Vodhi duke mashtruar ,4.7 mln €, finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë

Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë.

Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.

Këtë të mërkurë pritet që të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00 Bruno Cobo Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri esktradohet një person i shumë kërkuar nga Dubai. Ndërkohë pritet që në vijim të esktradohen edhe personazhe të tjera të botës së krimit. Ekstradimet nga ky vend jane paralajmeruar edhe më herët nga ministri Balla për t’i dhënë fund arratisjes së personave që kërkohen për krime të rënda dhe fshiheshin në Dubai.

Kujtojmë se SPAK DERGOI për gjykim 17 persona të cilët akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë e i investuan në kriptovalutë. Sipas SPAK grupi kriminal menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin për investim në bursë. Vetëm një italiani i vodhën 700 mijë euro.

Përplasen 2 automjete, përfundon në spital një prej shoferëve

Informacione paraprake

-Rreth orës 06:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në Mallakastër dhe automjeti me drejtues shtetasin R. S., 20 vjeç, banues në Sarandë. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi R. S., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e 2 rasteve.

Plagosen me thikë dy vëllezër, policia identifikon një nga autorët

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar një nga autorët dhe e ka shpallur në kërkim atë.

Njoftimi: 

Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes   dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Itali/ Punëtori shqiptar bien ga çatia e shtëpisë, ndërron jetë (Emri)

ITALI- Një aksident në punë ka rezultuar fatal për 43 vjeçarin shqiptar Andi Rexhepi në Carpenedolo të Italisë.

Shqiptari humbi jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh. 43 vjeçari, baba i një vajze 16 vjeçare, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin.

Mediat italiane shkruajnë se ishin kolegët e shqiptarit ata që njoftuan autoritetet që tashmë po merren me hetimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

Humb jeten në aksident ne Greqi,20-vjeçari shqiptar (FOTO)

Viktima1

GREQI – Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Menidi të Greqisë.

Aksidenti ka ndodhur kur fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër në rrugën “Dekelias” në Menidi.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.

Zbulohen 2 lokale ne Fier ku kryheshin baste sportive, procedohen 2 persona

Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati.

Zbulohen 2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive.

Arrestohet pronari i njërit prej lokaleve, punohet për kapjen e pronarit të lokalit tjetër dhe procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën duke vënë baste.

Sekuestrohen 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe 1 printer për bileta, 19 bileta bastesh, si dhe rreth 30 000 lekë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në fshatin Shën Pjetër dhe në lagjen “Kastriot”, Fier, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit në fshatin Shën Pjetër, shtetasi O. Ll., 38 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi E. J., 33 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit S. F., 42 vjeç dhe K. M., 26 vjeç.

Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjendet nje 74 vjecar i vdekur ne banes ne lagjen “Kastriot “Fier

Gjendet i pa jete ne banese nje 74 vjecar ne lagjen “Kastriot” ne Fier. I moshuari jetonte i vetem ne banese .

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50 në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi H. M., 74 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

FIER-Tentoi ti grabiste me force canten nje vajze ,arrestohet 43 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi ka tentuar t’i vjedhë çantën, një shtetaseje 25 vjeçe.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.