Fier-Kercenoi me thike nje 65 vjecar,arrestohet 45 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Teknologji e re në Vlorë/ Doktor Maksim Gega 30 vite bashkëpunim me mjekët italianë

Me një karrierë të suksesshme mbi 30-vjeçare në fushën e radiologjisë, doktor Maksim Gega prezantoi në klinikën e tij në Vlorë aparaturat e fjalës së fundit për diagnostikimin e një sërë sëmundjesh, si skaner me 32 dedektorë, me rrezatim të ulët dhe rezonancën manjetike 1.5 Tesla magneti më i fuqishmi në botë për imazhet njerëzore.

Përpos aparaturave dhe laboratorit të analizave në klinikën e dr. Maksim Gegës kryhen çdo ditë vizita dhe konsulta nga mjekë shqiptarë e italianë. Mes tyre, Prof. Dr. Attilio Guarini, hematolog dhe radiologu Dr. Piero Quartacolosso që ndajnë eksperiencën e tyre në “Report tv”.  

“Kemi bashkëpunuar herë pas here me dr. Maksin dhe tashmë me këtë klinikë të madhe dhe laboratorin, mund të avancojë asistencën e pacientëve me probleme komplekse hematoligjike, për të bërë një diagnostifikim molekular të nivelit të tretë. Po kështu na vjen në ndihmë telemjekësia. Të futesh në epruvete një copëz nga kocka në parafinë, nuk kushton asgjë dhe është shumë e lehtë. Kjo mund të japi një përmirësim dhe të përcaktojë se të gjitha pacientët mund të kenë të njëjtin standard, teraupetik, në mënyrë të pavarur nga vendi ku ndodhet”, tha Prof. Dr. Attilio Guarini.

Ndërsa doktor Piero Quartacolosso tregon se e ka njohur doktor Maksim Gegën prej 30 vitesh, kur ai trokiti në klinikën e tij në Leçe për tu specializuar në ekon e gjirit.

“Me Maksin jam njohur rastësisht. Erdhi në Leçe para 30 vitet dhe kërkoi të frekuentonte klinikën sidomos për patologjitë e gjoksit, për mamografinë, senologjinë. Unë ndërkohë kisha 4 vite që kërkoja të vendosja kontakte në Shqipëri. Në vitin 1994 klinika e tij në Vlorë nuk kishte lidhje më këtë që është sot. Ishte një kapanon! ndërsa sot dr. Maksi ka ngritur një klinike me të gjithë komponentët, njësoj siç e kemi në Leçe”, u shpreh Dr. Piero Quartacolosso.

“Në 94 vajta në Leçe, aty doja të mësoja ekografinë e gjoksit. Gjeta një mjek të shkëlqyer Piero Quartacolosso i cili më ndihmoi me gjithë zemër. Kur erdhi këtu në Vlorë në 3 Mars të 1994, te Kombinati mua më vinte turp kur i tregova atij se ku do e vija aparaturen. Vura mamografinë, radiologjinë dixhitale. Pastaj para dy vitesh vura skanerin me 32 dedektorë, i cili është skaner me rrezatim të ulët. Shyqyr Zotit tani më së fundëmi arrita të instaloj edhe rezonancën 1.5 Testla”, tha Gega.
Si Dr. Piero ashtu dhe dr. Maksi ua kanë trashëguar profesionin fëmijëve, të cilët janë bërë mjekë radiologë dhe vazhdojnë bashkëpunimin.
“Para 4 vitesh kam hapur edhe laboratorin. Kjo me ndihmën e djalit tim. Shyqyr Zotit djali im është radiolog. Ai e drejton klinikën. Sot kam të gjitha specialitete që janë të afishuar, kam edhe laboratorin.  Piero ka ardhur me 2 fëmijët e tij që i ka radiologë. Dhe sot vajzat e tij me tim bir flasin, i dërgojmë në Itali për ndonjë rast, bashkëpunojmë.”
Në klinikën moderne “Gega” kryhet diagnostik me skaner, rezonanca manjetike, mamografi, radiologji, panorameks dixhitale. Gjithashtu janë të atashuar mjekë ortopod, otojater, gjinekolog, kardiolog, pneumolog, hepatolog, endokrinolog , onkolog, etc.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid037CxDjyhWRLKoZv1ihXdyfoXD7bCFJB2U3pXiajEPwJkuDhEmC5PcvRb1bDRmbnCel&id=220911974736380

Shqiptari plagosi kuzhinierin me thikë në bark, publikohet video e atentatit

Një 55-vjeçar shqipatr ka plagosur disa ditë më parë kuzhinierin e një restoranti në Greqi, pasi nuk i pëlqeu ushqimi që kishte gatuar.

Së fundmi u publikuan dhe pamjet e momentit të plagosjes me thikë, nga kamerat e sigurisë ku fillimisht duket 55-vjeçari në momentin që hyn në restorant në orën 16:21.

Në pamje duket shqiptari në momentin kur jep porosinë, ndërsa më pas edhe skenat e panikut, pasi ai ka rrëmbyer thikën dhe ka plagosur kuzhinierin në bark.

Klienti erdhi, la motorin para restorantit dhe hyri. Unë e njoh, ka pesë vjet që është klient këtu. E kuptova që ishte i pirë, por jo me alkol, me diçka më të rëndë”, ka thënë kuzhinieri.

Ai ka treguar dhe momentin pasi ka marrë porosinë dhe tonet kanë nisur të ngrihen.

Klienti thirri kuzhinierin për t’u ankuar dhe nga lëvizjet e duarve duket se po diskutojnë ashpër, përballë menaxherit dhe një personi tjetër të ulur në tavolinë.
55-vjeçari kap thikën përballë dhe ngrihet për të goditur. Menaxheri përpiqet ta ndalojë, por kjo nuk është e mundur. 
Sulmi është regjistruar nga një kamerë e dytë, e cila tregon kuzhinierin duke u larguar nga dyqani menjëherë më pas. Kur kthehet, duket se ka këmishën lart dhe me celularin duke u përpjekur të thërrasë për ndihmë.

Ndryshon ligji për Policinë/ Efektivët me 30 vjet shërbim do mbyllin karrierën 55 vjeç

Trupa policore pritet të formatohet, ku policët e moshuar “do të largohen” nga radhët e policisë me trajtim të veçantë financiar.Projektligji “Për Policinë e Shtetit”, i publikuar në konsultimet publike nga Ministria e Brendshme, parashikon se punonjësit e moshës 55-vjeçare, pas 30 viteve shërbim, do të përfitojnë trajtim të veçantë për periudhën e mbetur deri në pensionin e plotë të pleqërisë.Sipas draftit, skema do të garantojë një rifreskim të trupës policore dhe kostot do të përballohen nga buxheti i Policisë së Shtetit.

Është propozuar një skemë e trajtimit të veçantë të shërbimit për t’u dhënë mundësinë punonjësve të policisë të mbyllin karrierën policore pas 30 vitesh shërbimi në moshën 55-vjeçare duke përfituar këtë trajtim financiar për periudhën e mbetur deri në pensionin e plotë të pleqërisë, por gjithashtu pa cenuar edhe të drejtën e dypunësimit sipas legjislacionit në fuqi.

Një tjetër aspekt i trajtimit financiar të propozuar është edhe shpërblimi i menjëhershëm në masën e 6 pagave kur punonjësi i policisë përfiton trajtim të veçantë shërbimi ose del në pension pleqërie.

Ofrimi i kredisë me interesa të butë për strehim për punonjësit e policisë, sigurimit shëndetësor të veçantë dhe kompensimit në rastet e plagosjes dhe dëmtimit të shëndetit të punonjësve të policisë janë një tjetër aspekt i rëndësishëm i trajtimit të punonjësit të policisë”, citohet në relacion.

Trajtimi i veçantë i shërbimit përfitohet me kërkesën e punonjësit të policisë, pas miratimit dhe me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe mbulohet nga buxheti i Policisë së Shtetit.

Në nenin 110 të projektligjit për trajtimin e veçantë të shërbimit përcaktohet se përveç përfitimit të shpërblimit të menjëhershëm në vlerën e 6 pagave mujore, masa e trajtimit të veçantë të shërbimit deri në mmbushjen e moshës së pensionit është sa 70% të pagës neto të muajit të fundit. Gjithashtu për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet masa e trajtimit rritet me 1% të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj.

Punonjësi i policisë̈, që iu nënshtrohet kushteve të këtij neni, përfiton trajtim të veçantë shërbimi menjëherë deri në mbushjen e moshës për pension të plotë pleqërie, pa u trajtuar me pagesë kalimtare apo pension të parakohshëm suplementar. Periudha e trajtimit të veçantë të shërbimit njihet si periudhë punësimi për efekt të llogaritjes së vjetërsisë së shërbimit për pension të plotë pleqërie”, përcaktohet në nenin 110.

Gjithashtu punonjësi i policisë gjatë periudhës që përfiton trajtim të veçantë shërbimi nuk përjashtohet nga e drejta e dy punësimit sipas legjislacionit në fuqi.

Drafti ndër të tjera propozon një sistem më favorizues dhe dinjitoz për trajtimin financiar të punonjësve të tjerë të policisë, ku komponentët e këtij trajtimi janë paga për gradë, shtesa për funksion e natyrë të veçantë pune, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi, ku vjetërsia e shërbimit bazohet jo vetëm në një pagë referuese për të gjitha nivelet, por mbi pagën për gradën më të ulët të rolit përkatës, duke mundësuar një trajtim financiar të shkallëzuar.

Risi është gjithashtu edhe përfshirja dhe garantimi me ligj i mbështetjes psikologjike për punonjësit e policisë në rast të përjetimit të stresit dhe gjendjes së rënduar psikologjike gjatë dhe pas kryerjes së detyrave policore.

Neni 110

Trajtim i veçantë shërbimi

1. Punonjësi i policisë përfiton trajtim të veçantë shërbimi, kur ka plotësuar 30 vite vjetërsi shërbimi vetëm në strukturat e Policisë së Shtetit dhe ka mbushur moshën 55 vjeç.

2. Punonjësi i policisë̈, në momentin që përfiton trajtim të veçantë shërbimi, merr shpërblim menjëhershëm në masën e 6 (gjashtë) pagave, sipas pagës bruto të muajit të fundit.

3. Masa e trajtimit të veçantë të shërbimit është 70% të pagës neto të muajit të fundit dhe për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet masa e trajtimit rritet me 1% të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj.

4. Punonjësi i policisë̈, që iu nënshtrohet kushteve të këtij neni, përfiton trajtim të veçantë shërbimi menjëherë deri në mbushjen e moshës për pension të plotë pleqërie, pa u trajtuar me pagesë kalimtare apo pension të parakohshëm suplementar.

5. Trajtimi i veçantë i shërbimit përfitohet me kërkesën e punonjësit të policisë, pas miratimit dhe me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe mbulohet nga buxheti i Policisë së Shtetit.

6. Periudha e trajtimit të veçantë të shërbimit njihet si periudhë punësimi për efekt të llogaritjes së vjetërsisë së shërbimit për pension të plotë pleqërie.

7. Punonjësi i policisë gjatë periudhës që përfiton trajtim të veçantë shërbimi mund të punësohet ose të kryejë veprimtari tjetër private, pa iu cenuar e drejta e trajtimit të veçantë të shërbimit dhe zbaton detyrimet sipas legjislacionit në fuqi për dypunësimin.

Makina përplas efektivin e policisë , dërgohet në spital

Një efektiv policie është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas burimeve, makina e drejtuar nga Renaldo Avdiu, ka përplasur policin Gentjan Hoxhalli, i cili ka qënë me shërbim.

Policit të aksidentuar i kanë thyer këmbët dhe është dërguar në spital.

Sipas informacioneve paraprake efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar thyerje në këmbë, ndaj do t’i nënshtrohet nderhyrjes.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është ndaluar.
Nga informacionet me burim policinë, nga të dhënat paraprake rezulton se nuk ka qenë një ngjarje e qëllimshme.

Ish-ministri grek takon Belerin në burgun FIER: Ligji nuk ekziston në Shqipëri

Edhe pse Fredi Beleri u dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, Greqia vijon ta konsiderojë këtë çështje politike dhe në shkelje të ligjit, duke mos respektuar vendimet e drejtësisë shqiptare.

Në burgun e Fierit, ku Beleri po kryen dëbimin, ka shkuar për vizitë Andreas Loverdhos (Loverdos), ish-ministër i Arsimit, Shëndetësisë dhe ish-zv.ministër i Jashtëm i Greqisë.

Lloverdhos ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Pas takimit Andreas tha se vendimi për dënimin e Belerit është në shkelje të ligjit dhe se në këtë mënyrë Shqipëria nuk do të mund të anëtarësohet në BE.

“Unë vizitova zotin Beleri dhe si avokat dhe politikan dua të theksoj se ligji nuk ekziston në Shqipëri. Lidhur me rastin e dënimit të Belerit dua të them se kjo është shkelje ligjore dhe Shqipëria nuk ka shanse që të anëtarësohet në BE në këtë mënyrë,” tha Loverdhos.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dënoi me 2 vite burg Fredi Belerin, për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Fredi Beleri u kap nga policia e Vlorës duke blerë vota dhe u arrestua më 12 majit 2023, 2 ditë para zgjedhjeve lokale.

Dhëndri i Trump resort luksoz në bazën ushtarake/ “Të gjitha zonat e mbrojtura në Shqipëri, në rrezik”

Sipas ekspertëve me ligjin e ri, nuk do të ketë më zona të mbrojtura në Shqipëri, përfshirë të gjithë parqet kombëtare që nuk do t’i shpëtojnë shkatërrimit dhe shitjes.

Kur korrikun e vitit të kaluar motrat Ivanka dhe Tiffany Trump vizituan Shqipërinë me bashkëshortët e tyre, në dy vizita të ndara nga njëra-tjetra por brenda pak ditësh, lajmi u përhap me shpejtësi dhe ngjalli interesin e të gjithëve. U mendua se dyndja e turistëve që zgjodhën si destinacion kryesisht jugun e vendit, tërhoqi dhe vëmendjen e motrave Trump, vajzave të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Por ajo që u pa me më shumë kërshëri ishte pushimi në bregdetin e Jonit të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner, themelues dhe drejtues i kompanisë amerikane “Affinity Partners”, firmë amerikane investimesh. Çifti e kishte vizitën e dytë në Shqipëri, pas të parës në vitin 2021, gjatë së cilës vizituan sërish jugun, vit që përkon me themelin e kompanisë.

Pak ditë më parë Kushner njoftoi në rrjetet e tij sociale se ishte entuziast që po ndante me ndjekësit disa imazhe paraprake të projekteve që ai ka në plan të zbatojë në bregdetin shqiptar. Zonat e përzgjedhura prej “Affinity Partners” janë ishulli i Sazanit dhe Zvërneci, vende që gjenden brenda zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Sazani dhe Zvërneci – ‘shenjestra’ e parë

Lajmi ishte surprizë, por pasoi rrëmujën e ndryshimit të Ligjit për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, që u paralajmërua si rrezik nga ekspertët mjedisorë vendas dhe të huaj. “Ligji 21/2024 lejon ndërtimin e mega-resorteve me 5 yje në Zonat e Mbrojtura.

Përveç kësaj me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, lejohet ndërtimi i pothuajse çdo investimi tjetër dhe nuk ka më vija të kuqe, sikundër u tha nga Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit. Tashmë vendimet nuk merren në bazë të planeve të menaxhimit që hartohen nga ekspertët, por nga KKT, i cili është organ politik.
Është hequr nënzonimi në Zonat e Mbrojtura të kategorisë V – “Peizazh i Mbrojtur”. Pra, me ligjin e ri, tanimë mund të ndërtohet në ish-nënzonat qëndrore të këtyre zonave të mbrojtura, që me ligjin 81/2017 ishte e ndaluar. Ligji i ri nuk e mbron më natyrën dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri, por është ligji më shkatërrimtar kundrejt ruajtjes së natyrës që është miratuar ndonjëherë nga parlamenti pluralist i Shqipërisë” – analizon për Deutsche Welle Mirjan Topi, inxhinier mjedisi.

Ligji më shkatërrimtar ndaj natyrës

Gabriel Schwaderer, drejtues i shoqatës mjedisore ndërkombëtare ‘EuroNatur’, e cila lobon prej vitesh për mbrojtjen e zonave me biodiversitet të pasur në Shqipëri, thotë se është i shokuar nga ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura. “Laguna e Nartës, së bashku me deltën e lumit Vjosa, është një ndër ligatinat me të rëndësishme të migrimit botëror të shpendëve në Mesdhe. Nëse projekti i prezantuar dhe shkatërrimtar do të zbatohej, kjo do të zhbënte në mënyrë të plotë vlerat e zonës së mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe do të jetë një tradhti ndaj natyrës. Kjo zonë e mbrojtur pret 5 specie zogjsh që përbëjnë të paktën 1% të totalit të tyre biogjeografik.
Sipas Konventës së Ramsarit, zona të tilla kërkojnë mbrojtje. Duke qenë se Shqipëria e ka firmosur këtë Konventë, atëherë kjo kërkesë është ende në fuqi. Për më tepër, autoritetet shqiptare e kanë përcaktuar ekosistemin e Vjosë-Nartës si zonë ‘Emerald’ nën Konventën e Bernës. Si rrjedhojë, edhe nëse Shqipëria e ndryshon ligjin, kjo zonë mbetet ende nën mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar” – thotë për DW kreu i ‘EuroNatur’.

A duhet ta vazhdojë BE-ja agjendën e anëtarësimit me Shqipërinë?

Një tjetër pikëpyetje që ‘EuroNatur’ ngre lidhet me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Pyetja jonë për politikëbërësit e BE-së është: a duhet të vijojë BE agjendën e saj të anëtarësimit, nëse një vend kandidat dukshëm nuk përafrohet me ligjet e BE-së por përkundrazi ndryshon ligjet e vendit, duke i përkeqësuar ato? Nga këndvështrimi ynë, kjo është një situatë tepër serioze dhe kërkon një mesazh shumë të qartë nga institucionet e BE-së për autoritetet shqiptare” – thekson Schwaderer.

Deutsche Welle kontaktoi edhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, për një koment në lidhje me situatën. ‘Komisioni Evropian ka rekomanduar në raportin e tij të vitit 2023 për Shqipërinë se vendi duhet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e vlerësimeve të ndikimit mjedisor dhe strategjik në projekte, si dhe të zbatojë dhe monitorojë rekomandimet që rrjedhin nga këto vlerësime. Për më tepër, në të njëjtin raport, Komisioni Evropian theksoi se legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura’ – thuhet në përgjigjen e BE-së në Tiranë.

Në reagim, BE nënvizon se ‘Siç u kemi përcjellë autoriteteve shqiptare, Bashkimi Evropian u kushton vëmendje të madhe çështjeve mjedisore në kuadër të negociatave të anëtarësimit dhe do të vazhdojë të diskutojë me autoritetet shqiptare mbi përafrimin e duhur të legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së, si dhe të monitorojë zbatimin e tij’.

Të tjera zona të mbrojtura në rrezik?

Sipas inxhinierit mjedisor Mirjan Topi, ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura është ndryshuar në funksion të këtyre investimeve. “Tashmë duket qartë që ligji ka qenë i porositur, sepse nuk ka se si shpjegohet ndryshe nxitimi i mazhorancës për ta miratuar dhe akoma pa u dekretuar ligji nga Presidenti, dolën projektet konkrete.”

Por në ndryshim nga alarmi dhe analizat e ekspertëve mjedisorë, kryeministri Rama dy ditë më parë nga Asambleja e Partisë Socialiste, përmendi dhe gjeopolitikën, përveç turizmit, dhe theksoi se kompania që planifikon të ndërtojë në Sazan dhe Zvërnec, ka ndërtuar dhe në zona të tjera të mbrojtura nga UNESCO. ‘Por e vërteta që ka rëndësi në këtë mes, nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme, për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të hotelerisë në botë, Aman Hotels&Resorts, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zona përrallore të UNESCO-s në Azi e në Lindjen e Mesme. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes është se Shqipëria, kampione e turizmit në rajon në 2030, nuk është një slogan për të ushqyer iluzionin e një të nesërmeje të ndritur, po një projekt gjeopolitik dhe ekonomik, që po formësohet me plane e masa konkrete, të cilat krijojnë hapësirën e mundur për këtë zhvillim historik.”

Laguna e Nartës
Pyetjes nëse ky ligj do të ‘hapë lojën’ për zona të tjera të mbrojtura, Topi thekson se “tani janë të rrezikuara të gjitha, kryesisht Peizazhet e Mbrojtura.

Ndërsa Schwaderer nga ‘EuroNatur” i druhet projektit të dikurshëm në Parkun Kombëtar të Karavastasë, që u anulua vite më parë, pas kundërshtimit të organizatave mjedisore. “Dihet tashmë që projekti ‘Kingcoast Divjaka’ i cili planifikon të ndërtojë që resort gjigant turistik brenda Parkut Kombëtar të Karavastasë është sërish në agjendë. Ai u promovua 7 vite më parë dhe më pas u zhduk, por tashmë rikthehet sërish në skenë me potencialin për të shkatërruar një nga zonat më të rëndësishme të vendpushimit të shpendëve migratorë përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut. Me ligjin e ri, nuk do të ketë më zona të mbrojtura në Shqipëri, përfshirë të gjithë parqet kombëtare që nuk do t’i shpëtojnë shkatërrimit dhe shitjes”./DW

Ish ministri grek Lloverdhos ,viziton Belerin ne burgun Fier

Ka mbritur ne ambjentet e institucionin e vuajtjes se denimit ne Fier Andreas Lloverdhos ish Ministër i Arsimit, Shëndetësisë dhe ish zv/Ministër i Jashtëm i Republikës Helene, aktualisht Kryetar i Partisë së Demokratëve . Ai ka qene i shoqeruar nga kreu i PBDNJ Vangjel Dule per tu takuar ne ambjentet e brendshme te ketij institucioni me ish kanidatin per kreun e bashkise Himare Fredi Belerin i denuar nga gjykata e Posacme per blerje votash me dy vjet heqje lirie