet nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nisi në vitin 2018 dhe parashikohet të zgjasë deri në qershor 2024 ndërkohë që financimi total llogaritet në 100 milionë USD.

Për Vlorën në rastin konkret rruga është parashikuar ti shërbejë jo vetëm banorëve të zonës midis Ujit të Ftohtë deri në Orikum, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj të cilët frekuentojnë zonën bregdetare jugore të Shqipërisë.

Projekti fillon në dalje të Tunelit tek Uji i Ftohtë, Vlorë dhe përfundon tek Marina në Orikum, me një gjatësi totale prej 10.75 km ndërkohë që parashikohen edhe dy bypasse.

Përfitues kanë qenë me ndërhyrje të tjera në infrastrukturë bashki të tilla si ajo e Korçës, Shkodrës, Pogradecit.

Objektivi i Programit të mbështetur nga insitucionet financiare ndërkombëtare është përmirësimi i aksesit në qendrat e përzgjedhura bujqësore dhe turistike dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive për të menaxhuar asetet e tyre rrugore.

“Ky Program synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë dhe konektivitetin rajonal përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.

Gjithashtu Programi i Konektivitetit synon të zhvillojë një kornizë të përgjithshme investimesh në infrastrukturën e transportit me fokus në rrjetin rrugor rajonal në zonat me potencial bujqësor dhe turistik në të gjithë vendin” detajohet në faqen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që është edhe autoriteti që është autoriteti kontraktor për këtë projekt.

Në fazën e parë projekti parashikonte përmirësim aksesi dhe punime civile në rehabilitimin e disa rrugëve teksa në fazën e dytë janë përfshirë më konkretisht rehabilitimi i rrugëve Shëngjin Baks-Rrjoll, Ujë i Ftohtë-Orikum dhe ndërtimi i 2 bypass-eve, dhe segmenti rrugor Zgosht-Ura e Çerenecit.