Ndiqen penalisht 2 shtetas ne FIER

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin J. T., 23 vjeç, banues në fshatin Suk, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar cannabis sativa.

Specialisët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F. S., 68 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar në biznesin e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Kompania e dhëndrit të Trump synon investime të mëdha në Sazan dhe Zvërnec

Kompania amerikane “Affinity Partners”, që zotërohet nga Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, është në diskutime të avancuara për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë vlerën e 1 miliard dollarë, sipas Bloomberg.

Dy prej tyre janë në Shqipëri, në Sazan dhe Zvërnec dhe një në Serbi.

Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman, tha Kushner në një intervistë me Bloomberg News.

Sazan Spa Estate rendering Source: Studio Genesis

Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit të Shqipërisë, një rajon bregdetar me më shumë se tre milje plazhe me rërë të bardhë të thellë. Firma planifikon të ndërtojë disa resorte në zonë, me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.

“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të paprekura dhe unike që kam parë kudo në botë,” tha Kushner.

Në artikullin e Bloomberg janë publikuar dhe foto nga projekti i Sazanit që paraqet vila luksoze në pjesën shkëmbore të ishullit, dhe një qendër SPA po mbi shkëmb, me pamje nga deti, të hartuara nga studio “Genesis”. (shënim i Monitor).

Gjatë kërkimeve bashkë me miqtë e tij Ric Grenell, i cili ka qenë ambasador i SHBA-ve në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, ai u tërhoq nga një prej zonave turistike me rritje më të shpejtë në botë. Qyteti turistik i Ksamilit, në Shqipëri, renditet ndër destinacionet kryesore globale të Airbnb.

Projekti i tretë synon të transformojë tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-Qeverisë së Jugosllavisë.

Kushner është dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity, e cila tani ka asete prej 3.1 miliardë dollarësh.

Firma mbështetet nga investitorë nga shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Ai po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.

Kushner luajti një rol kryesor në Marrëveshjet e Abrahamit që normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa kombeve arabe në vitin 2020. Ai ka pohuar se nuk do t’i bashkohet administratës së Trump nëse kandidati pretendent republikan fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor, sipas Bloomberg.

Sazan Sea Villas rendering Source: Studio Genesis

Qarkullonte me makinë të blinduar, shoqërohet Safet Bajri

Policia e Shkodrës ka ndaluar një automjet të blinduar, i cili nuk ishte i autorizuar.

Automjeti tip “Mercedes Benz”  drejtohej nga Safet Bajri alias Safet Rustemi, ndërsa kanë nisur procedurat për konfiskimin e mjetit.Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave

Fier-Gjendet e pa jete ne banese e moshuara

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20 në lagjen “Liri Gero”, Fier, është gjetur e pajetë, në banesën e saj, shtetasja S. J., 71 vjeçe.

Nga kqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ish polici u qëllua me 3 armë, pranë banesës ndodheshin edhe familjarë të tjerë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes në Fushë-Krujë, ku u ekzekutua në oborrin e banesës së tij, Gentian Bejtja.

Gentian Bejtja dyshohet se është qëlluar me tre armë automatike. Bejtja ndodhej në një serë pranë banesës në kohën kur ai është qëlluar.

Pranë banesës ndodheshin dhe familjarë të tjerë, ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja.Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Ekzekutimi i ish policit te burgjeve: U qëllua sapo hyri në shtëpi. Dy emrat me të cilët kishte përplasje 

Gentian Bejtja u ekzekutua me armë zjarri pasditen e sotme në oborrin e banesës së tij, në të cilën sipas gazetares, Klodiana Lala, ai nuk kishte shkelur prej kohësh që pas atentatit të korrikut të vitit të shkuar ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino.

Prej atëherë, Bejtja nuk kishte takuar as fëmijët e tij të mitur, të cilët mbetën të plagosur nga ngjarja. Që pas atentatit, policia ishte vënë në kërkim të Gentian Bejtjas për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje. Ai dyshohej se fshihej në një bazë në Shëngjin.

Me sa duket, kundërshtarët ishin të vendosur për ta eliminuar ish-efektivin e burgjeve. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë vrasës profesionistë. Bejtja njihet për përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami dhe Marklen Hakën.

Gjendet i mbytur në det një person në afërsi të Kepit të Gjuzës në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë në det në afërsi të Kepit të Gjuzës në Vlorë.

Trupi i mbytur është gjetur nga peshkatarët e Vlorës dhe është duke u transportuar për në triport dhe më pas drejt morgut të Vlorës. Ende nuk është bërë identifikimi i trupit të pajetë.

Ekzekutohet me armë zjarri në oborrin e banesës, ish punonjesi i burgjeve

Ekzekutohet Gentjan Bejtja. Mesohet se Bejtja ka dyshime se është vrarë në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës. 

Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.

Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Për krimin në fjalë u arrestua Valter Bami. Valter Bami dhe Gentjan Bejtja kanë pasur përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë pasur dyshime të forta se Bejtja mund të fliste dhe të dëshmonte për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.