Ish-ministrit Beqaj i komunikohet akuza ‘Shpërdorim detyre’

SPAK ka përfunduar hetimet dhe i ka komunikuar akuzën për ‘shpërdorim detyre’ ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për çështjen për koncesionin e sterilizimi

Beqaj ka shkuar mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK, ku po vijon seanca. 

Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit. Në daljet e tij mediatike, Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.

Policia jep detaje te reja nga aksidenti tragjik ne Tepelen me 4 viktima

Informacion shtesë

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Identifikohen 4 viktimat e aksidentit tragjik ne Tepelene, 2 nga të plagosurit në gjendje të rëndë

Është zbardhur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë.

Mesohet se bëhet fjalë për shtetasit:

Riza Astrit Rapaj 42 vjeç
Lavdosh Bega 62 vjeç
Lefteri Bega 57 vjeç
Afërdita Meta 85 vjeç

Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona:

Jani Meta rreth 60 vjeç
Lavdie Ismail Meta 61-vjeç

3 të tjerë janë të plagosur lehtë

Detaje- Si ndodhi aksidenti në Tepelenë që i mori jetën 4 personave

Zbulohen detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që i mori jetën katër personave në Tepelenë.

Ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.

Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar 4 viktima ende të paidentifikuara, dhe dy të plagosur po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Aksidenti tragjik në Tepelenë, policia jep detajet

Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Rëndohet bilanci i aksidentit të trefishtë, humbin jetën 3 persona, 5 të plagosur

Aksident i rëndë automobilistik në Tepelenë me pasojë vdekje. Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti.

Njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën tre persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë 8 shtetas

Vijon….

Aksident i trefishtë , ndërron jetë një i moshuar, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Tepelenë me pasojë vdekjen.

Tre automjete jane perfshire ne nje aksident te ndodhur para 5 minutash ne bypassin e Tepelenes poshte kalase se ketij qyteti qe eshte pjese e aksit nacional Tepelene-Gjirokaster.Nje automjet duke ardhur ne drejtimin jugor ka humbur kontrollin dhe si pasoje dhe eshte perplasur me dy automjete te tjera qe qarkullonin ne drejtim te kundert.

Rrjedhimisht ka ngelur i vdekur ne vend nje prej drejtuesve te mjeteve te perfshire ne aksident nderkohe qe jane lenduar tre te tjere.

Keta te fundit jane percjelle per ne Spitalin e Gjirokastres per tu trajtuar. Sipas verifikimeve te para nga ana e Policise Rrugore behet e ditur se shkaku i aksidentit ka qene lageshtia ne rruge si pasoje e shiut.

Kush nuk justifikon vlerën e automjetit që zotëron, do të hetohet/ Nga 2025, pasuritë e shqiptarëve futen në ‘sitë’!

Nga viti i ardhshëm, kush ka një makinë luksoze do të duhet të justifikojë burimin e parave që ka blerë mjetin. Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale që zotëruesi i saj ka pasur gjatë këtij viti.

Ky ballafaqim pasurie nis me personat që kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, ku referuar të dhënave zyrtare këtë vit duhet të dorëzojnë këtë deklaratë afro 106 mijë qytetar, nga të cilët 75 mijë kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë.

Por ky është vetëm hapi i parë pasi do të ketë edhe ballafaqime të të ardhurave me pasuri të tjera që kanë qytetarët të cilët pas një analize të tatimeve do të vlerësohen me risk, pra për të cilët ka dyshime që të ardhurat e fituara janë më të larta se ato të deklaruara.

Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror që do të batohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bashkë me atë të Transportit Rrugor. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim.

Në përpjekje për të luftuar informalitetin dhe pastrimin e parave, brenda vitit 2026 pritet të ngrihet edhe Regjistri i Pasurive të Tatimpaguesve./A2