Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së

Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Pas aferave që zbuloi emisioni ‘Vetting’ në News24, sot është vënë në pranga kreu i ARRSH Evis Berberi.

Agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive. Kujtojmë që emisioni “Vetting” zbuloi disa ditë më parë, aferat në të cilat është përfshirë Berberi.

EMISIONI VETTING

Por kush është drejtori i ARSH, Evis Berberi, që riprojekton për herë të disatë të njëjtin studim? Evis Berberi rezulton pronar me 20 për qind të kapitalit të firmës “DAAM shpk” nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.

Vetë Berberi prej vitesh ka qenë shumë pranë ministres Balluku, si kur ishte drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL në vitet 2013-2019 e më pas edhe Këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës apo drejtor i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, deri më Qershor 2021 kur kaloi në krye të Autoritetit të Rrugëve. Në gjithë këto poste Berberi është “kujdesur” që shumë fonde të shkojnë drejt kompanisë së tij private, “DAAM shpk”.

Sa para deklaron, Evis Berberi, kreu i ARRSH-së në pasurinë e tij? Më 5 Mars 2019, Evis Berberi ka deklaruar pranë ILDPKI-së pagën nga pozicioni si administrator i shoqërisë “DAAM shpk”. Pagën nga pozicioni i punës si drejtues teknik pranë shoqërisë “Bvaal Engineering shpk”.

Një vit më pas, më 6 Mars 2020, si dhe në vitet në vazhdim, më 31 Mars 2021 dhe 09 Prill 2021, Evis Berberi ka deklaruar në ILDKPI pagën si këshilltar në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Pagë si anëtar Bordi në Institutin e Ndërtimit. Pagë si kryetar i Bordit të Albpetrol. Pagë si anëtar bordi në Autoritetin Portual Durrës. Po kështu, rezultojnë edhe të ardhura të përfituara nga bashkëshortja si rezultat i kontratës së dhënies së tokës me qira e lidhur me kompaninë BANKERS.

Por, pavarësisht është deklaruar shitja e firmës së tij tregtare, në asnjë nga formularët e mësipërm nuk ekziston asnjë e dhënë për deklarimin e shitjes së kompanisë “Daam shpk”. Për më tepër, lidhja me drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi me Valter Begajn nuk del vetëm te transaksioni i shitje-blerjes së kompanisë “B – VAAL ENG – 10”, që më vonë iu ndryshua emri në “DAAM”. Nga shtatori 2018-të, kur Evis Berberi bleu kompaninë e Begajt, ai ka punuar në të njëjtën zyrë me të.

Nga të dhënat e QKB-së, veç kompanisë “B-VAAL ENG-10”, Valter Begaj rezulton themelues dhe ende pronar i kompanisë tjetër “B-VAAL ENGINEERING”. Këtë kompani ai e ka themeluar më 28 gusht të 2017-s, tre muaj para se të themelonte kompaninë që më vonë bleu Evis Berberi. Ashtu si “B-VAAL ENG-10”, që ndryshoi emrin në “DAAM”, edhe B-VAAL ENGINEERING” e ndryshon emrin duke u bërë “NET-Group”.

Objekti i të dyja kompanive mbetet i njëjtë, ai i studimit, projektimit dhe supervizimit të veprave inxhinierike. Veç objektit, dy kompanitë rezultojnë me të njëjtën adresë identike. Kompania “NET-Group” e Valter Begajt, tre muaj pasi Evis Berberi u zgjodh drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, pra në gusht të 2021 fiton një tender me vlerë rreth 175 mln lek me TVSh për mbikëqyrjen e punimeve në Lotin 7 të Unazës së Madhe. Veç kësaj, nga të dhënat e publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, kompania rezulton fituese edhe për mbikëqyrjen e tre projekteve në Bashkinë e Durrësit me një vlerë totale rreth 10 mln lek.

Si e pagoi Berberi ish-firmën e tij?

Gjatë drejtimit të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Evis Berberi, që varet nga ministrja Belinda Balluku pajisi si Auditues të energjisë në ndërtesa, auditues së energjisë në instalime industriale, dhe menaxher të energjisë, personin i cili i bleu kompaninë DAAM shpk.

Pra, pronari aktual i DAAM shpk ka përfituar nga Evis Berberi, pronar i mëparshëm i të njëjtës shoqëri tregtare, vlerën 322 milion lekë të vjetra paguar Qeveri shqiptarë. Ndërsa firma e Valter Begaj “NET-Group” ka përfituar nga ARRSH 475 milion lekë. Firma net group dhe firmën e drejtorit të ARRSh “DAAM shpk e lidhë Valter Begaj tek njëra si aksioner dhe tek tjetra si administrator me drejtues… Evis Berberin.

Pikërisht kjo lidhje duket se tashmë ka bërë që në SPAK të ketë një dosje ku pritet të analizohen hap pas hapi faktet se si Evis Berberi ka lidhur kontrata publike me institucione shtetërore, kur mbante detyrën e drejtuesit në një institucion shtetëror? Një pikë tjetër është punësimi si drejtues teknik në një firmë që vijon të lidhë kontrata e të përfitojë fonde nga ARRSH, autoritet i cili drejtohet po nga Evis Berberi.

Berberi “gjurmë” dhe tek Unaza e Tiranës

Në 8 tetor 2021, kreu i ARRSH, Evis Berberi ka firmosur tenderin me vlerë 23 milionë euro për kompanitë ALKO-IMPEX dhe 2T, për ndërtimin e Unazës së jashtme të Tiranës, Loti 7. Pronarët në letra të dy kompanive fituese janë Arbër Abazi dhe Artan Sako. Arbër Abazi është nipi i ish deputetit të PS, Sadri Abazi. Artan Sako është vëllai i ish-kreut të Gardës, Gramoz Sako. Për të mbikëqyrur punimet e ALKO-IMPEX dhe 2T, për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7, Evis Berberi ka përzgjedhur në datën 10 nëntor 2021 si fituese e tenderit grupin e kompanive “NET-GROUP” dhe “ARABEL – STUDIO”.

Vrasja e Grei Bihucit, prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për dy autorët e dyshuar

Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasit F.M dhe K.M për ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2024, në qendër të qytetit të Fierit, përballë Bar restorant “Piazza”, ku rreth orës 11.30, shtetasit F.M dhe K.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me një mjet të mprehtë (thikë) shtetasin G.B, ku si pasojë e plagëve humbi jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi në datën 11.03.2024 çështjen penale nr. 382, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet 78/1- 25 dhe 279/2 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve F.M dhe K.M.

Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetasve F.M dhe K.M.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarjeje, me qëllim hetimin e thelluar të motivit, shkaqeve apo përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

Sot “Dita e Verës”- Çfarë simbolizon festa pagane

Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet në qytetin e Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Rituali i Ditës së Verës

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhë. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jetë më të mirë, të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan në katër faza Festen e Ditës së Verës.

Faza e parë është faza përgatitore qe nis me grumbullimin e zaireve që janë të nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dytë është nata e Verës që nis me 13 mars me zjarrin, faza e tretë mëngjesi i Ditës së Verës që nis me 14 mars dhe së fundi pikniku i Ditës së Verës në mesditën e 14 marsit.

Në vigjilje të natës se Ditës së Verës, çdo shtëpi është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sytheve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk.

Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit.

Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm. Mëngjesi është i gëzuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen herët me 14 mars dhe me një përkushtim të veçantë hapin derën që të futet e mira dhe të dalë e liga.

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria është tronditur gjatë natës nga një termet i fortë, i pasuar me disa postgoditje. 

Mësohet se lëkundjet e forta janë ndjerë në afërsi të Koplikut, ndërsa tërmeti ishte me magnitudën 5.4. Lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 04:06, janë ndjerë thuajse në gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, më pas ka pasur minitërmete të vogla, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 2.5 . Deri më tani nuk raportohet për dëme. 

foto galeri

Në 1 Prill çelen zyrtarisht bastet sportive online

Pas më shumë se një viti diskutimesh, në muajin Prill hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, të cilat i hapin rrugë formalizimit të basteve on line. Çdo subjekt i interesuar për të ushtruar këtë veprimtari, do duhet të aplikojë për licencë, pasi të përmbushë një sërë kriteresh të vendosura në ligj.  Ndryshimet ligjore forcojnë rregullat për ushtrimin e këtij aktiviteti si dhe japin më shumë siguri për lojtarëve”. 

Konkerisht,  Ministria e Financave, do të ketë nën kontroll çdo informacion për shumën e luajtur, pasi çdo lojtar duhet të regjistrohet në platformë nëpërmjet ID-së dhe të gjitha transaksionet mes tij dhe kompanisë do të kryhen nëpërmjet sistemit bankar.  Të dhënat për lojtarët, do të mbahen për tre vjet në një regjistër të posaçëm nga të gjithë organizatorët e lojërave të fatit, si masë për të kontrolluar pikërisht shumat që do mund të qarkullohen nëpërmjet këtij aktiviteti.

Referuar ndryshimeve në ligj të botuara në Fletoren Zyrtare, subjektet që kërkojnë të pajisen  me licencë në kategorinë “Baste sportive online”, duhet të jenë shoqëri aksionare, me seli në Shqipëri dhe të regjistruar në QKB; të kenë një shumë kapitali   jo më pak se 40 milionë lekë; të deklarojnë  burimin e kapitalit që do të  investohet për ushtrimin e veprimtarisë; të ketë përvojë në fushën e  lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të  BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet, si dhe subjekti aplikues ose të paktën njëri nga  aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit  financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.

Për të dhënë garanci për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.”.

Sa i takon tatimit, sipas ligjit të ri, oganizatorët e kategorisë “Baste sportive  online” derdhin brenda datës 15 të muajit pasardhës në  llogari të Fondit të Posaçëm masën 15% të të  ardhurave bruto nga loja, ndërsa lojtarët do të trajtohen sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

SCAN

Tjetër park fotovoltaik në Sheq Marinas-Fier

Aplikimet për projekte impiantesh forovoltaike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë vijuar edhe gjatë marsit.

Në një publikim të datës 11 mars, MIE bëri të ditur se një tjetër subjekt ka kërkuar që të marrë miratimin për një impiant me fuqi të instaluar 21MW.

“Në bazë të Nenit 15 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” i ndryshuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton si më poshtë: Shoqëria “PROSOL” SH.P.K. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 21 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në fshatin Sheq Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier” thuhet në publikimin e MIE.

Kjo do të thotë se projekti, nëse miratohet, nuk i garantohet blerja e energjisë nga shteti por do ta shesë atë në treg të lirë ndërkohë që përfitimi i shtetit në këtë rast është një sasi fikse energjie që përcaktohet në kontratë si “tarifë konceisonare” dhe që mund të paguhet edhe në lekë në një vlerë të barazvlefshme.

Interesi për energjinë diellore vijon të mbetet i lartë globalisht, nxitur nga politikat për tranzicionin e gjelbër. Për Shqipërinë kjo shpërfaqje më e theksuar këto kohë ka të bëjë me faktin që projektet që po dalin në skenë tani janë të ideuar gjatë periudhës së krizës kulmi i së cilës ishte në vitin 2022.

Më herët në janar dhe shkurt pranë MIE u paraqitën dhjetë aplikime për impiante fotovoltaikë me kapacitet të instaluar që varionte nga 25 -100 MW, të cilat në total përbëjnë 383 MW.

Aplikimet publikohen në faqen e ministrisë për të pritur komentet nga palë të treta ndërkohë që më pas merren në shqyrtim për të dhënë ose jo miratimin final. Aktualisht qeveria ka hapur nga 15 janari ankandin për dhënien e një kapaciteti 300 MW në fotovoltaikë të cilësuar hibridë.

Ofertuesit kanë afat deri më 17 maj të dorëzojnë ofertat e tyre teknike dhe financiare. Çmimi maksimal i pranueshëm në këtë ankand do të jetë 59.97 euro për MWh, ndërsa fituesi do të shpallet më 10 korrik të këtij viti.

Këto ankande cilësohen si hibride, pasi shteti shqiptar është i gatshëm për të blerë energjinë e prodhuar nga këto impiante për një afat të përcaktuar, në këtë rast 15 vite, por pa angazhuar asete të tjera. Çka do të thotë që tokën dhe elementë të tjerë investitorët duhet të sigurojnë dhe negociojnë vetë. Monitor

Vrasja e Shkëlzen Kastratit ne Fier, Apeli lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Albert Zajën

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A. Z, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga 78/1 dhe 25 i K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 dhe 25 të Kodit Penal (për armët e përdorura në veprën penale të vrasjes), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal (për armën e llojit pistoletë Glok, e gjetur në momentin e arrestimit) si dhe veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuhetisë dhe sportive” e parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal (lidhur me 23 copë fishekët për armet e zjarrit te gjahut).

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2021, rreth orës 10:46,  ku në Lagjen “Sheq i Madh” tek Ura e Sheqit në Fier, është raportuar se është bërë një vrasje me armë zjarri  dhe si pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi me iniciale Sh. K. Një ndër autorët e akuzuar për kryerjen e veprës penale në rolin e ndihmësit është i pandehuri me iniciale A. Z, i cili ka ndihmuar ekzekutorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Fier, me vendimin nr. 1137/ (160), datë 04.04.2023 ka vendosur:

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 25 i Kodit Penal (për armët e përdorura në veprën penale të vrasjes).
  2. Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal (për armën e llojit pistoletë Glok, e gjetur në momentin e arrestimit”) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

4.Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal (per 23 fishekët për armët e zjarrit të gjahut) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

5.Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm ndaj të pandehurit A. Z, konkretisht me 21 (njëzet e një) vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit A. Z, ti ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht të dënohet me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.Z, i cili kërkoi:

-Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 160, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke kërkuar deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A. Z për akuzën në ngarkim të tij të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të K.Penal pasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer vepër penale, ose ndryshimin e cilësimit juridik dhe dënimin e të pandehurit me kohën e paraburgimi.

-Dënimin e të pandehurit vetëm për veprat penale të parashikuara nga nenet 278/4 e 280 të K.Penal me kohën e vuajtur në paraburgim nën efektet e masës së sigurimit ‘arrest në burg”.

-Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” për të pandehurin A. Z.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe znj. Edlira Petri, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 1137/160, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Shkallës Rrethit Gjyqësor Fier, me këtë ndryshim:

– Dënimin e të pandehurit A. Z, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 I K.Penal me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Në bashkim të dënimeve, në aplikim të nenit 55 të K.penal, dënimin e të pandehurit A. Z me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e dënimit e të pandehurit A. Z dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Fier-Aksidentoi me makine nje te moshuar dhe u largua nga vendngjarja, procedohet 32 vjecari

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 72-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.  
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.