Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Dy shqiptarë, të moshave 40 dhe 56 vjeç, janë arrestuar për trafik droge në Greqi.

Sipas policisë greke, dy shqiptarët u kapën në flagrancë pas hetimeve për persona që trafikonin sasi kanabisi në qendër të Athinës.

Nga kontrollet fizike si dhe në një shtëpi, u gjetën dhe u konfiskuan: 960,8 gram kanabis në pako individuale najloni për qëllim trafikimi, 2 celularë dhe një peshore elektronike precize./

Motori përplaset me një makinë dhe ndahet më dysh

Aksident në Berat,në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së”,motorri përplaset me një makinë dhe ndahet më dysh,shpëton pa lëndime drejtuesi i tij.

Një aksident ka mdodhur mëngjesin e sotëm në Berat,në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së.Një motorr,gjatë hyrjes në kthesën e NSHG-së,është përplasur me një makinë.Goditja ka qënë e fortë,aq sa motorri pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh.Fatmirësisht,drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime,pasi ai është rrëzuar nga motorri para përplasjes me bordurën.Efektivë të policisë rrugore kanē shkuar në vendngjarje,ku edhe po kryejnë veprimet e para hetimore.Drejtuesi i motomjetit,Kujtim Mbrakulli,pasi ka kryer vizitat rutinë në Spitalin Rajonal të Beratit,ku edhe u transportuar pas aksidentit,është larguar drejt banesës së tij.Sipas burimeve në vendngjarje,bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qënë lëvizja e motorrit,që i ka prerë rrugën makinës,gjatë hyrjes në kthesë.Fatmirësish,as drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident nuk ka pasur lëndime.

Sulmohet efektivi i policise prane baneses se tij

Sulmohet efektivi i policisë Admir Okaj. Ngjarja ka ndodhur rreth 2 ore me pare. Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Okaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë. Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Prangoset 35 vjecari ne Fier-Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari në qendër të qytetit

Fier

Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari në qendër të qytetit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia ndeshkon me mijera gjoba drejtuesit e mjeteve qe shkelin rregullat gjate udhetimit

Plan operacional “ROADPOL”, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kryejnë shkelje të tjera të cilat janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, gjatë monitorimit të qarkullimit rrugor në qendrat urbane dhe në akset rrugore nacionale, duke përdorur dhe mjetet inteligjente, kanë konstatuar një sërë shkeljesh me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente rrugore. 

Në zbatim të planit operacional “ROADPOL”, në të gjithë vendin, gjatë javës që lamë pas, janë evidentuar dhe ndëshkuar 1512 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 6364 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara. 

Gjithashtu, janë vendosur 22 500 masa administrative, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor. 

Po nga monitorimet janë evidentuar dhe arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi; 

-janë pezulluar 74 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit. 

Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente Poliscan, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion. 

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore. 

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Sherr mes vëllezërve,plagoset me thikë 25-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Pogradec. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në banesën e tyre dhe për pasojë njëri ka mbetur i plagosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi me inicialet S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rikthehen reshjet e borës në Tamarë e Theth, rrugët të kalueshme 

Megjithëse jemi në javën e fundit të muajit mars, në disa zona malore të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës.

Raportohet se akset rrugore janë të kalueshme dhe se nuk ka probleme me qarkullimin.

Konkretisht në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1200 m reshje bore.

Shperthim me lende plasese ne oborrin e nje banese

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.