Nga punonjes policie u kthye ne nje nga kokat e trafikut te droges, ekstradohet drejt Shqipërisë ,56 vjecari

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar ditën e sotme se Gëzim Çelaj do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë.

Çelaj është një ish-punonjës i policisë dhe është konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge.

Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Informacion mbi ekstradimin e shtetasit Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela!

Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se:
Shtetasi Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri.

Makina bie në humnerë dhe shpërthen në flakë

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, mjeti bie në humnerë dhe shpërthen në flakëNga të dhënat paraprake mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, e si pasojë ka rënë në një humnerë pranë daljes së tunelit.Sipas informacioneve paraprake një automjet, që dyshohet të jetë autobot, ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë. Mësohet se shofer në mjet ka qenë një 59-vjeçar nga Ukraina, i cili ka humbur jetën.

GJKKO le ne “Arrest shtëpie” për Vangjush Dakon

GJKKO e liron nga burgu ish kryebashkiakun e Durresit. Gjykata e Posacma ka caktuar per Dakon, “Arrest shtëpie” Ai është akuzuar për veprën “Shpërdorim detyre”.

Greqi/ Ndalohet një shqiptar në kërkim ndërkombëtar, rrezikon 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike 

Një shqiptar është kapur nga autoritetet e Greqisë. 33-vjeçari u ndaluar gjatë kohës që ishte duke lëvizur në një zonë të Janinës dhe rezultonte të ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të shtetit italian.Ai akuzohet në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope, vepër për të cilën rrezikon deri në 20 vite burg.Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Apelit në Janinë në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

Me shotgan, kokainë dhe kanabis-Arrestohet 45-vjeçari në Rinas

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Rrethi”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 45-vjeçar që posedonte armë zjarri, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri shotgan, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine dhe sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara për një shtetas i cili do të transportonte armë zjarri nga Shkodra drejt Rinasit, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

Si rezultat, në Rinas, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 45 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me DVP Shkodër u ushtrua kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 45-vjeçari i arrestuar i ka siguruar armët e zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

FIER-Dhune psikologjike ndaj bashkeshortes, ndiqet penalisht 39 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për shtetasit:

• Xh. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

• ⁠ A. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, një shtetas 26-vjeçar, për motive të dobëta.  
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Makina humb kontrollin ne Varibop , Cakran, plagoset shoferi, nis procedimi ne gjendje te lire

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në fshatin Varibob, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi J. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.   
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sa taksa mbi pronën paguan qytetarët në 2023?

Për të tretin vit radhazi, të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga taksa e pasurisë qëndrojnë thuajse në të njëjtin nivel. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se për vitin 2023, qytetarët kanë paguar afro 6.2 miliardë lekë apo 59.5 milionë euro, një rritje shumë e lehtë krahasuar me vitet 2021-2022, edhe pse përbën shifrën më të lartë të regjistruar në dekadën e fundit.

Të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to (veçanërisht taksa e ndërtesës) kanë ndjekur prirje rritëse ndër vite, ndonëse me ritme të moderuara. Rreth 5 vite nga reformimi i taksës së pronës (taksa e ndërtesës), problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse.

Gjithashtu, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna dhe sipërfaqeve ndërtimore pritej të jepnin një kontribut pozitiv në të ardhurën e gjeneruar prej kësaj takse. Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga kjo taksë vlerësohen në mesatarisht 0.3% ndaj PBB-së nominale, raport ky ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore,  prej rreth 0.6% të PBB-së.

Për këtë arsye vitin që lamë pas qeveria hodhi për konsultim publik projektligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme, në të cilin parashikohet që taksa për  ndërtesën të variojë nga 0.1 % -0.2% e vlerës së saj. Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme dhe për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje.

Kjo formulë do të nisë zbatimin nga viti 2026, ndërkohë që pjesë e draftit është taksimi i tokës truall, tokës bujqësore, njësive të biznesit, etj, gjë që pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat nga ky zë.

Në ndarjen sipas bashkive, rreth 46% e të ardhurave nga taksa për pasuritë e paluajtshme mblidhet në bashkinë Tiranë, rezultat i përqendrimit të një numri të lartë banesash dhe ndërtesash në këtë territor por edhe mirë administrimit të saj. Bashkia Durrës renditet e dyta për nga pesha në të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme me rreth 5% ndaj totalit, ndjekur nga bashkitë Fier, Elbasan dhe Vlorë.

SCAN