Dhunonte bashkeshorten, arrestohet 48 vjecari ne Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 48 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjobitet me 700 mije lekë i riu ne Fier pasi i largohet patrulles se policise

U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ndëshkohet me masë administrative 70 000 lekë dhe procedohet penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ky shtetas është larguar. Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative 70 000 lekë, për shkelje të neneve 93, 99, 190 dhe 191 të Kodit Rrugor.

Bashkëshortja shkoi në maternitet për të lindur, por ndërron jetë foshnja/ 27-vjeçari bën kallëzim në polici

Një 27-vjeçar ka kallëzuar në polici se ndërkohë që bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, fetusi ka ndërruar jetë.

Blutë njoftojnë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të shtëna me armë zjarri , 1 i plagosur

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në Durrës. Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në fshatin Xhafzotaj.

Personi i plagosur është dërguar në spital, ndërsa vazhdon punën policia për zbardhjen e ngjarjes, sakaq dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt të çastit

Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksident i rëndë në autostradë në Itali, 2 të vdekur e 6 të plagosur

Bilanci nga një aksident i rëndë rrugor që ndodhi në Piacenza në autostradën A1 pak para orës 08:00 ishte dy të vdekur, një i plagosur rëndë dhe pesë të tjerë në gjendje më pak të rëndë.

Në kilometrin 56, përgjatë korsisë veriore, një makinë u përplas me mjete të tjera dhe të paktën dy mjete të rënda, ndoshta për shkak të mjegullës. Në vendngjarje ndodheshin forcat zjarrfikëse të Piacenzas dhe 118 automjete, së bashku me patrullat e policisë rrugore dhe stafin teknik që menaxhon zonën.

Autostrada ka njoftuar mbylljen e përkohshme të seksionit midis kryqëzimit me A21 dhe Basso Lodigiano drejt Milanos. Në vendin e ngjarjes, trafiku aktualisht qarkullon në dy korsi dhe ka të paktën një radhë shtatë kilometra drejt Milanos. Për automjetet që vijnë nga Bolonja dhe nisen drejt Milanos, rekomandohet të merret A1 drejt Verona, pastaj A4 drejt Milanos.

Fier-Zbulohen 2 lokale ku viheshin baste sportive, ndiqen penalisht 5 shtetas

Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati, si dhe për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje. 

Zbulohen 2 lokale ku viheshin baste sportive

Shpallet në kërkim njëri prej pronarëve të lokaleve, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas.

Sekuestrohen 3 makineta, 3 celularë dhe 1 armë zjarri pistoletë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në lagjen “Apollonia” dhe lagjen “Liri”, Fier viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit në lagjen “Liri”, shtetasi F. K., 64 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi S. M., 33 vjeç. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit Xh. K., 29 vjeç, F. A., 19 vjeç, M. Ç., 25 vjeç. 

Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Kapet me arme zjarri, arrestohet 17 vjecari ne FIER

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme ,kapën në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, i cili lëvizte në qytet, me armë zjarri pistoletë, me municion, të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Horror në Greqi/ Gjendet trupi copëtuar i një personi me pranga

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas gjetjes së trupit të një burri në Janinë.Mësohet se kufoma është gjetur në lagjen Fronzu, teksa koka dhe këmbët e viktimës ishin të prera dhe të futura në një qese plehrash, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte e ekspozuar.

Sipas informacioneve të para, viktima mbante një armë në njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër ishte në pranga. Në vendngjarje pritet të mbërrijë një mjek mjekësor dhe të nisin hetimet mbi rastin, teksa nuk dihet edne asgjë për identietin e viktimës.