Humb jeten në aksident ne Greqi,20-vjeçari shqiptar (FOTO)

Viktima1

GREQI – Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Menidi të Greqisë.

Aksidenti ka ndodhur kur fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër në rrugën “Dekelias” në Menidi.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.

Zbulohen 2 lokale ne Fier ku kryheshin baste sportive, procedohen 2 persona

Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati.

Zbulohen 2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive.

Arrestohet pronari i njërit prej lokaleve, punohet për kapjen e pronarit të lokalit tjetër dhe procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën duke vënë baste.

Sekuestrohen 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe 1 printer për bileta, 19 bileta bastesh, si dhe rreth 30 000 lekë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në fshatin Shën Pjetër dhe në lagjen “Kastriot”, Fier, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit në fshatin Shën Pjetër, shtetasi O. Ll., 38 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi E. J., 33 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit S. F., 42 vjeç dhe K. M., 26 vjeç.

Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjendet nje 74 vjecar i vdekur ne banes ne lagjen “Kastriot “Fier

Gjendet i pa jete ne banese nje 74 vjecar ne lagjen “Kastriot” ne Fier. I moshuari jetonte i vetem ne banese .

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50 në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi H. M., 74 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

FIER-Tentoi ti grabiste me force canten nje vajze ,arrestohet 43 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi ka tentuar t’i vjedhë çantën, një shtetaseje 25 vjeçe.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

FIER-I mori nje personi nje shume parash ,procedohet 67 vjecari


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. P., 67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përvetsuar një shumë parash nga një shtetas, duke e mashtruar atë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Detaje te tjera nga policia per vrasjen e 19 vjecarit ne FIER


Pas ngjarjes tragjike nje dite me pare ne qender te qytetit te Fierit  qe la nje viktim nga sherri mes te rinjeve kane dale detaje te reja nga policia. Duke ju referuar policise se Fierit dhe pas hetimeve ne vendngjarje eshte vene ne pranga pervec autorit te kesaj ngjarje edhe djali i xhaxhit te tij Klajdi Muka si dhe eshte sekuestruar ne cilesine e proves edhe arma e krimit (thika)

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit Fatjon Muka  18 vjeç, banues në Fier dhe Klajdi Muka 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Grei  Bihuci., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin Oltion Serjanaj 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Rritet numri i të sëmurëve me veshka në Fier

Numer i shtuar i semundjeve renale ne Fier.
Statistikat e ketij viti flasin per nje situate alarmante. Vetem pergjate muajit shkurt te ketij viti jane te evidentuar 200 raste te pacienteve te cilet kryejne hemodializen si dhe 79 paciente qe kane nevoje per transplant renal . Doktore e Shkencave per semundjet e veshkave ne Polikliniken Fier Merita Alimadhi eshte shprehur se shkak i kesaj situate eshte neglizhenca e pacienteve per nje perkujdesje dhe kontroll ndaj veshkave. Jane te shumta shkaqet qe cojne pacientet deri ne keqfunksionim te veshkave qe jane jeta sedentare , kequshqyerja, perdorim i alkoolit, duhanpirja etj.

Ky muaj eshte edhe muaji i sensibilizimit te popullates per te pasur nje kujdes te shtuar ndaj veshkave. Doktore e shkencave renale ka percjelle per te gjithe komunitetin mesazhin e kujdesit ndaj semundjeve te veshkave
Sinkron

Rrëmbyen një 19-vjeçar dhe e mbajtën peng në një garazh për t’i marrë para, 2 në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”.

Operacioni, rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, për kallëzimin e një 19-vjeçari.

Morën me forcë, në automjet, një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati, për t’i vjedhur paratë, arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen shuma 220 000 lekë që të arrestuarit synonin t’i vidhnin 19-vjeçarit, automjeti i përdorur nga ata dhe 2 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 19 vjeç, se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 shtetas të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve Mateos Brozi, 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.