Sherri mes dy adoleshentëve ka përfunduar në pengmarrje!

Një sherr mes dy adoleshentëve ka përfunduar në pengmarrje! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 50-vjeçar bashkë me një tjetër kanë marrë peng për disa orë një 14-vjeçar.

Pasi 50-vjeçari Çlirim Sina është vënë në dijeni për sherrin e djalit të tij me 14-vjeçarin, bashkë me një 39-vjeçar, Aleksandër Sinën, kanë marrë me forcë të miturin dhe e kanë mbyllur në makinë.

Uniformat blu kanë reaguar duke bërë të mudnur lirimin e të miturit, ndërsa 50-vjeçari dhe Aleksandër Sina janë vënë në pranga.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kapet me 1 kg kokainë në Greqi shqiptari i rrezikshëm (Emri)

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar me precedentë të shumtë penalë dhe të arratisur nga një burg në Francë.

Ai është kapur bashkë me një shtetas grek duke transportuar mbi 1 kg kokainë.
Ngjarja ka ndodhur në Thermi të Selanikut rreth orës 11.30 të ditës në djeshme, kur policia ka ndaluar për kontroll automjetin më targa EHA-3962. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit deklaroi të dhëna të rreme identiteti dhe u tregoi punonjësve të policisë dokumente të falsifikuara dukshëm, pra një pasaportë greke me identitetin Dionysios Vlahos, lindur më 7.7.1983 dhe leje drejtimi greke me të njëjtin informacion si më sipër. Më pas, gjatë kontrollit të kryer në brendësi të mjetit, u gjet ndër të tjera 1 qese me lëndë narkotike kokainë në formën e një “guri” me peshë 1 kg 62.2 gramë.

Përveç dokumenteve të falsifikuara, drejtuesit të mjetit i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2 telefona celularë, ndërsa pasagjerit të identifikuar si Agelos Paprikidis, 51 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 3784 euro.
Gjatë kontrollit të banesës së drejtuesit të mjetit, janë gjetur dhe sekuestruar 3 peshore precize, një shumë prej 5640 euro dhe një sërë dokumentesh dukshëm të falsifikuara, ndërsa në shtëpinë e Paprikidis, u sekuestruan 5 gram lëndë kokainë dhe 24.400 euro.
Nga verifikimet e kryera nga policia, ka rezultuar se identiteti i vërtetë i drejtuesit të mjetit është Altin Ibrahimi, shtetas shqiptar, 41 vjeç, banues në Panoramatos, Ilia Pileidi 11 në Greqi.
Nga verfikimet rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër-arresti i Prokurorisë së Athinës për krimet e organizatës kriminale, falsifikim, dëshmi e rreme. Ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për organizatë kriminale, falsifikim, dëshmi e rreme, zhvatje, grabitje, vjedhje të rëndë, zjarrvënie dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në mars 2016 është arrestuar në Francë së bashku me Agelos Paprikidis për trafik droge dhe në muajin maj të të njëjtit vit, ai është arratisur nga burgu francez.

Murtaja dhe gripi i shpendëve! Shqipëria ndalon importin e mishit nga 6 vende 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, mishit të derrit, nënprodukteve të tij apo të shpendëve dhe nënprodukte të tyre nga 6 vende të ndryshme, pas shpërthimit të murtajës dhe gripit në këto shtete.

Sipas urdhrave të publikuar në Fletoren Zyrtare pas shfaqjes së murtajës afrikane të derrave në Ukrainë dhe Maqedoninë e Veriut ndalohet importi dhe tranzitimi për në territorin e Shqipërisë i të gjitha kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, produkteve të tyre, materialit biologjik dhe embrioneve të derrave, si dhe e mishit të freskët dhe nënprodukteve të tij. Vendimi shoqërohet edhe me tabelën sipas zonave të infektuara të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, nga të cilat ndalohet importi. Gjithashtu, vendimi përfshin kushtet që duhet të plotësojnë këto produktet që nuk iu përkasin këtyre zonave për t’u lejuar të futen në territorin shqiptar e që duhet të jenë të pasqyruara në certifikatën veterinare.

Paralelisht, janë marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në Bullgari, Norvegji, Itali dhe Moldavi. Në këtë kuadër, sipas urdhrave të nxjerrë nga ministria do të ndalohet importi dhe tranzitimi në Shqipëri i shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24-orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve apo vezëve të tyre. Gjithashtu, ndalohet importi dhe tranzitimi i mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht dhe nënprodukteve të shpendëve të patrajtuar termikisht. Edhe për këto shtete janë të përcaktuara zonat e infektuara, nga të cilat do të ndalohet futja e produkteve në vendin tonë.

Mbi 100 veprime bankare nga llogaria e “DAAM.shpk”/ Evis Berberi i ARRSH-së tërhoqi para edhe kur ishte në Turqi

Kreu i ARRSH-së Evis Berberi rezulton se nga llogaria e shoqërisë “DAAM shpk” ka aksesuar 150 herë në llogarinë e saj bankare.Këtë fakt Prokuroria e Posaçme e ka siguruar nga një shkrese e mbërritur nga një bankë e nivelit të dytë, ku në të shkruhet se këtë akses e ka pasur shtetasi me kredencialet Evis Berberi.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar nëpërmjet një adrese IP 31.206.251.38 në datën 11, 14 dhe 15 gusht 2023 kjo llogari bankare e “DAAM shpk” është aksesuar edhe në  Turqi.
Në shkresë, rezulton se me datën 7 gusht 2023 Evis Berberi ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet përdorimit të “Charter” dhe po me “Charter” ka hyrë në vendin tonë 9 ditë më vonë, me datën 16 gusht të vitit 2023.

Sipas verifikimeve rezulton se nga data 11 gusht e dëri më 15 gusht 2023 Valter Begaj, Ervis Lami dhe Denis Rama që kanë pasur të drejtë të kryejnë veprime tek llogaria “DAAM shpk”., kanë qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nisur nga këto rrethana dyshohet se Evis Berberi me datën 11 gusht 2023 ka aksesuar 1 herë llogarinë bankare të shoqërisë “DAAM shpk”.

Por jo vetëm kaq, Berberi dyshohet se në shtetin Turk ka aksesuar edhe 1 herë tjetër, me datën 14 gusht dhe dy herë me datën 15 gusht 2023.

Bllokimi i llogarive nga Belgjika për llogari të Francesco Becchettit, Qeveria mbyll Albcontrol. Pikëpyetjet pas vendimit

Belinda Balluku

Qeveria shqiptare ka vendosur të “prishë” kompaninë e shërbimeve të fluturimeve ajrore Albcontrol sh.a., dhe të krijojë një entitet të ri në vend të tij, një vendim për të cilin zyra e kryeministrit nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN për koment por që duket se lidhet me bllokimin e llogarive të Albcontrol sh.a. në Belgjikë me kërkesë të Francesco Becchettit dhe kredive me vlerë 5 miliardë lekë që qeveria i ka dhënë kompanisë nga paratë e taksapaguesve.

Manovra, e cila nuk shpjegon se si paratë e bllokuara gjatë viteve 2021,2022 e 2023 dhe që arrijnë në dhjetëramilionë euro, do të mund të zhbllokohen dhe as nëse kredia prej 5 miliardë lekësh do të mund apo jo t’u kthehet taksapaguesve. Gjithsesi, projektligji, i publikuar së fundmi në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, thotë se të ardhurat e agjencisë zëvendësuese të Albcontrol do të duhet të “përdoren ekskluzivisht për mbulimin e kostove”, një hile juridike që, sipas relacionit, nënkupton se këto fonde do të jenë imune përkundrejt kërkesave për bllokim.

Projektligji është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Transformimi i Albcontrol Sh.a. në agjenci duket se përbën njëkohësisht edhe një faliment të pashpallur të kompanisë nën pronësi publike, llogaritë e së cilës janë bllokuar që prej tre vjetësh dhe të ardhurat e së cilës duket se janë konfiskuar nga sistemi gjyqësor belg për shkak se qeveria shqiptare refuzon të paguajë një gjobë gjyqësore që i ka vendosur një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi për sekuestrimin nga qeveria Shqiptare të aseteve të biznesmenit kontrovers italian Francesco Becchetti.

Projektligji thotë se të ardhurat që enti i ri do të ketë nga aktiviteti i vet, duhet të “përdoren ekskluzivisht” për qëllimet e ekzistencës së entit dhe se këto të ardhura “gëzojnë imunitet nga urdhrat e ekzekutimit”.

Projektligji thotë gjithashtu se kompania Albcontrol sh.a., “prishet pa kaluar në likuidim” ndërsa një auditues ligjor do të caktohet për të kryer procedurat e nevojshme.

Nuk është e qartë nëse hileja e shpalljes së të ardhurave të Albcontrol “imune” ndaj konfiskimeve do të mund të shpëtojë entin e ri nga urdhra bllokimi të ngjashëm me atë të lëshuar nga gjykatat belge.

Qeveria shqiptare i ka dhënë dy kredi aktualisht kompanisë Albcontrol me vlerë totale 5 miliardë lekë. Projektligji dhe relacioni nuk bëjnë të ditur se si kjo kredi, e dhënë nga paratë e taksapaguesve, do të mund të shlyhet nga kompania Albcontrol.

Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it nëse synimi kryesor i projektligjit ishte për të shpëtuar Albcontrol-in nga gjoba “Becchetti”.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do ta paguajë gjobën prej 108 milionë euro të vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në favor të biznesmenit kontrovers italian për konfiskimin e paligjshëm të televizionit Agon Channel nga autoritetet shqiptare në vitin 2015.

Por ndryshe nga sa pretendon Rama, pagesat po bëhen përmes llogarive të kompanisë publike, Albcontrol pranë organizatës Eurocontrol, duke e vënë këtë kompani në rrezik falimenti.

“Gjatë vitit 2022, ashtu si edhe gjatë vitit 2021, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Brukselit, për ngrirjen e llogarive të Albcontroll Sh.A. pranë organizatës Eurocontrol,” thuhet në raportin e Albcontrol mbi bilancin e vitit 2022. Totali i këtyre shumave të bllokuara deri në dhjetor 2022 ishte 6.75 miliardë lekë [mbi 60 milionë euro me kursin e kohës]. Shuma e bllokuar besohet se është shtuar me të ardhurat e vitit 2023 dhe të muajve të parë të vitit 2024. /Birn/

Perdhunoi te miturin,dënohet me 13 vite burg 24-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një 12-vjeçari në Selanik të Greqisë.

Mediat greke shkruajë se i pandehuri është shpallur fajtor për akte seksuale me të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim, po në vazhdim, pa u njohur asnjë rrethanë lehtësuese.

Sipas aktakuzës, veprat duket se janë kryer nga viti 2018 deri në vitin 2021, në një fshat në Greqinë veriore, kur viktima ishte në atë kohë 12 vjeç dhe i akuzuari nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç. I riu mesa duket e ka ftuar fëmijën në shtëpinë e tij për të luajtur lojëra elektronike dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të. Veç kësaj, aktet duket se janë kryer në një ambient të jashtëm ku 24-vjeçari ka takuar viktimën e mitur, shkruan Protothema.gr.

I mituri ne Fier perplas me makine shokun e tij, ndiqet penalisht

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka aksidentuar lehtë me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, një shtetas 16 vjeç.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Pushtoi token e ‘tjetrit’ ndiqet penalisht 65 vjecari ne Mallakaster


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin S. B., 65 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.