I riu plagoset nga policia, ne pranga 2 persona te tjere

Jane zbardhur detaje nga operacioni i mbrëmshëm në kryeqytet, që përfundoi me plagosjen dhe arrestimin e një personi dhe vënien në pranga të dy të tjerëve.

Igli Begaj 20 vjeç dhe Shkelqim Ostreni 26 vjeç, përfunduan në pranga e policisë në operacionin që përfundoi me plagosjen e më pas arrestimin e Enea Sulejmanit.

Në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Ka qenë ky momenti ku një prej efektivëve ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton që efektivet të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapen nga agjentet e antidrogës.

Rama: Gazetarja manipuloi , nuk i bëra gjë, ta harroni t’i kërkoj falje

Mori jehone ne mediat ndërkombëtarë e ato pak vendase,gjestin e Edi Ramës ndaj gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta, por Edi Rama duket se nuk ka asnjë lloj pendese për sjelljen e tij.

I pyetur nga Blendi Fevziu për veprimin e tij ndaj gazetares, Rama jo vetëm që nuk ka shprehur pendesë, por ka thënë se Ambrozia e ka stitur atë që të gjithë e panë me zë dhe figurë. I gjendur në një vend komod, kryeministri ka thënë se gazetarja e ka manipuluar.Rama është shprehur se nuk ka asnjë ndjesë për gazetaren pasi ka manipuluar publikun duke aktruar.

Besimtarët bektashianë shqiptarë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit

Besimtarët bektashianë shqiptarë kremtojnë sot ( 22 mars) Ditën e Sulltan Nevruzit. Sipas besimit bektashian kjo ditë shënon fillimin e vitit të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Në botën Aleviane kjo ditë shënohet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Gjatë Rilindjes Kombëtare shqiptare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.

Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.

 Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjës bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur.

Në vitin 1924 selia Botërore e Bektashizmit u shpërngul në Tiranë. I detyruar nga regjimi komunist, bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për të rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.

Pavarësisht se është një festë fetare e besimit mysliman, Sulltan Nevruzi festohet edhe nga qytetarë të besimeve të tjera fetare. Harmonia dhe bashkekzistenca paqësore mes këtyre besimeve është një nga vlerat e shqiptarëve të cilat vlerësohen nga mbarë bota.

Policia parandalon ngjarjen kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”.

Policia parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale, ndërhyrja në kohë e Policisë vë në pranga 24-vjeçarin.

Sekuestrohen 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, Forcat Operacionale dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas nga Fushë Kruja, po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Horizonti”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, shtetasin e dyshuar A. S.. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Kursi i Euros prek nivelin më të ulët që nga 13 dhjetori

Kursi i këmbimit Euro-Lek e thelloi më shumë rënien gjatë ditës së enjte dhe zbriti poshtë nivelit të 103 lekëve, për herë të parë që nga mesi i muajit dhjetor 2023.

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.74 lekë, niveli më i ulët që prej datës 13 dhjetor. Kursi i Euros paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si zakonisht, lëvizjet e ndjeshme në një kah të caktuar të kursit të Euros përcillen edhe në kursin e këmbimit të monedhave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye të enjten me 94.12 lekë, niveli më i ulët që prej datës 29 dhjetor. Paundi Britanik gjithashtu shënoi nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit janar, në vlerën e 120.2 lekëve.

Fillimi  Ekonomi

Kursi i Euros zbret poshtë 103 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 13 dhjetori

22:40 | 21/03/2024

Kursi i Euros zbret poshtë 103 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 13 dhjetori

Kursi i këmbimit Euro-Lek e thelloi më shumë rënien gjatë ditës së enjte dhe zbriti poshtë nivelit të 103 lekëve, për herë të parë që nga mesi i muajit dhjetor 2023.

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.74 lekë, niveli më i ulët që prej datës 13 dhjetor. Kursi i Euros paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si zakonisht, lëvizjet e ndjeshme në një kah të caktuar të kursit të Euros përcillen edhe në kursin e këmbimit të monedhave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye të enjten me 94.12 lekë, niveli më i ulët që prej datës 29 dhjetor. Paundi Britanik gjithashtu shënoi nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit janar, në vlerën e 120.2 lekëve.

Me daljen nga sezoni dimëror, Leku ka nisur një cikël të ri forcimi në kursin e këmbimit. Një tendencë e ngjashme (por që mori trajtë pak më vonë, në javën e fundit të muajit mars) u shënua edhe vitin e kaluar. Agjentët e tregut mendojnë se rikthimi i forcimit të Lekut është efekt i rritjes së prurjeve valutore nga jashtë, që tashmë lidhen kryesisht me turizmin, eksportin e shërbimeve në përgjithësi, por edhe me një interes të lartë të investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Të dhënat e vitit të kaluar treguan rritje rekord të numrit të turistëve të huaj dhe të paktën deri në fund të 9-mujorit 2023 rezultatin më të mirë historik të bilancit të pagesave. Pritshmëria e agjentëve financiarë është që trysnia mbi kursin e këmbimit të Euros të vijojë edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit.

Forcimi i mëtejshëm i Lekut nga njëra anë do të ulë edhe më shumë inflacionin e importuar në ekonomi. Në deklaratën e djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësonte se inflacioni i importuar ka dhënë kontributin kryesor në uljen e inflacionit gjatë pjesës së parë të vitit 2024. Nëse forcimi i Lekut do të vazhdojë, gjasat janë që kursi i këmbimit valutor të forcojë tendencën dizinflacioniste. Në një skenar të tillë, edhe Shqipëria mund të vendoset më shpejt nga sa pritej para dilemës për të ndryshuar kahun e politikës monetare, duke filluar uljen e normave të interesit. Verën e kaluar, kursi i këmbimit të Euros preku nivelin më të ulët historik, shumë afër kufirit të 100 lekëve. Tendencat që po shfaqen këtë vit tregojnë se forcat e tregut e projektojnë si mjaft të mundshme thyerjen e këtij rekordi. Forcimi i Lekut ka ndihmuar në uljen e inflacionit dhe ka ndihmuar ndjeshëm në ruajtjen e cilësisë portofolit të kredisë në valutë, duke amortizuar rritjen e normave të interesit në Euro. Por, nga ana tjetër Leku i fortë ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë. Shifrat tregojnë rënie të eksporteve të mallrave edhe në fillim të këtij viti. Një forcim i mëtejshëm i Lekut mund të godasë edhe më shumë sektorët eksportues të ekonomisë, duke filluar nga turizmi.

Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, por në rastin kur forcimi i Lekut do të çonte në një rënie të mëtejshme të inflacionit poshtë objektivit, Banka e Shqipërisë do të ndodhej në një situatë ku ndërhyrja në kursin e këmbimit mund të jetë e justifikueshme./ “Monitor”

Korfuzi tronditet nga një tërmet 4.7 ballë, ndjehet edhe ne jug te Shqiperise

Një tërmet rreth 4.7 ballë me qendër në ishullin e Korfuzit është ndjerë në të gjitha rrethet e Jugut rreth orës 6:20 minuta këtë mëngjes.Tërmeti shënoi vetëm një valë lëkundjesh. Deri tani në Shqipëri nuk ka njoftime për pasoja ose dëme materiale.

Kushtetuesja rrezon kerkesen për Fredi Belerin kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

Kushtetuesja vendim për Fredi Belerin kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, rrëzohet kërkesa e tij

Në datën 28.09.2023 në Gjykatën Kushtetuese është regjistruar kërkesa e kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, i cili ka kërkuar shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve nr. 46, datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë; nr. 19, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2023-1313 (224), datë 25.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të cilat kishin vendosur ndaj kërkuesit masën e sigurimit personal “Arresti në burg” në pritje të gjykimit të tij për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Kërkuesi, në thelb, ka pretenduar se gjatë procesit për vendosjen ndaj tij të masës së sigurisë personale, gjykatat kanë zhvilluar një proces të parregullt ligjor, me anë të të cilit i kanë cenuar të drejtën për t’u zgjedhur për shkak të kufizimit të lirisë personale, si pasojë e vendosjes së masës “Arresti në burg”. Për këtë arsye, ai ka pretenduar se është vënë në pamundësi që të paraqitet personalisht për kryerjen e betimit si Kryetar i Bashkisë së Himarës, i dalë fitues nga zgjedhjet vendore të vitit 2023, për rrjedhojë në pamundësi të ushtrimit të këtij mandati të fituar. Sipas kërkuesit, masa e sigurimit personal e vendosur nga gjykatat nuk është proporcionale në raport me nevojat e hetimit, interesin publik që kërkohet të mbrohet dhe gjendjen që e ka shkaktuar, pasi vepra penale për të cilën ai akuzohet dënohet me burgim deri në 5 vjet. Ai ka pretenduar edhe cenimin e parimin të barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit, pasi nuk është trajtuar në mënyrë të barabartë në raport me shtetas të tjerë që ndodhen në të njëjtën gjendje, duke iu referuar rastit të një shtetasi tjetër, i akuzuar për kryerjen e të njëjtës vepër penale. Gjithashtu, kërkuesi ka pretenduar cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak se gjykatat kanë rënduar pozitën e tij si i pandehur duke shtuar argumentet e prokurorisë dhe përforcuar arsyetimin për masën e sigurimit “Arresti në burg” në gjykimin në apel.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 13.10.2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen, vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, në datën 23.10.2023, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

Gjykata, e mbledhur sot, në datën 21.03.2024, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës për këto arsye:

· Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk legjitimohet.

· Në lidhje me pretendimin për kufizimin e lirisë personale në cenim të parimit të proporcionalitetit, Gjykata vlerësoi, me shumicë votash, se kufizimi i lirisë personale është vendosur nga gjykatat e zakonshme për një qëllim të ligjshëm që është garantimi i mbarëvajtjes dhe integritetit të procesit penal në ngarkim të zotit Beleri. Gjykata vlerësoi, gjithashtu, se masa e sigurimit personal “Arresti në burg”, e vendosur nga gjykatat e zakonshme, nuk duket joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes.

· Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur, Gjykata konstatoi se kjo e drejtë shtrihet jo vetëm mbi të drejtën për të kandiduar por edhe mbi të drejtën për të ushtruar funksionin publik të besuar nga zgjedhësit. Në këtë kontekst, Gjykata vlerësoi se vendosja e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” në ngarkim të zotit Beleri pamundëson kryerjen e procedurës së betimit nga ana e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës dhe, për pasojë, ajo (masa e arrestit) përbën një kufizim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur. Sidoqoftë, duke qënë se Gjykata arriti në përfundimin se kufizimi i lirisë personale të zotit Beleri është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional në raport me këtë qëllim, ajo (Gjykata), me shumicë votash, nuk gjeti cenim të së drejtës së kërkuesit për t’u zgjedhur.

· Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak të rëndimit të pozitës së zotit Beleri si i pandehur si rezultat i shtimit të argumenteve për justifikimin e masës së sigurimit “Arresti në burg” nga GJKKO-ja e Apelit, Gjykata vlerësoi se përforcimi i arsyetimit nga gjykata më e lartë, përsa kohë ajo (gjykata më e lartë) nuk rëndon masën e sigurimit në ngarkim të të pandehurit, nuk përbën rëndim të pozitës së tij. Prandaj Gjykata, njëzëri, nuk gjeti cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë në rastin e zotit Beleri”-njofton Gjykata.

Lirohet partnerja e Laert Haxhiut, autori i masakrës së Lushnjës

1684844355 Laerthaxhiu

Lirohet partnerja e Laert Haxhiut, autori i masakrës së Lushnjës. Gjykata e Posaçme vendosi ndalim dalje jashtë vendit për Klea Gjatën.

Gjata u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.

Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.B/W