Të shtëna me armë zjarri , një i plagosur

Një sherr me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Koplik.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është qëlluar me pistoletë në këmbë, Genti Dulaj, 32 vjeç.

32-vjeçari  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grabitet nje supermarket, autori i armatosur me kallashnikov

Një supermarket ka rënë pre e grabitjes këtë të enjte në qytetin e Kavajës. Një person i armatosur me armë zjarri të llojit kallashnikov, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe grabitur një sasi të konsiderueshme parash. Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00 të pasdites së sotme. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur autorin.

Aksident ne Fier- Lushnje-Makina perplas te moshuarin me biciklet

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Fier/Prangoset 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident rrugor në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës”, specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të drejtuesit të motomjetit që doli nga rruga, shtetasit R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në fshatin Baltëz, sepse nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me specialistët e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. Sh., 63 vjeçe, banuese në fshatin Ngjeqar, pasi ka bërë deklarim të rremë, duke pretenduar se është kanosur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gazetari italian pyet Ramën: ‘A do të paguash për Francesco Becchetti-n?’/Ja përgjigja e kryeministrit

Gjatë pritjes në tapetin e kuq të Pallatit të Kongreseve, Rama u pyet nga një gazetar italian nëse do të paguanin për Francesco Becchetti-in.

Rama iu përgjigj duke thënë “S’e njoh”, teksa gazetari ka vazhduar duke ngritur pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve.

2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend 

Janari ka nisur me shtim të mëtejshëm të depozitave në monedhën e përbashkët evropiane. Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023, ato u rritën me ritme dyshifrore, vetëm përgjatë janarit totali i tyre rezulton me 96 milionë euro shtesë.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ato rezultojnë në në fund të janarit në total 7,396 miliardë euro, me rritje prej 15.9% krahasuar me janarin e vitit 2023. Rritja për 2024 është në këtë mënyrë më e lartë se mesatarja e vitit të shkuar. Nga 6,316 miliardë në dhjetor 2022, ato u shtuan me 15.5% në muajin e fundit të vitit që sapo lamë pas, në nivelin 7,299 miliardë euro.

Rritja kaq e fortë e depozitave në euro, ka amortizuar disi ecurinë e depozitave në monedhën tonë kombëtare, të cilat në të kundërt kanë shënuar rritje më modeste përgjatë gjithë vitit 2023, ashtu si dhe në muajin janar 2024.

Ndërkohë janë depozitat me afat në euro që kanë shënuar edhe rritjen më të shpejtë. Nga 2,930 miliardë euro në dhjetorin e vitit të shkuar ato janë rritur  në nivelin 2,989 miliardë euro në janar, me një shtese prej rreth 60 milionë euro.

Rritja e depozitave me afat në euro është shumë më e fortë krahasuar me janarin e vitit të shkuar, me një shtesë vjetore prej 24%. Depozitat pa afat kanë shënuar një rritje më modeste, duke shkuar nga 1,122 miliardë euro në dhjetor, në 1,130 miliardë në fund të janarit.

Rritja më e shpejtë e depozitave me afat në euro është ndikuar edhe në rritja e normës së interesit të tyre gjatë vitit të shkuar. Rritje që arriti mesataren prej 1.2% në vjeshtë, por që u frenua në këtë nivel gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Rritja e fortë e depozitave në euro ka kompensuar disi shtimin më modest të atyre në lekë, megjithëse edhe në muajt e fundit ato kanë përshpejtuar rritjen. Nga 764,9 miliardë lekë në dhjetor 2023 ato janë rritur në 776,4 miliardë në fund të janarit.

SCAN

Të shtëna me armë zjarri ne Fushe -Kruje,dyshohet per nje te plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë Krujë. 

mësohet se në Fushë Krujë janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Zimzenel” të qytetit, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artan Goga, tregtar makinash. Ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri pistoletë në pjesën e kokës.

“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

Një person qëlloi për vdekje 40 vjecarin ,më pas vrau veten

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, shtetasi Jorgo Prifti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiliano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.