Gjykata jep vendimin: Fredi Beleri dënohet 2 vite burg

Dy vite burg ka vendosur Gjykata e Posacme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Fredi Beleri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion aktiv në zgjedhje, dhe kishte kërkuar ndaj tij dënimin me 2.6 vjet burg. Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt.

Në dëshminë e tij në gjykatë Beleri ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit janë të ndikuar nga politika. “Kërkoj drejtësi nga gjykata edhe pse e di që jam në presion të madh politik, por ky nuk është problemi im. 

SPAK po gënjen, e kuptoj që është urdhër politik, por trupi gjykues duhet gjykues.
Për asnjë të pandehur tjetër për të njëjtën vepër penale që akuzohen edhe unë nuk është kërkuar nga SPAK një dënim kaq i lartë, 2.6 vite burg por vetëm me shërbim prove”, ka thënë më tej Beleri.

Vijon derdhja e mbetjeve te naftes ne lumin Gjanicë

Hidrokarburet dalin sërish mbi lumin Gjanica. Ekspertët kanë nisur monitorimin në terren, ndërsa shprehen se po verifikohet nëse bëhet fjalë për vatra të vjetra të ndotjes apo derdhje të qëllimshme.

Reshjet e shirave gjatë natës kanë nxjerrë sërish në sipërfaqen ndodtjen nga hidrokarburet e lumit Gjanicë.

Pamjet e regjistruara gjatë natës apo dhe mëngjesin e kësaj të martë tregojnë qartë se fenomeni nuk është ndalur.Publikimi i pamjeve ka zbritur në terren edhe punonjësit e agjencisë rajonale të mjedisit.

Megjithatë paraprakisht thonë se nuk dyshojnë për ndotje të qëllimshme.

Në fakt ndotja në lumin Gjanica është denoncuar shpesh në media, ndërsa nuk kanë munguar gjobat.

Gjykata tërhiqet për të dhënë vendimin për Fredi Belerin

Merret sot vendimi për Fredi Belerin, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili akuzohet për blerje votash. Vendimi do të jepet nga GJKKO, ndërsa togat e zeza u tërhoqën për të marrë vendimin. Sakaq, SPAK ka kërkuar 2 vite dhe 6 muaj burg për të.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi. Fredi Beleri është arrestuar më 12 maj të 2023-shit dhe akuzohet për blerje të votave në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Siç shihet nga pamjet, të pranishëm në SPAK janë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke. Çështja e Belerit ka sjellë përplasje dhe mes Greqisë dhe shtetit shqiptar.

Ndiqet penalisht ish punonjesi i postes Fier , pervetesoi pagesat e dritave të një qytetari

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ndaj një ish-punonjësi të Postës Shqiptare.

I dyshuari mendohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë të ketë përvetësuar një shumë parash. Bëhet falë për pagesat e kryera nga një 46-vjeçar për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për një 46-vjeçar, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Fier/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin I. R., 43 vjeç (i arrestuar), i kanë vjedhur një 34-vjeçareje, 2 valixhe me sende personale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime punime ndërtimi, në tokën e tij, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetetasit:
-M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale;
-D. M., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

FIER-Kishin përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet menaxheri, në kërkim pronari

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Room”, për goditjen e një tjetër rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Zbulohet një ambient i veçuar në një lokal në lagjen “Liri”, i përshtatur me makineta, celularë dhe pajisje të tjera, për lojëra fati të ndryshme.

Sekuestrohen 3 makineta “Apex”, 4 dekoderë me kanale televizive që transmetonin lojëra, 1 laptop dhe 2 celularë.

Arrestohet menaxheri i lokalit, i cili u kap në flagrancë në këtë ambient, dhe punohet për kapjen e pronarit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se në një lokal në lagjen “Liri”, ishte veçuar një ambient që ishte përshtatur me pajisje elektronike, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me ata për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, finalizuan operacionin policor të koduar “Room”.

Nga kontrollet në brendësi të këtij lokali, u zbulua një dhomë e veçuar ku ishin vendosur makineta “Apex”, lap top, dekoderë dhe celularë, nëpërmjet të cilave ndiqeshin dhe luheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi F. P., 37 vjeç, banues në Fier, menaxher në këtë lokal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 47 vjeç, banues në Fier, pronar i lokalit. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shperthimi ne Lushnje ,arrestohet 32 vjecari per “Shkelje t e rregullave të mbrojtjes në punë”

Lushnjë

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.

Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

L. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Taulant Balla njofton ndryshimet e ligjit për Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur gjatë një deklaratë për media, gjatë së cilës tha se do të ndryshohet ligji për Policinë e Shtetit.

Ai tha se do të garantohet meritokracia për policinë. Mes të tjerash ai tha se policia duhet të kthehet në institucion më të besueshëm.Do të ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak ditë në konsultim publik,”- është shprehur Balla.