42 vjecarja hedh ne lum foshnjen e saj te porsalindur, ndalohet nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

35 vjecari në burg pas martesës me të miturën nga Roskoveci

14-vjecarja që u martua me 35-vjeçarin nga Divjaka, i cili tashmë është në qeli, kërkon ë të ribashkohet me të. Ajo thotë se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë dhe se vetëm me 35-vjeçarin është ndjerë e sigurtë.

Ajo ka treguar se për të momenti më i bukur është ai i dasmës.

“U njoha me burrin në treg. Araniti nuk e dinte moshën time, i thashë jam 17 vjeç. Familja ime nuk ishin dakord me këtë marrëdhënie dhe vendosa të largohem. Nuk mendoj asgjë, dua të iki vetëm të shtëpia e Aranitit. Un prindërit e tij i shoh si prindërit e mi. Vetëm dasma ka qenë momenti më i bukur, kemi shumë momente të bukura por ky është më i bukuri. Arsyeja është se nëse shkoj te ta do jem më e qetë dhe nuk do jem me këtë stres që kam. Unë dua që ai të dalë nga burgu se nuk e kuptoj se për çfarë arsye… u bë dhe mediatike se kjo më shqetëson dhe më shumë. Se kuptoj pse u bë në këtë lloj akti. Nuk e quaj fajtor”, tha 14-vjeçarja 

E mitura ka thënë se ka ndjenja për 35-vjeçarin.

Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e 10 janarit të këtij viti. Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjeçare. E mitura që prej muajit mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë. Lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës të cilët e kanë denoncuar rastin në polici. 34 vjeçari është shoqëruar disa herë nga uniformat blu, por më pas është lënë i lirë gjatë kësaj periudhe. Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë ndërsa diçka të tillë e ka shprehur edhe para policisë.

Aksidenti në Tepelenë/ Ishin nisur për të festuar lindjen e nipit

Dy familje kanë hapur dyert e mortit në qytetin e Memaliajt; Familja e Lavdodh Begajt dhe ajo e Jani Metas.

Familjes së parë iu mbyll pragu pasi çifti jetonte i vetëm, sepse dy vajzat madhore kishin krijuar familjet e tyre, ndërsa familja e Jani Metës çeli dyert e mortit për 90-vjeçaren e moshuar Afërdita Metaj, e cila ndodhej në automjetin ku udhëtonin të gjithë së bashku, dy çiftet krushq Meta e Bega.

Lavdie dhe Jani Meta të cilët janë të shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet kishin lidhje krushqie me dy viktimat Lavdosh dhe Lefteri Begaj. Djali i çiftit Meta kishte marrë për grua një prej vajzave të çiftit Begaj. 90-vjeçarja Afërdita Metaj ka qëne e ëma e të plagosurit rëndë Jani Metaj.

Të dy familjet ishin duke shkuar për të darkuar në restorant, afër fshatit Peshtan të Tepelenës. Darkimi po zhvillohej pasi të dy çiftet e krushqve ishin bërë gjyshër pasi i kish lindur nusja e shtëpisë, praktikisht e bija e Lavdosh dhe Lefteri Begajt.

Ndërsa në fshatin Izvor të Memaliajt janë çelur dyert e mortit në familjen Rapa pasi djali i kësaj familjeje, Riza Rapaj, me profesion faturist në OSHEE humbi jeten në aksidentin e djeshëm teksa humbi kontrollin e drejtimit të mjetit që u përplas me Toyotën ku udhëtonin 3 viktimat dhe 2 të lënduarit rëndë. Lavdosh Bega punonjës i OST me të shoqen do të përcillen për në banesën e fundit në orën 14:00, ndërsa Riza Rapaj një orë më vonë.

Aksidenti tragjik me 4 viktima ne Tepelen, arrestohet drejtuesi i “BMW”

Arrestohet drejtuesi i “BMW”-së që thuhet se shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur në Mallakastër.

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”, sqaron policia.

Dy familje kanë hapur dyert e mortit në qytetin e Memaliajt; Familja e Lavdodh Begajt dhe ajo e Jani Metas.

Familjes së parë iu mbyll pragu pasi çifti jetonte i vetëm, sepse dy vajzat madhore kishin krijuar familjet e tyre, ndërsa familja e Jani Metës çeli dyert e mortit për 90-vjeçaren e moshuar Afërdita Metaj, e cila ndodhej në automjetin ku udhëtonin të gjithë së bashku, dy çiftet krushq Meta e Bega.

Lavdie dhe Jani Meta të cilët janë të shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet kishin lidhje krushqie me dy viktimat Lavdosh dhe Lefteri Begaj. Djali i çiftit Meta kishte marrë për grua një prej vajzave të çiftit Begaj. 90-vjeçarja Afërdita Metaj ka qëne e ëma e të plagosurit rëndë Jani Metaj.

Të dy familjet ishin duke shkuar për të darkuar në restorant, afër fshatit Peshtan të Tepelenës. Darkimi po zhvillohej pasi të dy çiftet e krushqve ishin bërë gjyshër pasi i kish lindur nusja e shtëpisë, praktikisht e bija e Lavdosh dhe Lefteri Begajt.

Ndërsa në fshatin Izvor të Memaliajt janë çelur dyert e mortit në familjen Rapa pasi djali i kësaj familjeje, Riza Rapaj, me profesion faturist në OSHEE humbi jeten në aksidentin e djeshëm teksa humbi kontrollin e drejtimit të mjetit që u përplas me Toyotën ku udhëtonin 3 viktimat dhe 2 të lënduarit rëndë. Lavdosh Bega punonjës i OST me të shoqen do të përcillen për në banesën e fundit në orën 14:00, ndërsa Riza Rapaj një orë më vonë.

Shpërthimi me 2 viktima në Lushnje, GJKKO liron administratorin e firmës

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Pranë Gjykatës së Posaҫme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 13.03.2024 është regjistruar kërkesa penale me objekt: 1. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024, si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës. 2. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-20241308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 88 dhe 112 të K.Pro.Penale, me vendimin Nr. 24 Akti, datë 18.03.2024 vendosi:
1. Rivlerësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024 si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.
1.1. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.
1.2. Të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Leonard Gjini pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/2 të Kodit Penal.
1.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Leonard Gjini, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Robert Kola, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
3. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kudret Sulo, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
4. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Miklovan Petro, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
5. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Eugert Sina, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024 -1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
6. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilmi Uku, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 18.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Karnavalet në Greqi, dy të rinjë shqiptarë plagosin 25-vjeçarin

Një sherr brutal është regjistruar në Rodos të Greqisë. Pas konfliktit verbal, të rinjtë kanë përshkallëzuar sherrin në përdorimin e thikave. Si pasojë e ngjarjes është plagosur një 25-vjeçar. Autorët janë dy të rinj me origjinë nga Shqipëria.

Në fillim ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje. Si pasojë e sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë. I plagosuri nuk është identifikuar ende për mediat greke.Dy shqiptarët ende të paidentifikuar janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Rajmonda Balili reagon ndaj vendimit te SPAK: Nuk jam dakord me pezullimin nga detyra

Ish-kryebashkiakja e Patosit ka përfunduar në dyert e SPAK. Rajmonda Balili është nën akuzën për abuzimin me tenderat në kohën kur ishte kryebashkiake e Patosit.

Balili ka bërë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se nuk është dakord me pezullimin nga detyra, teksa u shpreh se ka ardhur vetë të njihet me hetimet.

Rajmonda Balili: Nuk kam qenë në shqipëri kur është dhënë masa. Kam ardhur vetë të njihem me hetimet. Jam marrë në pyetje më parë. Nuk mund ta them nr sa tendera ka marrë pjesë “Genti 001” dhe ç’problem ka. Ato kanë qenë baza materiale. Do t’i përgjigjem drejtësisë patjetër, nuk jam dakord me pezullimin nga detyra”

Ajo është pezulluar nga detyra si prefekte e qarkut Fier me vendim të GJKKO. Gjithashtu Balili akuzohet edhe për favorizim të një kompanie në dy raste. Ish-kryebashkiakja a bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte.

Ish-kryebashkiakja e Patosit paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balili është paraqitur në SPAK, pasi mungoi në seancën e rivlerësimit të sigurisë.

Mësohet se Balili nuk mori pjesë në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë, pasi ndodhej jashtë vendit. Balili ka masën e ‘pezullimit nga detyra’ për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’.

Gazetari Ermal Vija në një raportim të drejtpërdrejtë për ABC News tha se “Bëhet fjalë për dy tendera kur mbante detyrën e kryetares së bashkisë së patosit sipas prokurorisë Balili kanë favorizuar një kompani për marrjen e  dy tenderave. Nga ana tjetër Balili është shprehur se nuk ka bërë favorizim dhe se gjithçka do ia lejë në dorë drejtësisë. Përveç Balilit janë të dyshuar dhe disa anëtarë apo inxhinierë në bashkinë e Patosit.”