Rama: Zgjedhja me 15 vota e Blerina Balajt në krye të Bashkisë Himarë, hap pozitiv

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një hap pozitiv zgjedhjen me 15 vota pro nga Këshilli Bashkiak, të kryetares së komanduar të Bashkisë së Himarës Blerina Balajt.

Rama deklaroi se përpjekja e një grushti njerëzish për të penguar zgjedhjen e kryetarit të komanduar të Bashkisë, tregon faktin se shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit.

Zgjedhja e sotme  nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv  për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës”, shkruan Rama në rrjetin social.

Blerina Bala u zgjodh me 15 vota pro, kryetare e komanduar e Bashkisë së Himarës. Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak u shoqërua me tensione nga mbështetës të Fredi Belerit, duke çuar kështu në një mbledhje të dytë me dyer të mbyllura. 

Mbledhja u zhvillua pas dorëheqjes së Jorgo Goros, një ditë pas arrestimit me urdhër të SPAK, dhe arrestimit të Fredi Belerit më 12 maj, duke lënë kështu Bashkinë pa kryetar.

Kryetarja e PD zyrtare ne FIER ,kritika Bashkise per Plazhin Darzeze

Kryetarja e PD zyrtare FIER dhe ish kandidatja per kryebashkiake te Fierit Eriselda ZOTAJ ,kritika Bashkise per Plazhin Darzeze. Ne nje status te saj ne facebook ZOTAJ shkruan

-Operatorët turistik që operojnë në vijën bregdetare të Darzezës, Pishporos dhe Semanit ndodhen përballë terrorit të radhës.

Duke mos mjaftuar lënia në mëshirë të fatit e vijës bregdetare, rërës kurative e shoqëruar me masive pyjore të cilat i djegin qëllimisht.

Sot në prag të çeljes së sezonit turistik vetë Bashkia Fier nuk ka kryer asnjë invenstim apo shërbim.

Në këto plazhe mungon infrastruktura rrugore, uji i pijshëm, kanalizimi, pastrimi, ndriçimi etj… edhe ai pak turizëm spontan ofrohet vetëm nga bizneset që ushtrojnë aktivitetin.

Të vetmen gjë që bënë bashkia është mbledhja e taksave dhe presioni ndaj bizneseve të zonës.

Këtë herë operatorët detyrohen të instalojnë impjantet për trajtimin e ujrave të ndotur.

Këto biznese janë kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Turizmit, pasi kostot janë të papërballueshme, si dhe duke u lënë në dispozicion një afat të shkurtër për marrjen e masave.

Por si mund ti kërkohet një invenstim i tillë, ku vlera minimale shkon 20 000 € një subjekti i cili ka një kontratë qiraje me afat 3-mujore?

Mos të harrojmë faktin që këta operatorë në muajin shtator detyrohen ta kthejnë në identitet hapsirën e kontraktuar për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit.

Tipologjia e plazheve të Bashkisë Fier të cilat nuk kanë asnjë ngjashmëri me plazhet e tjera të vendit, kërkon një trajtim të veçantë, nuk mund të jetë trajtim i unifikuar.
Por për këtë bashkia do duhej të ishte partner dhe jo “armik” me biznesin në funksion të zhvillimit bregdetit.

Nisur nga fakti se shërbimet e pushtetit vendor janë inekzistente, operatorët detyrohen të realizojnë edhe detyrat e Bashkisë, panvarsishtë se paguajnë taksa për këto shërbime.

-️Jo më larg se para 5 – muajve rreth 100 operator që ushtrojnë aktivitetin prej gati 20 vitesh në këto zona, u gjendën para një njoftimi nga IKMT për prishjen e objekteve në të kundërt do të përballeshin me një gjobë prej 50 miljon lekësh.
A janë bërë studime të mirëfillta urbanistike për këtë vijë bregdetare?
A ka një projekt?
Nëse po, cili është ai?
Kjo pasiguri për vijueshmërinë e aktivitetit pengon bizneset për kryerjen e invenstimeve.

I bëj thirrje Bashkisë Fier të mos e përdori këtë resurs të jashtëzakonshëm vetëm për foto e propagand, por të realizojë detyrat që ka në rolin e qiradhënësit për plotësimin e “Kushteve dhe kritereve e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
Konkretisht sigurimin e infrastrukturës rrugore, ujin e pijshëm, kanalizimet, pastrimin, ndriçimin,etj.

Me pak fjalë të bëj detyrën!
Ta kthejë këtë perlë të Adriatikut në një atraksion turistik të aksesueshëm për gjatë gjithë vitit, të mundesojë infrastrukturë bashëkohore, turizëm elitar, të jetë partner me biznesin në funksion të zhvillimit të turizmit.

https://www.facebook.com/share/p/PTRHvXBL1jgwFegx/?

Marrëveshja me Italinë, nisin punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve 

Punimet për kampin e refugjatëve në Gjadër kanë nisur të marrin jetë. Prej disa ditësh makineritë janë stacionuar brenda zonës ushtarake në hyrje të fshatit. 

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se banorët ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë, edhe pse janë interesuar, serish nuk marrin asnjë përgjigje nga drejtuesit e punimeve. Ndërkohë sipas burimeve të ushtrisë, nuk janë të qarta direktivat në lidhje me godinat ekzistuese nëse mund të ndryhet në to, apo do të lihen të pa prekura.

Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigranteve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit.

Pas zbarkimit që do të bëhet në Shëngjin, do të vijohet në strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër. I gjithë perimetri i ushtrisë do të rrethohet nga një mur i lartë afro 7 metra qe do të shërbejë për të rritur sigurinë pasi fare pranë kampit ndodhen edhe banesat e fshatit Gjadër dhe Kakarriq.

Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës pas tensioneve dhe debateve mes keshilltareve

Pas tensioneve dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës është shtyrë për në orën 12:00. Në nisje të mbledhjes, simpatizantët u futën brenda në sallë, teksa kundërshtuan prezencën e prefektit të Vlorës Vangjel Tavon, ndërsa knë pasur edhe tentativë për ta qëlluar.

Pas thirrjeve të banorëve në gjuhën greke dhe shqipe, prefekti i qarkut, Vangjel Tavo, është larguar nga mbledhja. Këshilli Bashkiak u mlodh për të vendosur me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë.

Kujtojmë se Himara është pa kryetar bashkie, pasi Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Gjithashtu edhe Fredi Beleri është i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Policia Fier ndeshkon 2 lokale ku organizoheshin lojerat e fatit

Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.

Zbulohen 2 lokale të tjera të përshtatura për lojëra fati të ndryshme.

Sekuestrohen 15 pajisje të ndryshme elektronike që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Për 2 rastet e goditura, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale në fshatrat Varibop dhe Drizë, Fier, organizoheshin lojëra fati të ndryshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Varibop, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. L., 43 vjeç, banues në Varibop dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Drizë, është shpallur në kërkim shtetasi D. R., 36 vjeç, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen B. R., 35 vjeçe, të dy banues në fshatin Zhupan.

Gjatë kontrolleve në këto 2 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 tableta, 2 kompjuterë, 2 laptopë, 1 monitor, 1 DVR, 1 celular, 2 kasa që shërbejnë për printimin e biletave dhe 9 bileta sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Qëllohet me armë zjarri avokati, shkak konflikte për pronën, arrestohet autori

Avokatit Andrea Zotaj në Memaliaj, mbrëmjen e djeshme (28 mars) iu ngrit një pritë nga një person i armatosur.

Mësohet se 36 vjeçari Fatos Lamaj nga fshati Anë Vjosë e Njësisë Administrative Qesarat, ka dalë para automjetit ku avokati udhëtonte bashkë me nipin e tij dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër. 

Pas këtij veprimi, 36 vjeçari është dorëzuar në polici.Ndërsa Zotaj ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij pasi policia e kishte arrestuar 36 vjeçarin 2 netë më parë duke e mbajtur një ditë në paraburgim dhe më pas ishte liruar për shkak të një konflikti me të afërmin e tij

Greqia lëkundet nga dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit mëngjesin e sotëm

Dy tërmete të fuqishëm janë ndjerë pak më parë në Greqi. I pari ishte me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter dhe i dyti 5.7.

Epiqendra e saktë ndodhet 25 kilometra në lindje të Strofades. Banorët e zonës kanë dalë në rrugë për arsye sigurie.

Sipas matjeve të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare,  epiqendra ka qenë në zonën detare, 36 kilometra në perëndim të Filiatra, Messinia.Termetet e forta janë ndjerë edhe në Shqiperine e Jugut Nga goditjet e tërmeteve nuk raportohet për persona të lënduar.

Lekundje termeti ne Fier

Lekundje termeti jane rregjistruar kete mengjes ne Detin Jon. sipas qendres sizmologjike europiane lekundjet e termetit e kane pasur epiqendren ne detin jon dhe forca e termetit me magnitude ne 5,9 richter. Megjithese epiqendra e termetit ka qene ne afersi te Patres ne Greqi eshte ndjere edhe ne jugun e Shqiperise