Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Kreu i SPAK, Altin Dumani bëri një deklaratë të fortë këtë të premte, ku tha se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha ai
Një sasi mbi 102 kg marijuanë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Igumenicës në Greqi.
Rreth orës 02.25 me orën lokale, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet me targa HNE-9563, që nga verifikimi rezultoi automjet i sektorit të anti-drogës së Igumenicës. Automjeti nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë deri sa është përplasur me 3 automjete të parkuara. Efektivët që ishin në operacion kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar shoferin dhe pasagjerin. Drejtuesi i mjetit u identifikua si Konstantinos Nakos, 41 vjeç, oficer i sektorit të anti-drogës së policisë së Igumenicës ndërsa pasagjeri, Arben Murto, 41 vjeç nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol. Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 19 pako me 102 kg 670 gram marijuanë.
Nga hetimet rezulton se oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22.00 – 06.00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje në Sajadhë, pranë kufirit greko-shqiptar.
Gjatë kontrollit në mjet u gjet gjithashtu pistoleta e oficerit Oikonomou. Veç dy të arrestuarve të parë, me urdhër të Prokurorit, u arrestua edhe oficeri 50 vjeçar. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 640 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit. Një makinë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant. Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.
Një prej personave është akoma në automjet. Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.
Nje pus nafte i fondit te ndalur eshte perfshire nga flaket mesditen e sotme ne Gjorgoz te njesise administrative Cakran . Ende nuk dihen shkaqet e renies se zjarrit nderkohe qe ne vendngjarje kane mberritur menjehere sherbimet zjarrfikese te kompanise Albpetrol te cilat kane bere te mundur neutralizimin e flakeve vetem brenda disa minutave. Sipas informacionit te marre prane kompanise , ky pus nafte i fondit te ndalur eshte perfshire nga flaket edhe here te tjera ndersa grupi i ekspertizes po punon per shkaqet e renies se zjarrit. Fatmiresisht si pasoje e flakeve nuk ka patur asnje dem pervecse ndotjes mjedisore pasi zona perreth eshte mbuluar nga re te zeza tymi.
Avokati mbrojtes i te miturit , Ervis Goxhaj, ne nje deklarate per mediat ka pohuar se Klajdi Muka nuk eshte aktiv ne ngjarje dhe eshte larguar sapo ka filluar konflikti. Ceshtja per te do te kaloje ne apel dhe do te kerkohet te lihet ne mbikqyrje nga prinderit.
Ne perfundim te seances gjyqesore ndaj dy autoreve te dyshuar te vrasjes se 19 vjecarit Grei Bihuci ne Fier, trupi gjykues ka dhene vendimin e mases se vleresimit arrest me burg per 18 vjecarin Florian Muka autorin e vrasjes si dhe 17 vjecarin Klajdi Muka si bashkepunetor ne kete ngjarje.
Seanca e sotme eshte zhvilluar nen masa te forta sigurie . Dy autoret Florjan dhe Klajdi Muka ( djem xhaxhallaresh ) jane njohur sot me masen e sigurise arrest me burg per vepren penale te “vrasjes ne bashkpunim “dhe “mbajtje pa leje armeve te ftohta”.I mituri do dergohet ne burgun e Kavajes (per te mitur) nderkohe qe autori ne burgun e Fierit
Seanca eshte zhvilluar me trupin gjykues te perbere nga prokuror Petrit Vuka, gjyqtar Noel Veizi, avokat i autorit te vrasjes Gazmend Pasha ndersa Ervis Goxhaj avokat i te miturit 17- vjecar Klajdi Muka i cili ne seance ishte i shoqeruar nga babai i tij dhe psikologia Kamela Xhafaj
Ngjarja
Ngjarja e rende ka ndodhur 3 dite me pare ne qender te qytetit te Fierit teksa pas nje konflikti per motive te dobeta Florian Muka ka goditur me thike 19 vjecarin Grei Bihuci dhe shokun e tij 20 vjecar Olti Serjanaj. Si pasoje e plageve te marra ka ndruar jete, 19 vjecari Grei Bihuci . Sipas dosjes hetimore mesohet se sherri ka nisur qe ne muajin dhjetor te vitit te kaluar mes disa personave , per nje thike qe eshte perdorur dhe perfundoi ne nje ngjarje tragjike ne 11 mars 2024 ne qender te Fierit ku mbeti viktim 19 vjecari Grei Bihuqi dhe u plagos shoku i tij 20 vjecar Olti Serjanaj. Sherri ka zgjatur deri ne diten e ngjarjes kur te dyja palet te perfshire ne konflikt jane takuar per te sqaruar dhe per tu pajtuar por ne momentin e takimit jane perfshire perseri ne konflikt duke shkuar deri ne perdorimin e thikes qe dispononte Florian Muka.sipas dosjes hetimore viktima nuk eshte perfshire ne konfliktet e meparshme por eshte ndodhur i pranishem ne diten e ngjarjes duke mbetur edhe viktim .
Ajo kishte lënë pas një lidhjeje të zgjatur prej disa kohësh. Burri, nuk e pranoi refuzimin dhe tentoi ta përplaste duke e hedhur me makinë me shpejtësi të plotë në rrugën e këmbësorëve të Novi Ligure, në provincën e Alessandria. Videoja e regjistruar nga një kamera vëzhgimi dhe e siguruar nga policia tregon se çfarë ka ndodhur.
Mëngjesin e së martës, një zdrukthëtar 50-vjeçar pa precedentë penalë me origjinë shqiptare, tentoi të shtypte 41-vjeçaren, gjithashtu shqiptare, duke e përplasur me lulet aty pranë. Në fund, sipas pamjeve, automjeti përplaset me një pemë. Ndërsa 41-vjeçarja ishte në tokë duke kërkuar ndihmë, burri ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur ta godasë.
Ajo u shpëtua nga një rreshter policie në pension 71-vjeçar, i cili e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri menjëherë për të ndaluar burrin. Sipas një rikonstruksioni fillestar, viktima kishte vendosur ta linte një javë më parë.
Pas disa ditësh ndarje, ai ka vendosur të sqarojë situatën duke shkuar në shtëpinë e gruas. Fillimisht ka pritur që ajo të zbriste nga banesa, më pas e ka ftuar të hipte në makinë. Por kur ajo refuzoi, ai e ndoqi atë në makinë dhe më pas e përplasi. Sulmuesi u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasje. Megjithatë, gruaja u dërgua në spital me një prognozë disaditore.