Makina perplas te moshuarin , shoferi largohet nga vendgjarja por kapet nga kamerat e sigurise

Mjeti godet 78-vjeçarin me biçikletë dhe largohet nga vendngjarja,polici në kërkim të mjetit,targa e të cilit është kapur nga kamerat e sigurisë.

Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet,i cili pas përplasjes e ka lënë të moshuarin në shesh dhe është larguar nga vendngjarja.78-vjeçari Faslli Arapi,banues në lagjen “30-Vjetori” ka qënë duke qarkulluar me biçikletë nga lagjia “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të lagjes “30-Vjetori”,kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” shtë përplasur nga prapa nga një automjet me ngjyrë tē zezë.I moshuari,pas përplasjes ka rënë në rrugë dhe është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet në kujdesin e mjekëve,me plagë të shumta në kokë e trup.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore,të cilët pasi kanë rrethuar perimetrin e vendit të aksidentit,po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje.Nga kqyrja e kamerave të sigurisë,është identifukuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua bga vendngjarja.

Bëhet fjalë për automjetin tip Mercedes Benz,me targa AA 671 KE,në pronësi të një shtetasi nga fshatin Mbrakull në Poliçan,emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në ndalimin e tij.Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij.

Vrau vëllanë me armë zjarri, zbardhet dëshmia e autorit 

Autori i ngjarjes në Çukas i Vjetër të Lushnjes, Nazif Musai ka deklaruar se për konfliktin me të vëllanë ishte ankuar në polici, por se blutë i kanë sugjeruar që konfliktin ta zgjidhnin me qetësi me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, 77-vjeçari deklaroi se i vëllai mëngjesin e kësaj të mërkure i ka prerë rrugën dhe më pas e ka qëlluar me sëpatë në dorë, ndërsa ai është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për një konflikt për motive pronësie, të ndodhur në fshatin Çukas i Vjetër, ndërmjet 2 vëllezërve, gjatë të cilit ata plagosën njëri-tjetrin me armë zjarri (pistoletë) dhe me mjet prerës (sëpatë), ju informojmë se shtetasi i plagosur me armë zjarri, i identifikuar A. M., 70 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 77 vjeç, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

U plagos me pistoletë nga vëllai, ndërron jetë ne Spital ,Haziz Musai

Ndërron jetë i moshuari Hazis Musai, i cili u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij, Nazif Musai, sot në Lushnjë.

I ndjeri kishte marrë plumb në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.Duke qenë se ende nuk kanë ardhur familjarët, procedura e kërkon të mbahet dy orë në Spitalin e Traumës në pritje të familjarëve e më pas do të dërgohet në morg.

Vëllezërit u konfliktuan për çështje pronësie.

Princ Leka denoncon në polici ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babanë e saj

Një ngjarje e paprecedentë ka përfshirë Princ Lekën dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia. 

Kjo e fundi akuzohet nga princi se e ka dhunuar, bashkë me babain e saj, Gjergj Zaharia. Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij.

Plagosi vëllanë në Lushnjë, dëshmia e 77-vjeçarit: “Doja te vrisja dhe vehten”

77-vjeçari Nazis Musaj i cili plagosi me armë zjarri vëllanë në fshatin Çukas të Lushnjës, ka dëshmuar në polici se konflikti mes tyre për një pronë, ka nisur prej disa kohësh.

Ai ka njoftuar dhe policinë  e zonës për këtë konflikt. Sa i përket momentit të sherrit, 77-vjeçari shprehet se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu ai u detyrua të nxirrte armën dhe ta gjuante. Sipas dëshmisë, ai donte të vriste dhe veten, por e pa që vëllai ishte gjallë dhe nuk e bëri këtë veprim.

“Vëllai më i vogël më goditi disa here duke më vënë poshtë. I gjendur në këto kushte nxora pistoletën dhe e qëllova. Kisha kohë që kisha probleme me të, kisha njoftuar dhe te policin e zonës. Pasi e qëllova me pistoletë doja të vrisja dhe veten, por e pash qe ai nuk vdiq dhe nuk e bëra këtë veprim”, tha 77-vjeçari.

Tjetër ngjarje e rëndë/ Sherri për pronën, 61-vjeçari godet me sende të forta vëllanë ne Mat

Një tjetër konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mat.

Sipas policisë, një 61- vjeçar ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, ndërsa ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Si pasojë, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat. Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Digjen gjatë natës, dy makina në pronësi të një 31-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sherr per pronen-Vëllai i madh e qëlloi me armë, 57-vjeçari iu kundërpërgjigj me sëpatë

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin Nazif Musaj rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin Hazis Musaj me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.