Sulmi me thike ne Fier , humb jeten nje i ri, arrestohet nje prej autoreve

Nje sherr ka ndodhur pak minuta me pare ne qender te qytetit te Fierit. 4 persona jane grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar ne perleshje fizike nje prej tyre ka nxjerr thiken dhe ka goditur dy te rinjte te cilet kane shkuar me urgjence ne spital. Dy autoret e ketij sulmi jane vellezer dhe njeri prej tyre eshte kapur nga policia.

Dyshohet se dy persona jane plagosur jane futur ne sallen e operacionit njeri prej tyre ka ndruar jete .Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia per motivin e sherrit dhe identitetin e personave te perfshire ne sherr dhe qe ka mbetur viktim e ketij sulmi

Plagosje me thike ne qender te Fierit

Nje sherr ka ndodhur pak minuta me pare ne qender te qytetit te Fierit. Disa persona jane grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar ne perleshje fizike nje prej tyre ka nxjerr thiken dhe ka goditur dy te rinjte te cilet kane shkuar me urgjence ne spital. Dyshohet se dy persona jane plagosur jane futur ne sallen e operacionit njeri prej tyre ka ndruar jete.Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia per motivin e sherrit dhe identitetin e personave te perfshire ne sherr dhe qe ka mbetur viktim e ketij sulmi

Merr ‘kthesë’ hetimi ne vrasjen e Pellumb Metes , në armën e krimit gjenden gjurmët e djalit të vogël

Merr tjetër rrjedhë hetimi në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. ABC News ka mësuar se këtë të hënë kanë ardhur rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari.

Policia është befasuar nga rezultatet, pasi në pistoletë janë gjetur gjurmë të vëllait të vogël, Amarildo Meta.

Policia i ka dërguar në poligon tre fëmijët për të parë nëse dinin të qellonin. Autori i dyshuar Hysen Meta ka refuzuar të qëllonte.Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënvlash të Durrësit më 10 shkurt, por u zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur. Pas vrasjes, ata së bashku me nënën e tyre e groposën trupin e 50-vjeçarit në kasollen pranë banesës.

Vrasja e Pëllumb Metës, policia merr 3 fëmijët dhe gruan e tij dhe i çon në poligon

Hetimet për vrasjen e Pëllumb metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Burime bëjnë me dije se Prokuroria ka kryer eksperimentin hetimor.

Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ky kanë kryer qitje me armë.Sipas burimeve, të tre, Hyseni, Hygerta, dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë.

Dhunoi me grushte dhe shkelma partneren, arrestohet 25 vjeçari shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë në familje mbrëmjen e së dielës në Heraklion të Kretës. ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Shqipëria. Sipas mediave greke, i riu shqiptar dyshohet se e ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së saj

Për t’i shpëtuar tërbimit të tij, vajza ka arritur të dalë në ballkonin e banesës dhe ka mbyllur derën. Më pas për të shmangur pasojat është hedhur nga ballkoni dhe është larguar nga zona. Ai është arrestuar në spital, ku kishte shkuar për ndihmën e parë dhe akuzohet për dhunë në familje.

Përplasja fizike me Princ Lekën, reagon Elia Zaharia

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë për përplasjen fizike me princ Lekën, me të cilin është në proces divorci.

Postimi i Elia Zaharias:

Miq dhe dashamirës,

Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot! 

Rusia përdor FAB-1500, armë 1.5-tonëshe që po gjunjëzon ukrainasit

Rusia ka filluar të përdorë një bombë të fuqishme ajrore, e cila ka asgjësuar mbrojtjen ukrainase dhe ka përmbysur balancën në frontin e luftës. Këtë e ka bërë duke shndërruar një armë bazike të epokës sovjetike në një bombë rrëshqitëse e cila mund të shkaktoj krater, 15 metra të thellë.

Bomba në fjalë quhet FAB-1500, një armë 1.5 ton, gati gjysma e të cilës përbëhet nga lëndë të forta shpërthyese… Ajo lëshohet nga avionët e luftës, nga një distancë prej 60 deri në 70 km, jashtë rrezes së shumicës së sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Fab-1500 është një tjetër shembull sesi Rusia po e zhvillon luftën e saj në Ukrainë, duke shkaktuar shkatërrim masiv para se të marrë territorin. Video të fundit nga fushëbeteja në rajonin e Donjetskut, tregojnë fuqinë e madhe të këtyre bombave teksa godasin central të energjisë termale, fabrika dhe blloqe kullash, vende nga ku Ukraina koordinon mbrojtjen e vet.

FAB -1500 drejtohet për tek shënjestra e vet përmes një sistemi udhëzimi, dhe i dalin krahë që e ndihmojnë të rrëshqasë drejt objektivit. Joseph Trevithick, i cili ka shkruar mbi zhvillimin e bombës së re për “The Warzone”, thotë se ajo ofron një mundësi shumë më shkatërruese për avionët e shumtë taktikë të Rusisë, dhe ndihmon pilotët të qëndrojnë larg nga vijat mbrojtëse të kundërshtarit.

Siç thuhet, FAB-500 e pagëzuar si ferri nga shumë ekspertë, është shndërruar në një element kritik të ofensivës së Moskës në Donjetsk dhe veçanërisht për rrafshimin e zonës rreth Avdivkës, qytezë e pushtuar në muajin shkurt.

Zbardhet vjedhja e kasafortës me 150 mijë euro në Greqi, në kërkim dy shqiptarë

Personi kryesor i vjedhjes së një kasaforte me një sasi marramendëse parash nga një shtëpi në masivin malor të Pellës në Greqi, ishte një 44-vjeçare nga Shqipëria, e cila i dha informacionin përkatës një bashkatdhetari.

Shqiptarja e identifikuar si Anastasia Merkouriadis nga Mirasi i Devollit, kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën e madhe prej 150 mijë eurosh dhe për kohën e mungesës së qiramarrësve dhe kishte njoftuar shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023, kanë hyrë të pa shqetësuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Edesës, megjithatë autorët janë ende në kërkim.

Në kontrollin e kryer në banesën e 44-vjeçares në zonën e Pellës, u gjetën vetëm 5300 euro, të cilat u konfiskuan.