Arrestohet kryebashkiaku aktual i Himares ,Jorgo Goro, në pranga edhe 4 të tjerë

Kryebashkiaku aktual i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

Putin flet për herë të parë per sulmin tragjik ne Moske

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi në Moskë duke quajtur të shtënat e mbrëmshme një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar”

Ai theksoi se të dyshuarit “u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës”, ndërsa shpalli ditë zie për nesër dhe shprehu ngushëllimet familjeve të të vrarëve në sulm.

“Të gjithë ata që e kanë planifikuar dhe ekzekutuar këtë operacion do të ndëshkohen”, tha ai.

“Të gjithë sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar,” thotë ai.

“Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundon ai.

Rendohet bilanci, shkon në mbi 143 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë

Të paktën 143 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten një koncert rock në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesë, duke shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë pranë teatrit, por tani thuhet se është shuar kryesisht.

Grupi i Shtetit Islamik ka pretenduar se ka kryer sulmin dhe tha se përgjegjësit u arratisën.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në këtë pretendim, ndërsa shtoi se e kishte paralajmëruar Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj “mbledhjeve të mëdha” në Moskë në fillim të këtij muaji.

Ukraina ka mohuar çdo përfshirje me këtë ngjarje të rëndë. Pas ngjarjes, siguria në Rusi është forcuar ndërsa garda kombëtare është vënë në gatishmëri.

Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin një koncert të një grupi të muzikës rrok, alarmohen nga të shtënat me armë dhe tentojnë të largohen për të shpëtuar jetën.

Salla shpërtheu në flakë pasi autorët të cilët mendohet të kenë qenë 3 ose 5 persona hodhën edhe grantata.

Arrestohet efektivi i Forcave Operacionale

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor Ervis Shkurta, 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.

Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Thellohet bilanci i masakrës në sallën e shfaqjeve në Moskë, shkon në 115 numri i të vdekurve

Natën e kaluar, persona të armatosur hapën zjarr mbi turmat në një sallë koncertesh në Krasnogorsk në rajonin e Moskës, duke vrarë të paktën 115 dhe duke plagosur më shumë se 140.

Në vendin e sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus City Hall, kur shërbimet e urgjencës po pastronin rrënojat, u gjetën më shumë trupa të të vdekurve,” tha komiteti hetues i Rusisë. “Kështu, numri i të vdekurve aktualisht është 115 persona.”

Guvernatori i rajonit të Moskës thotë se pret që numri i të vdekurve të rritet, pasi punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të lëvizin rrënojat në vendngjarje.

Shpëtimtarët po punojnë në skenën e tragjedisë në Crocus. Ata po vazhdojnë të pastrojnë rrënojat dhe të kërkojnë njerëz. 719 specialistë dhe 213 pajisje janë të përfshirë… 20 trupa të tjerë janë gjetur nën rrënoja. Puna do të vazhdojë edhe për të paktën disa ditë”, thuhet në deklaratë.


Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë, por FSB thotë se të dyshuarit kishin kontakte me Ukrainën dhe po përpiqeshin të iknin nga kufiri.

Skema- 100% përfitim, nëse fermerët aplikojnë të bashkuar

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh se, përmes Skemës Kombëtare 2024, rrisim standardin e prodhimeve tona bujqësore me disa risi që përkthehen në më shumë përfitim për çdo aplikues.Denaj shpjegoi se, “falë prioritizimit të bashkimit të operatorëve, me minimumin 7 anëtarë, me përjashtim të fermerëve të serrave ku minimumi është 4 anëtarë, do të marrin të parët 100% të përfitimit, nëse aplikojnë të bashkuar”.

Projekti për ishullin e Sazani , RAMA:“Kemi pasur kërkesa edhe më parë”

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një podkasti me disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit, është ndalur te projekti turistik i Sazanit.

Rama u shpreh se Sazani është pika ku mund të shkruajmë në kartëvizitën e Shqipërisë dhe sipas tij,  ngremë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej.

Sipas kreut të ekzekutivit, jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan.

E perplas automjeti, humb jetën 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Durrës.

Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.