Vritet në Gjermani boksieri nga Kosova, Besar Nimani

Boksieri shqiptar Besar Nimani është vrarë mbrëmjen e kësaj të shtunë në Bielefeld të Gjermanisë.

Një operacion policor është shtrirë nëqytetin e Bielefeld, për kapjen e autorë. Theksohet se autorët janë larguar pas krimit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe familjarët e viktimës.Sipas raportimeve nga mediat në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalë nga restoranti. Vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: “Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai.

Tjeter Aksident në vend ,perplasen dy makina,4 të plagosur

Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

GJKKO pezullon nga detyra perfekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 82, të vitit 2021, për veprat penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021) dhe “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 19,  datë 08.03.2024, ka vendosur: 

1.     Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim R.B., me detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, aktualisht Prefekte e Qarkut Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021).

2.     Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Sh.B., në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, aktualisht me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021).

3.     Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A.P., në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave, me detyrë ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht e punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021).

4.     Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E.R., me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë), parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (para ndryshimeve sipas ligjit nr. 43/2021).

5.     Caktimin e masës ndaluese të sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim B.M., me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

6.     Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.N., me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

7.     Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A.M., me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal

Byroja Kombëtare e Hetimit, ka ekzekutuar në datën 09.03.2024, masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.19, datë 08.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj gjashtë të hetuarve (për një nga të hetuarit nuk është bërë i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jashtë shtetit).

Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor dhe më konkretisht:

I. Hetimi i procedurës së prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos, me fond limit 6,758,853.92 lekë.

Rezulton se ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B. dhe anëtarët e KVO-së A. P. (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Sh. B. dhe E. R., në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ), e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin, dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “G……. 001”, në procedurën e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021. Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit, e parë kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit, duhej të ishte shpallur fitues operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “G….. 001”.

E hetuara  R. B., ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..” gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Nga hetimi u provua se e hetuara ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin “G……. 001”, i cili është shpallur fitues (që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB deri në vitin 2022, pra për tre vjet) në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos.

– Kurse anëtarët e grupit të punës të ngarkuar nga ish Kryetarja e Bashkisë, me anë të urdhërit Nr.27, datë 08.04.2021, shtetasit V. N., B. M. dhe A. M., kanë përgatitur raportin teknik inspektimi Nr.997/2 Prot., datë 08.04.2021, ku kanë dalë në mënyrë unanime, në konkluzionin si më poshtë: “Pavarësisht se nuk është mbajtur dokumentacioni i nevojshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse, muret mbajtëse të ndërtuara kanë shërbyer për pengimin e avancimit të shkarjes së dheut. Grupi i punës është i mendimit që kthimi i terrenit në gjendjen e mëparshme do të sillte pasoja, dhe ngjarje të papritura në këtë shkarje, dhe nuk do të rekomandonte bërjen e këtyre punimeve. Kostoja e kthimit në gjendje e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme. Për pjesën e paasfaltuar të rrugës dhe të kanalit në anën e sipërme, grupi i punës rekomandon një periudhë monitorimi të situatës në vend për të parë rezultatet e qëndrueshmërisë së ndërtimit të këtyre mureve mbajtëse. Rekomandojmë edhe monitorimin e prurjeve të ujërave nëntokësore dhe hartimin e një projekti për largimin e tyre nga ky plan shkarjeje”. Këta të hetuar, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, pasi kanë paraqitur rrethana të rreme në këto konkluzione, të cilat rrëzohen nga akti i ekspertimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme, dhe po ashtu dhe deklarimet e shtetasit e  I. D..

II. Hetimi i procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër  reference REF-86952-02-12-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 lekë.

Nga analizimi i provave është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të hetuarit, R. B. më detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, në bashkëpunim me anëtarët e KVO -së, të hetuarit A. P. (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Sh. B. dhe E. R., kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ),  e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “G…… 001”, në procedurën “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër reference REF-86952-02-12-2021, dhe praktika e ndjekjes së punimeve dhe praktika e marrjes në dorëzim të objektit.

Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili është i njëjti operator “G……. 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “G……. 001” është  bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021.

Ish Kryetarja e Bashkisë, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj, në urdhërin përkatës, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Në këtë mënyre nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së , pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “G…… 001” , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret  dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Aksident ne Krahes – Tepelene, 3 te plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Krahës-Malas” në Tepelenë. Sipas policisë 41-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë shoferi ka mbetur i lënduar po ashtu edhe dy pasagjerë.

Tre të lënduarit janë transportuar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bregdeti i Darëzezës në Fier, është kthyer këtë të shtunë në një pistë garash me kuaj.

Aktiviteti është zhvilluar për të pestën herë me pjësëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Gara e cila u  zhvillua me pjesëmarrjen e 5 ekipeve, të cilët garuan në stil të lirë, në nje gjatësi prej 5 km, është ndjekur me mjaft interes nga dhjetra shikues të ardhur jo vetëm nga Fieri, por edhe zonat përreth. Në këtë garë shpejtësie, fitues u shpall Antonio Gjini i cili u shpreh mes emocionesh se ky sport duhet të marrë më shumë vëmendje në vendin tonë.

Organizatorët Bekim Toro dhe Saimir Kajoshi pohuan me keqardhje se ky sport me qindra dashamirës në vendin tonë, nuk po merr vëmëndjen e duhur dhe është tërësisht jashtë vëmëndjes së Ministrisë së Sportit.

Ndërkohë e veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e një konkurenti  12-vjecar, Roan Kallbaqi i ekipit durrsak, i cili është tepër i apasionuar për sportin e hipizmit.

“Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një federatë të mirëfilltë, hipodrome dhe ambiente të përshtatshme“, janë shprehur njëzëri garuesit, pasi do të tërhiqte jo vetëm pasionantët e hipizmit, por edhe turistë të shumtë.

Moti i keq – Të dielën pezullohen lundrimet në det

Përkeqësimi i kushteve meteorologjike ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme detare të pezullojë lundrimin në det të trageteve dhe mjeteve të tjera detare në Durrës e Vlorë.

Përmes një njoftimi të posaçëm, bëhet e ditur se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Ditën e diel do të ndalohet  lëvizja e anijeve pasagjerë në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Lidhur me mjetet e vogla lundruese apo anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar, autoritetet thonë se duhet të jenë të siguruara në vendet e caktuara, ndërsa nuk do të jepet leje nisje për tri ditë me radhë.

Këto masa autoritetet thonë se janë marrë për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike, ndaj dhe kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Plagosja e 15-vjeçarit me thike, arrestohet i mituri

Policia në Gjirokastër njofton se ka arrestuar një të mitur, që gjatë ditës së djeshme ka plagosur një 15-vjeçar.

Efektivët bëjnë me dije se veprimet proceduriale janë kryer në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes.

Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.

Furnizonin me armë grupet kriminale, policia zbulon bazën 2 te rinjë të arrestuar

Njoftimi: 

/Goditet një tjetër bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale. Falë inteligjencës policore të siguruar nga strukturat hetimore të DVP Durrës  dhe një hetimi proaktiv disamujor  nën drejtimin e Prokurorisë u finalizua operacioni policor i koduar “Hills”, në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”. Sekuestrohen 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash. Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore, për dy shtetas që mbanin një sasi armatimi të fshehur dhe ua shitnin grupeve kriminale, referuan materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal. Si rezultat i hetimit disamujor me metoda proaktive dhe në drejtimin e Prokurorisë, u siguruan prova ligjore mbi veprimtarinë kriminale të mbajtjes së një sasie armatimi, me qëllim furnizimin e grupeve kriminale.

Në këtë kuadër dhe në zbatim të planit operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Hills”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë në fshatin Shkallnur, duke shitur armë zjarri luftarake kallashnikovë, shtetasit:

  1. T., 20 vjeç dhe E. P., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur, Durres.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1  motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen,  63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.