Debate të forta në gjyqin për vrasjet në 2015, Shullazi, Imeraj dhe Rusi i kthehen mjekeve dëshmitare

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Në seancën e kësaj të hëne paraqiten si dëshmitare dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK.

Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjeket, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.

Në këtë kontekst, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë:

“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”

Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve:

“Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve:

“A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.

Rusi i tha:

“Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

Njihuni me banorin që fitoi më shumë ndjekës në Instagram për vetëm 48 orë

Sezoni i ri i spektaklit televiziv “BBVA3” ka hapur dyert ditën e shtunë. 18 banorët e parë që hynë në shtëpi janë bërë tashmë kryefjala e rrjeteve sociale. Një rritje të madhe ka pasur edhe llogaria e tyre në rrjetin social “Instagram”.Banori që kryeson listën është Romeo Veshaj me një rritje prej 7431 ndjekësish, nga ku vihet re që llogaria e tij është bërë private. Lista vijon si më poshtë:

Romeo Veshaj – 7431 ndjekës
Meriton Mjekiqi – 1803 ndjekës
Vesa Smolica – 1204 ndjekës
Roza Lati – 1107 ndjekës
Rike Roçi – 643 ndjekës
Heidi Baci – 625 ndjekës
Ledjona Xheladinaj – 491 ndjekës
Jul Deda – 337 ndjekës
Sara Gjordeni – 308 ndjekës
Ervin Goxhi – 190 ndjekës
Ilnisa Agolli – 138 ndjekës
Meri Shehu – 131 ndjekës
Gazmend Ujkashi – 103 ndjekës
Drini Zeqo – 71 ndjekës
Gabriele Mezini – 49 ndjekës

Lëvizja Bashkë paralajmëron protestë më 20 janar

Lëvizja Bashkë ka ftuar qytetarët në një tubim në datën 20, që sipas Arlind Qorit do të jetë si një sinjal për ti kërkuar drejtësisë ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe për të ushtruar presionin e duhur për një qeverisje të drejtë.

“Prandaj duke protestuar ditën e shtunë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”, duke u nisur drejt Kryeministrisë, do të protestojmë për shtetin ligjor, korrupsionin dhe për demokraci.Sipas Qorit Shqipëria renditet në vendet më të korruptuara. Sipas tij në këtë mënyrë është cenuar edhe sistemi demokratik.

Përmes parave të vjedhura blihen votat, mediet dhe ngrihet një sistem i tërë klientelist dhe një demokraci formale.”

Varfëria, shprehet ai, vjen pikërisht nga korrupsioni.

“Është ulëritës që pensioni minimal është 8000 lekë të reja. Pensionisti mesatar është në pikë të hallit.”

Një apel ai e kishte edhe për drejtësinë e re.

“Të vendosen të gjithë politikanët e korruptuar para drejtësisë dhe tu sekuestrohet pasuria.”

Për mediet Qori theksoi se në varësi të pjesëmarrjes në protestë do të vendoset edhe vijimi ose jo i tyre.

Kamioni perplaset me 2 makina-Një viktimë dhe 3 të plagosur rëndë

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e së hënës te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës. Policia njofton se një automjet tip “Benz”, një “Skoda” dhe një kamion “Volvo” janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.

I vdekur ka mbetur drejtuesi 32 vjeçar i “Skoda-s” dhe të plagosur janë tre pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Dalin pamjet e vrasjes së anëtarit të mafias greke

Ky është momenti kur Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u qëllua për vdekje natën e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës.

Pavarësisht se viktima ishte duke lëvizur me një “BMW” të blinduar, kjo nuk ka qenë pengesë për ekzekutorët, të cilët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi penetruar në xhamin e blinduar dhe lënë kapo-bandën greke të vdekur në vend.

97 gëzhoja janë gjetur në vend ngjarje deri tani. Dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë (2 u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9mm.

https://streamable.com/e/qyhzbj?quality=highest

Por dyshohet se armët mund të jenë edhe më tepër dhe autorët kanë pasur mbështetje nga një automjet dhe një motoçikletë. Po ekzaminohen pamjet filmike nga zona ku u gjet i vrarë viktima si dhe të bizneseve nga ku kanë kaluar autorët.

Forcohen rregullat për cilësinë e vajit të ullirit

Një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë synon të forcojë rregullat sa i takon cilësisë së vajit të ullirit në vend. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, “për kategorizimin e prodhimit,  emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”, përcaktohen metodat e analizimit të karakteristikave të cilësisë dhe kritereve të natyrshmërisë së vajit të ullirit, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.  Sipas dokumentit për të analizuar vajin e ullirit do të ndiqen procese rigoroze me afate të caktuara.

Kështu, përcaktohet se mostra vendoset sa më shpejt në një vend të errët, larg nxehtësisë dhe dërgohet në laborator për analizim, brenda 5 ditë pune nga momenti i marrjes, në të kundërt duhet të ruhet në kushte të tilla që të mos degradojë ose dëmtohet gjatë transportit ose ruajtjes, përpara se të dërgohet në laborator. Në  rastet kur rezultatet e analizave kontestohen nga operatori, ndërmerret procesi i rianalizimit sipas legjislacionit në fuqi për kontrollin zyrtar, për element si aciditeti i lirë, vlera së peroksideve, koeficienti i përthithjes UV, etil esteret e acideve yndyrore, dyllrat dhe karakteristikat organoleptike, i cili kryhet përpara datës së skadencës në rastin e vajit të ullirit të  ambalazhuar.

Në rastin kur mostra e vajit të ullirit është marrë në depozita, rianalizimi kryhet brenda 6 muajve nga marrja e mostrës. Në rastin e vajit të ullirit të ambalazhuar, me përjashtim të rasteve kur mostra është marrë më pak  se 2 muaj para datës së skadencës, nëse rezultatet e  analizave nuk përputhen me karakteristikat e  kategorisë së deklaruar, operatori nga i cili është marrë mostra duhet të njoftohet jo më vonë se 1 muaj përpara datës së skadencës së vajit.

Sipas udhëzimit, do të ketë një komision degustimi, i cili do të vlerësojë karakteristikat organoshqisore të vajit të ullirit të virgjër. Karakteristikat organoshqisore konsiderohen në përputhje me kategorinë e deklaruar nëse konfirmohen nga të dy rianalizimet. Në rastin e kundërt, operatori mbulon kostot e rianalizimeve. Për vajin e importuar, rianalizimi kryhet nga  dy komisione degustimi/panel teste të tjera nga ai që ka kryer vlerësimin fillestar.

SCAN

FIER-Prangosen 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

✅Mbante armë gjahu, municion dhe armë të ftohtë, në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari.

Sekuestrohen armët dhe municioni.

Në vijim të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë publike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, te rrethrrotullimi i Savrës, ndaluan automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P., 45 vjeç, banues në Lushnjë.

Në brendësi të automjetit u gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik). Gjithashtu, nga verifikimet më tej rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 45-vjeçari, si dhe u sekuestruan armët dhe fishekët.
—-
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. H., 29 vjeç, banues në Fier dhe D. Gj., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-T. B., 50 vjeç, banues në Fier, pasi paraditen e djeshme, në lagjen “Liri”, automjeti që drejtonte 50-vjeçari, ka përplasur shtetasen S. M., 52 vjeçe (këmbësore), e cila po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. S., 59 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dje, në fshatin Toshkëz, automjeti që drejtonte 59-vjeçari, është përplasur me një automjet të ndaluar, ku ndodhej shtetasja D. D., 33 vjeçe, e cila po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

-F. G., 25 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 64-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia jep njoftimin zyrtar per vdekjen e 20 vjecarit ne Lushnje, eshte gjetur pa jete ne dhomen e tij per shkaqe natyrale

Rreth orës 01:40, në banesën e tij në fshatin Çinarë, Lushnjë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi D. R., 20 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët e tij, në dhomën e vet.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës.