C’fare po ndodh me monedhat e huaja?!Këmbimi valutor 7 mars 2024

Sot, më 7 mars 2024, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96 lekë.Euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 107.3 lekë, ndërsa në shitje me 108.1 lekë.


Paundi britanik blihet me 120.6 lekë dhe shitet me 121.6 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70 lekë, ndërsa në shitje me 71.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Këmbimi valutor 7 mars 2024/ Euro 'gropë', zbuloni me sa

Skandalet e familjes mbretërore

Familja mbretërore shqiptare për të dytën herë brenda pak muajve ka marrë vëmendjen kryesore të mediave.

Pak kohë më parë Princi Leka dhe Princesha Elia Zaharia iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur marrëveshjen e tyre, por sot as nuk pritën që gjykata të shprehej teksa iu drejtuan policisë duke kërkuar urdhra mbrojtje ndaj njeri tjetri pas një përplasje fizike të një dite më parë.

Siç u bë e ditur nga dëshmitë e të dyve, Princi kishte shkuar në rezidencën mbretërore ku jetonte ish-bashkëshortja e tij për të takuar të bijën dhe aty është ndeshur me ish-vjehrrin, të atin e Elias. Në këtë pikë palët ndahen për mënyrën se si ka ndodhur sherri, ku princi akuzon vjehrrin dhe ky i fundit ish-dhëndrin për dhunë fizike.

Si për koincidence skandali që përfshiu familjen mbretërore vjen ekzaktësisht 100 vjet pasi gjyshi i princit, Ahmet Zogu u plagos në Parlament.

Ishte 21 shkurti 1924 kur ai në postin e kryeministrit u qëllua tre herë me pistoletë nga Valter Beqiri. Ky i fundit u arrestua dhe Iljaz Vrioni, ish kryeministër mori fjalën duke qetësuar Parlamentin. Vetë Zogu iu drejtua deputetëve duke thënë  “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”.

I biri i Ahmet Zogut, Leka zuri faqet e para të gazetave në vitin 1997. Fillimisht udhëhoqi përkrahësit e Monarkisë drejt referendumit për formën e qeverisjes në 29 qershor dhe 11 korrik. Por pasi humbi referendumin udhëhoqi një kryengritje. Pamjet filmike të tij, i veshur me uniformë ushtarake dhe armë në dorë bënë xhiron e botës. Pak kohë më vonë u largua nga vendi për tu rikthyer përfundimisht në qershor 2002.

Së fundmi nipi i Ahmet Zogut, Princi i cili mori vëmendjen e mediave teksa akuzoi ish vjehrrin se i ka grisur xhupin…/TCH

Shkak i dhunës në familjen mbretërore nuk është pasuria, historiani tregon prapaskenat

Historiani Erald Kapri, ka komentuar konfliktin në Oborrin Mbretëror, ku Elia Zaharia është konfliktuar me ish-bashkëshortin e saj.

Kapti theksoi se Leka nuk ka pretenduar që në asnjë moment të marrë kujdestarinë e vajzës duke shtuar se Zaharias i ka lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë.

Bëhet fjalë për një apartament në një zonë të Tiranës.Ajo që ne dimë është se ata prej një viti kanë vendosur të mos jenë më bashkë, të ndajnë martesën e tyre me mirëkuptim. Princi nuk ka pasur kurrë pretendim që t’i marrë kujdestarinë e vajzës. Pavarësisht se Princi ka një pasuri të trashëguar, për të bërë një jetë komode, ka vendosur me dëshirën e vet që t’i ofrojë një pasuri të konsiderueshme Elias. Bëhet fjalë për një apartament, në kontratën që është noterizuar, është pranuar. Ajo që ka ndodhur më pas është komplet personale”-tha ai.

Kush e nxori videon e sherrit që bëri xhiron e rrjetit? Flet avokati i Princ Lekës

Princ Leka ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në një intervistë për Euronews Albania se princi është dhunuar, madje ka edhe shenja të dhunës së ushtruar ndaj tij.

Ai u shpreh se Princ Leka është një prind i kujdesshëm dhe nuk kishte arsye pse të konfliktohej në sy të vajzës së tij.Ka qenë në banesën e vet dhe pavarësisht kësaj Princi është larguar nga banesa për t’i krijuar privatësinë Elias dhe vajzës së tyre. Ka qenë një vizitë rutinë për të parë vajzën, është bërë objekt sulmi, ka qenë i papërgatitur dhe nuk e ka regjistruar dhunën  ndaj tij.
Ajo video është nxjerrë pa dijeninë dhe miratimin tonë, nuk e dimë kush e ka nxjerrë, por do hetojmë për këtë pjesë. Janë momente dhune, askush nuk ka dëshirë të ekspozohet në publik në ato rrethana, është cenim i integritetit fizik të një personi”, tha avokati.

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë këtë mbrëmje.

Epiqendra ishte 23 kilometra nga Vlora, ndërsa thellësia ishte 14 km.

Deri më tani nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

Arrestohet 36 vjeçari shqiptar në Greqi,akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij

Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi abuzonte seksualisht me vajzën e partneres së tij. Ndaj tij rëndojnë akuzat për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur. Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se nga viti 2013 ka abuzuar me vajzën të partneres së tij 50-vjeçare, po ashtu me kombësi shqiptare.

25 vjeçarja ka dëshmuar se deri në moshën 18 vjeçare e ka rrahur, por më pas ka vazhduar ta përdhunojë, më shumë se një herë. Gjithçka ka ndodhur në shtëpinë ku jetonte e reja me njerkun dhe nënën e saj 50-vjeçare. Pas një kontrolli në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi kanabis, armë dhe 4 thika.

Ndaj 36-vjeçarit u ngrit një dosje dhe u referua para drejtësisë me akuzat për përdhunim, marrëdhënie seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, për armët dhe drogën. Ndaj nënës së vajzës u procedua edhe për shkelje të legjislacionit për armët

22-vjeçarja qëllon me thikë bashkëshortin. Policia jep sqarime për ngjarjen

Një 22-vjeçare ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj pasditen e sotme, duke i shkaktuar plagë.

Policia sqaroi se ngjarja është regjistruar në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës, ndërsa pas krimit gruaja është shoqëruar në policia.

“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Fier/Ne prangac1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 2”, arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 19 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:

O. L., 32 vjeç, banues në Divjakë, pasi me automjetin që drejtonte, ka dëmtuar 3 shenja kufizuese plastike të sinjalistikës rrugore;

N. J., banues në Divjakë, pasi për shkak të konflikteve për motive pronësie, ka dëmtuar kanalin vaditës në pronën e një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. J., 20 vjeç dhe për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, banues në Mallakastër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në një lokal, në Mallakastër, kanë thyer nga pakujdesia, xhamat e disa tavolinave. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike, të cilën dyshohet se e posedonte njëri prej 17 vjeçarëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.