Digjen gjatë natës, dy makina në pronësi të një 31-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sherr per pronen-Vëllai i madh e qëlloi me armë, 57-vjeçari iu kundërpërgjigj me sëpatë

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin Nazif Musaj rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin Hazis Musaj me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Lezhe – U qëllua teksa po levizte memakine, policia jep detaje .

..

Policia ka dhënë detaje nga plagosja me armë zjarri e 54-vjeçarit, Agron Puka mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Raportohet se 54-vjeçari po lëvizte me automjet në fshatin Rrilë kur është qëlluar nga një person i paidentifikuar rreth orës 08:00.Agron Puka është raportohet se është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sherr mes dy vëllezërve ne Lushnje , perfundon ne spital njeri prej tyre

Dy vëllezër nga fshati Cukas i Lushnjës me mbiemër Musai janë zënë me njëri-tjetrin, ku kanë përfunduar edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

njëri nga vëllezërit 60 vjeç mbeti i plagosur në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës, ku po i nënshtrohet një operacioni.

Nuk dihet ende motivi i sherrit mes dy vëllezërve, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.

Dënimi i Fredi Belerit, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë: Të shqetësuar për objektivitetin e procesit

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas dënimit të Fredi Belerit me 2 vite burgim nga ana e Gjykatës së Posaçme.

Ministria e Jashtme greke thotë se vendimi i sotëm krijon shqetësim për objektivitetin e procesit gjyqësor ndajq Belerit.

“Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, shton shqetësimet për objektivitetin e procesit. Dhe kjo për shkak të zbehjes së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave të jashtme që mbrojnë dënimin dhe për shkak se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me veprën penale të pretenduar. Masa e dënimit që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që të mos marrë detyrën dhe në krye të bashkisë qëndron kandidati që humbi zgjedhjet, pavarësisht vendimit të gjykatës disa muaj më parë që vendosi shkarkimin e menjëhershëm të tij. Zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore nuk është në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do ta monitorojë nga afër këtë çështje dhe pret një gjykim të drejtë dhe objektiv në apel”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Fredi Beleri u dënua sot nga GJKKO me 2 vite burgim për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Beleri i fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, por nuk u betua për shkak se ndodhet në paraburgim. Kjo çështje ka shkaktuar edhe tensione diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nje vajz e re hidhet nga kati i 2-te i një hoteli

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit mesditën e kësaj të marte, ku një vajzë të re e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj nga Venezuela ,e ka shtytur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës. Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë.

Ajo është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa në vijim priten më shumë detaje rreth ngjarjes dhe identitetit të personit të arrestuar.

Gjykata jep vendimin: Fredi Beleri dënohet 2 vite burg

Dy vite burg ka vendosur Gjykata e Posacme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Fredi Beleri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion aktiv në zgjedhje, dhe kishte kërkuar ndaj tij dënimin me 2.6 vjet burg. Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt.

Në dëshminë e tij në gjykatë Beleri ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit janë të ndikuar nga politika. “Kërkoj drejtësi nga gjykata edhe pse e di që jam në presion të madh politik, por ky nuk është problemi im. 

SPAK po gënjen, e kuptoj që është urdhër politik, por trupi gjykues duhet gjykues.
Për asnjë të pandehur tjetër për të njëjtën vepër penale që akuzohen edhe unë nuk është kërkuar nga SPAK një dënim kaq i lartë, 2.6 vite burg por vetëm me shërbim prove”, ka thënë më tej Beleri.

Vijon derdhja e mbetjeve te naftes ne lumin Gjanicë

Hidrokarburet dalin sërish mbi lumin Gjanica. Ekspertët kanë nisur monitorimin në terren, ndërsa shprehen se po verifikohet nëse bëhet fjalë për vatra të vjetra të ndotjes apo derdhje të qëllimshme.

Reshjet e shirave gjatë natës kanë nxjerrë sërish në sipërfaqen ndodtjen nga hidrokarburet e lumit Gjanicë.

Pamjet e regjistruara gjatë natës apo dhe mëngjesin e kësaj të martë tregojnë qartë se fenomeni nuk është ndalur.Publikimi i pamjeve ka zbritur në terren edhe punonjësit e agjencisë rajonale të mjedisit.

Megjithatë paraprakisht thonë se nuk dyshojnë për ndotje të qëllimshme.

Në fakt ndotja në lumin Gjanica është denoncuar shpesh në media, ndërsa nuk kanë munguar gjobat.