I dehur ne timon arrestohet 48 vjecari, ndiqet penalisht dhe nje 17 vjecare pa leje drejtimi

Fier

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në prokurori, për një shtetase të mitur 17 vjeçare, e cila u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me makinë, pranga 48-vjeçarit

Një 48-vjeçar është vënë në pranga të Policisë së Shkodrës, pasi tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij.

Sipas policisë, i arrestuari ka përplasur me makinën ish-vjehrrin e tij, i cili po lëvizte me biçikletë në qytetin verior.

Ish-vjehrri i të arrestuarit po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ndërsa papritmas është përplasur me makinëPas ngjarjes, 68-vjeçari u dërgua për ndihmë në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Identifikohen dy shqiptarët e arrestuar me 100 kilogramë drogë në Greqi

GREQI- Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar ditën e djeshme me rreth 100 kilogramë drogë. Ata fillimisht tentuan t’i arratisen policisë greke me një automjet, por u ndaluan pasi u përplasën me një automjet tjetër të parkuar.

Sipas burimeve policore, gjatë ndjekjes një prej drejtuesve të operacionit ka hapur zjarr paralajmërues. Pasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, dy shqiptarët janë larguar me vrap, por më pas janë prangosur

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Dalipi, 24 vjeç me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri si Amarildo  Omeri, 35 vjec nga Fieri.

Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.

Perfshihet nga flaket “Range Rover” ne Fier- Seman

Nje automjet “Range Rover” eshte perfshire nga flaket kete mbremje ne aksin rrugor Fier-Seman. Drejtuesi i automjetit sa ka pikasur tymin ka dale nga automjeti dhe ka njoftuar sherbimin zjarrfikes te cilet kane shkuar ne vendngjarje .

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në fshatin Grykë, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin F. R.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm
dëme materiale në këtë automjet.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërthimi i fortë që la 2 viktima në Lushnjë, hetuesit ngrenë një pistë të re

Grupi i ekspertëve që kanë mbërritur në Lushnjë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në kapanonin ku mbetën të vrarë babai me të birin dhe mbeti i plagosur deputeti socialist, Bujar Çela, kanë ngritur dyshime se shpërthimi ka ndodhur gjatë saldimit në kapanon.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë ka shkatërruar jo vetëm kapanonin por edhe vetë vinçin.

Ndërkohë, si pistë e dytë është edhe ajo e kontaktit të vinçit me telat e rrjetit elektrik. Në hetime përfshihet edhe leja e ndërtimit, e cila është marrë më 19 shtator të vitit të shkuar dhe po verifikohet nëse janë zbatuar kriteret.

Shpërthimi në Lushnje, banoret: Presim nga shteti të na dëmshpërbleje

Të tronditur nga shpërthimi i një bombole oksigjeni që la dy të vdekur dhe 7 të plagosur, banorët e shtëpisë ngjitur zonës industriale ku ndodhi tragjedia në Lushnjë, kanë rrëfyer me lot në sy për momentet e tmerrit të cilat ende vërtiten në kujtesën e tyre duke i lënë pa bukë dhe gjumë.

E zonja e shtëpisë u shpreh se në momentin e shpërthimit, nusja ishte duke larë nipin e vogël 10 ditësh. Si leone që është, nga tronditja e madhe ajo u zverdh në fytyrë.

E moshuara i kërkon ndihmë shtetit, duke theksuar se shtëpinë e kanë bërë me para emigracioni dhe kredi, dhe ende kursejnë të ardhura nga pensioni për të paguar detyrimet.

Ne do të lanim fëmijën e vogël që na lindi nusja. U futën në kuzhinë ta lanin. Unë dhe plaku shkuam në dhomën time që të mbështeteshim sa të lahej fëmija dhe më pas do të shkonim të ngroheshim. Kur ajo i dha një shkundje vumë njëherë si tërmet. Ne Allah Allah dhe dolëm përjashta. Kur dolëm përjashta tymi i zi na mbulojë. Nuk dinim nga të vinim. Nusja e vogël u tremb, u bë dyll e verdhë. E mori ai që punon me çunin dhe e çoi në shtëpi të vetë. Sëmurë ishte dje me gjithë fëmijën e vogël dhe kështu u trembëm të gjithë. S’kemi ngrënë bukë kemi që dje në drekë. Na dridhet trupi as gjumi nuk na zë. 30-vjet çuni në Greqi e ka ndërtuar këtë shtëpi me mund dhe me djersë. Mbaroi ndërtesën ka hyrë në kredi… Çfarë të të thotë nëna. Ne mirë që pensionin,,, ai na thoshte të kursehemi nga një çikë sepse kemi kredi, çfarë të mbanim ne. Këto ka nëna. Shteti të na ndihmojë, ajo bombola na plasi si tërmet. Vumë njeherë dhe u shkoq e gjitha sipër kokës tonë…”– tha e moshuara e banesës shumë pranë vendit të shpërthimit.

Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.

Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me gjashtë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij. Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për manovratorin e vinçit Roland Hoxha i cili ndërroi jetë në vendngjarjen dhe të birin Lidio, i cili ndërroi jetë 2 orë më vonë, mjekët nuk mundën të bëjnë gjë, pasi dëmtimet ishin të konsiderueshme. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.

Krahas deputetit Çela dhe 41-vjecari Sokol Lumi në Lushnjë janë të lënduarit Sajmir Korreshi, Ilia Sota, Lunedi Golemi, Eriget Gorovelli dhe Ervis Sharka.

I vodhi valixhen nje vajze ne Fier, ne kerkim autori i dyshuar

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin I. R., 43 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

FIER-Dhunoi bashkeshorten, shpallet ne kerkim 49 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin D. B., 49 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. 


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.