Ndodh ne Roskovec ,16 vjecarja braktis vajzen e saj te mitur

Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur. 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Ballsh- Ngacmonte nje vajze te mitur ne rrjetet social , ndiqet penalisht 19 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin M. Y., 19 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur, nëpërmjet rrjeteve sociale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 72-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shkelje të barazisë në tendera/ Prefektja e Fierit nuk paraqitet në seancë për masën e sigurisë

Prefektja e qarkut Fier Rajmonda Balili nuk paraqitët në seancë për verifikimin e masës se sigurisë për veprën penale shkelje të barazisë në tendera në dy raste dhe falsifikimi dokumentesh

Balili e cila ka qenë kryetare e bashkisë Fier po hetohet me masën e sigurisë pezullim nga detyra.Sipas burimeve ajo ndodhet jashtë shtetit, konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emërohet drejtori i ri i Burgjeve

Cc694477 6e72 4d0e B454 Ee164a931852

Emërohet në kryet të drejtorisë së burgjeve Klevis Qose. Qose pritet të prezantohet rreth orës 15:00 nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Klevis Qose prej disa muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të shërbimit të provës. Me herët Klevis Qose ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB së burgjeve. 

Klevis Qose vjen pas një karriere të gjate në Policinë e Shtetit, ndërsa është i dekoruar për lufte kundër terrorizmit.

Balla:“Rrugët E Shqipërisë Do Të Mbushen Me Radarë E Kamera”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar sot se po punohet në lidhej me një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara.

Balla ka zbuluar se marrëveshje përfshin pajisjen me radarë dhe kamera të rrugëve, në përpjekje për të ulur numrin e efektivëve që patrullojnë në rrugë.

Ai shtoi se një nga objektivat kryesorë është kapja në rekord e personave në kërkim, për të cilin tha se Emiratet janë shembull për t’u marrë në këtë drejtim, referuar edhe shqiptarëve të arrestuar në Dubai së fundmi.

“Një nga objektivat e mia është që koha e gjetjes e atyre në kërkim të jetë sa më e shkurtër. Një vend për të marrë eksperienca. Po negociojmë një marrëveshje në fushën e financimit të një sistemi monitorimi me kamera e radarë në rrugët e qyteteve për të mundësuar pakësimin e numrit të policëve në rrugë”, tha Balla.

Rama per negociatat me PD-në: Nuk bëjmë pazar me non-gratën

Kryeminstri Edi Rama ka postuar pak më parë në “X” ku foli në lidhje me negociatat me PD për komisionet hetimore.

Kreu i qeverisë tha se pazari me “non gratën” nuk ekziston, duke hedhur kështu poshtë lajmet në lidhje me negociatat për arritjen e rikthimit të një jete normale parlamentare.

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me negociatat e mundshme me PD-në për komisionet hetimore.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, kreu i Qeverisë tha se pazari me “non gratën” nuk ekziston, duke hedhur kështu poshtë të gjitha lajmet. 

Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!

Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!

Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston?

Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.

Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?!

Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë.

Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari

Gjyqtari Hektor Sinanaj i Gjykatës së Vlorës është shkarkaur nga detyra.

Procesi i vetingut u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Sipas KPK, gjyqtari Hektor Sinanaj i Gjykatës së Vlorës nuk kishte arritur të vërtetonte të ardhurat nga emigracioni dhe avokatia, që shërbyen si burim për pasuritë e tij si dhe kishte shqyrtuar rreth 180 çështje me palë avokatë apo ekspertë që kishin marrë me qira pronat e tij. 

Hektor Sinanaj e filloi karrierën si avokat në vitin 1992 dhe u emërua gjyqtar në vitin 2000. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës. Në tetor 2021, Sinanaj mori “vërejtje publike” nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas një hetimi disiplinor të ILD-së për vendimet e tij lidhur me urdhrat e ekzekutimit të disa institucioneve financiare, për të cilat Sinanaj tha se kishte mbrojtur qytetarët.

Figura dhe profesionalizmi

Gjyqtari Hektor Sinanaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figures, ndërkohë, u evidentuan probleme në kriterin profesional. Sipas raportit të hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, subjekti ka mangësi të njohurive ligjore; nuk zbaton vendimet unifikuese; nuk analizon ligjin, provat dhe rrezikshmërinë e veprës penale; se vendimet e ndërmjetme rrallëherë shoqërohen me referime ligjore. Po ashtu, konstatohen mangësi dhe në arsyetimin e vendimeve.

Në tre dosjet e përzgjedhura nga subjekti dhe në pesë të shortuarat, janë evidentuar dy raste kur subjekti ka gjykuar në kushtet e konfliktit të interesit.

Nga verifikimet e kryera nga Komisioni ka rezultuar se ndaj Sinanajt janë depozituar në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë 32 aneksa nga viti 2018. Për një prej rasteve, bazuar në ankesat e një shoqërie dhe një banke, ILD ka kërkuar në KLGJ caktimin e masës disiplinore të uljes së pagës me 40% për një vit. KLGJ ka pranuar pjesërisht kërkesën e ILD-së, duke dhënë “vërejtje publike”. Në seancë u relatua, se subjekti kishte vlerësuar në vendimarrjet e tij për denoncimet e kryera nga bankat ndaj huadhënësve, se kontratat e kredive duhej të ishin nënshkruar para noterit.

Subjekti pretendoi se raporti i KLGJ ishte tendencioz, pasi sipas tij, me një prej hartuesve kishte pasur kontradikta.

Lidhur me masën displinore, Sinanaj theksoi se u qëndronte vendimarrjeve të tij, që i cilësoi në favor të qytetarëve. Sipas tij, bankat që ishin palë në këto procese, jepnin kredi dhe brenda pak muajve merrnin interesa në vlera disa herë më të larta. Sinanaj shpjegoi se nga aktet e administruara në gjykime, kishte vërejtuar se këto përcaktime të interesave shumë të larta ishin të shënuara me shkrim të vogël, me qëllim që të futeshin në kurth kredimarrësit. “Për vlera të vogla, qytetarëve u merreshin edhe pronat,” tha ai.

Ndaj gjyqtarit Sinanaj janë depozituar në Komision 13 denoncime nga publiku. Faskaj tha se është konstatuar gjykim në kushtet e konfliktit të interesit, mungesë arsyetimi në një vendimarrje dhe zgjatje e një procesi për 3 vjet.

Në vijim, relatorja konstatoi se nga hetimi administrativ konfirmohet se subjekti ka shqytuar mbi 180 çështje, ku palë kanë qenë avokatët apo eskpertët që kanë marrë me qira zyra që gjenden në objektin e zotëruar prej tij. Kontratat e qiradhënies ka rezultuar se janë lidhur me subjektin deri në vitin 2007 dhe në vijim nga bashkëshortja e tij.

Sipas Komisionit, të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga qiradhënia e zyrave janë deklaruar si burim krijimi për pasuritë, duke rezultuar interes i subjektit nga qiraja e marrë prej avokatëve dhe ekspertëve që kanë qenë palë apo të thirrur në proceset e gjykimeve. Për rrjedhojë, konstatohet se duket se subjekti ka vepruar në këto gjykime në kushtet e konfliktit të interesit.

Bilanci negativ

Relatorja Faskaj renditi një sërë pasurish të subjektit për të cilat Komisioni ka konstatuar pamundësi financiare. Sipas Faskajt, mbetej e paqartë se si gjyqtari Sinanaj kishte përfituar një sipërfaqe toke në vitin në 1992, pasuri për të cilën ka pasur konflikt civil me një palë tjetër, por të cilën më pas e ka fituar. Sipas KPK, mbetet i paqartë edhe fakti se përse kjo pasuri vijon të figurojë e regjistruar si karabina, ndërkohë që aty është ndërtuar një objekt që shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme dhe dhënie me qira për zyra për avokatët apo ekspertët.

Faskaj tha se nuk janë konsideruar në analizën e kësaj pasurie të ardhurat e subjektit nga avokatia dhe nga emigracioni, pasi nuk janë vërtetuar me dokumentacion ligjor. Për rrjedhojë është konstatuar pamundësi financiare për ndërtimin e objektit.

Balancë negative ka rezultuar dhe për një njësi shtesë kati, e legalizuar; për rikonstruksionin e një shtëpie të trashëguar nga nëna; për blerjen e një automjeti të llojit Benz në vitin 2005 për çmimin 500 mijë lekë; për blerjen e një makine tjetër në 2013-ën për shumën 3500 euro; për krijimin e disa depozitave dhe gjendjen cash.

Si burime të pasurive, subjekti ka deklaruar të ardhura nga emigracioni në vitin 1992; të ardhura nga avokatia e si përmbarues; të ardhurat nga qiradhënia e njësive të objektit; nga paga si gjyqtar; si dhe të ardhurat e bashkëshortes nga kopshti privat.

Faksaj tha se në analizën financiare nuk janë konsideruar të ardhurat nga emigracioni e avokatia, ndërsa nga të ardhurat nga kopshti privat të deklaruara në vlerën 12.8 milionë lekë, janë përfshirë në analizë rreth 5.8 milionë lekë që janë konfirmuar nga tatimet.

Në analizën e përgjithshme financiare janë përfshirë dhe shpenzimet e djalit për shkollim në Gjermani, si dhe të ardhurat e përfituara prej tij nga puna atje. Po ashtu, janë përfshirë dhe shpenzimet për vajzën.

Sipas Faskajt, nga analiza financiare paraprake e përgjithshme, ka rezultuar bilanc negativ në vlerën 26.5 milionë lekë për periudhën 2003-2016. Po ashtu, për vitet e tjera që ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, 2000-2003, është konstatuar pamundësi në shumën e rreth 6 milion lekëve.

Sinanaj e cilësoi të padrejtë moskonsiderimin e të ardhurave nga puna e tij si avokat. Ai tha se ato të ardhura janë të konsiderueshme. Po ashtu, kërkoi të përfshihen edhe të ardhurat nga puna në emigracion, duke sjellë në vëmendje se kishte siguruar deklarime e foto që vërtetonin se ai kishte qenë emigrant ekonomik në Greqi në vitin 1992, për 7 muaj.

Sipas subjektit, me këto të ardhura kishte kryer rikonstruksionin e shtëpisë së vjetër të trashëguar prej nënës së tij nga gjyshi.

Lidhur me paqartësitë e KPK për sigurimin e truallit ku është ndërtuar objekti i dhënë me qira, Sinanaj tha se pas kalimit në sistemin pluralisht, me të drejtë avokatët ishin nxjerrë nga ambjentet e gjykatës dhe për rrjedhojë i ishte dhënë leje për të ndërtuar një zyrë, ku kishte vendosur fillimisht një kioskë. Ai tha se në atë periudhë e kishin ndihmuar shumë financiarisht të ardhurat nga emigracioni. “Në këtë ambjent bëmë në vitin 1998 një bilardo ku loznin të gjithë gjyqtarët, prokurorët e avokatët,” shpjegoi Sinanaj ndër të tjera.

Sipas subjektit, ai kishte pasur oferta për t’u bërë gjyqtar në vitet 1996 dhe 1998, por nuk kishte pranuar për shkak të pagës së ulët. Sipas tij, si avokat fitonte shumë më shumë dhe pasi kishte rregulluar bazën ekonomike të familjes, kishte vendosur të pranonte që të emërohej si gjyqtar në 2000-in. Ai shtoi se vendimin për t’u emëruar si gjyqtar e kishte marrë edhe pasi ishte hequr dënimi me vdekje në ’99-ën, me argumentin se nuk ishte dakord me atë lloj dënimi.

Për rikonstruksionin e kryer në një ndërtesë, ai shpjegoi se muret e objektit ishin lënë ashtu si kishin qenë. Sipas subjektit, çdo gjë është e dokumentuar dhe se burimet e çdo pasurie i ka të justifikuara.