Alarm për bombë në Ministrinë e Kulturës në Romë, evakuohet stafi

Një alarm për bombë në Ministrinë e Kulturës në Romë, ka shqetësuar autoritetet.

Mediat në Itali njoftojnë se alarmi është ngritur pas një telefonate anonime, ku theksohej se një bombë ishte vendosur brenda ndërtesës. Menjëherë është bërë evakuimi i stafit.

Raportohet se këtë të martë ishte planifikuar një takim brendaambienteve të Ministrisë.

Vrasja e foshnjes nga nëna/ Mjeku i Qendrës Shëndetësore: S’ka ardhur kurrë për vizitë

Ditën e djeshme ne Tapizë të Fushë-Krujës, një 42-vjeçare pasi e solli në jetë, hodhi foshnjen ne saj ë lum. Dyshohet është përfshirë dhe vajza e madhe e gruas, e cila mendohet se ka hedhur mbetjet dhe foshnjën, të futur në një qese plastike, në një kosh në lumin e Tapizës.

Ndërkohë mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi thotë se nuk kanë pasur dijeni për shtatzëninë e 42-vjeçares, pasi ajo nuk është paraqitur kurrë në për vizitë në Qendrën Shëndetësore. Ai e përshkruan 42-vjeçaren si nënë të përkushtuar të 5 fëmijëve

Për rastin në fjalë jemi njohur nga mediat. Ne e njohim si familje shumë e mirë, nënë e përkushtuar, është nënë e 5 fëmijëve. Për pjesën e shtatzënisë s’kemi fare dijeni, nuk janë paraqit fare. I gjithë lajmi është marrë vesh nga mediat”, thotë mjeku.

Shkatërrohet banda kriminale në Itali, ‘koka’ e grupit një 32-vjeçar shqiptar

Një operacion policor, i koordinuar nga DDA, çoi në arrestimin e nëntë personave, të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e kokainës në Rozzano të Italisë.

Aktiviteti hetimor i kryer nga i Policisë së Milanos nisi pas arrestimit të një shtatëmbëdhjetë vjeçari në mars 2021. Por pjesa më e rëndësishme e hetimit u zhvillua nga Krishtlindjet 2021 deri në mesin e Marsit 2022.

Në pak më pak se tre muaj, policia ka mbledhur elementë për të rindërtuar rolet, detyrat, dinamikën e shpërndarjes së drogës , shpeshtësinë e furnizimeve dhe dozat mesatare të shitura, nga 400 në 500 në ditë.

Nga sa është konstatuar, të dyshuarit shisnin afërsisht 6 kilogramë e gjysmë kokainë, të ndarë në më shumë se 25 mijë doza, me një fitim prej gati 310 mijë eurosh.

Sipas asaj që u rikonstruktua gjatë hetimeve nga agjentët, në krye të grupit ishte një shtetas shqiptar 32-vjeçar, me precedentë penalë, i cili çdo dy ditë shkonte me kushëririn e tij në Rozzano për të takuar njerëz të besuar.

Sipas mediave italiane, në një nga këto ‘vizita’, ka marrë një sasi të papërpunuar prej 150 gram dhe ia ka dorëzuar kushëririt të tij i cili ka shkuar në banesën e një personi tjetër të besuar, ku e ka përgatitur atë gati për shitje.

Në disa raste, të dokumentuara nga policia, paketimi ndodhte në shtëpinë e një 56-vjeçari tjetër italian, me disa precedentë penal. Në përfundim të ambalazhit, në vendngjarje kanë dalë dy persona, një italo-shqiptar 24 vjeç dhe një djalë rumun 21 vjeç.

Rama per investimin ne Sazan :Aplikimi do të shqyrtohet nëse përputhet me vizionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin për investimet në ishullin e Sazanit.

Rama tha se është bërë një aplikim i cili do të shqyrtohet dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para.

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme. Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë…”, tha ai.

Fier-Arrestohen 2 shtetas ne kerkim 2 te tjere

Fier/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Dh., 59 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet celularit, ka kanosur dhe fyer motrën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin O. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Edi Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit politik të qarqeve, zbardhen detajet

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit polik të qarqeve.

Kjo mbledhje , vjen dy ditë pas Asamblesë socialiste të  mbledhur të dielën në Durrës.Ky takim sot në selinë e PS ka në fokus lënien e detyrave të reja për çuarjen e anëtarësimeve të reja në 50.000 deri në kongresin e qershorit.

Ngjarja tronditese-Burri nuk e dinte që 42-vjeçarja ishte shtatzënë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarje e rëndë në Krujë, ku një 42-vjeçare dyshohet se ka vrarë foshnjën e sapolindur duke e hedhur në lumë.

Sipas informacioneve, Leta K. është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve.

Sipas raportimeve, menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lumë.

U hodh nga nëna 42-vjeçare, gjendet foshnja e porsalindur në lumin e Tapizës

Autoritetet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e vetë ditën e sotme.

Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.