Qarkullonte i armatosur, i riu tenton t’i arratiset policisë, por më pas vihet në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Operacioni, nga Policia e Kurbinit, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Qarkullonte i armatosur dhe tentoni t’iu largohej shërbimeve të Policisë, pas ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari i kërkuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Në momentin e kapjes, Policia i gjeti 19-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër (FKS), në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas i kërkuar qarkullonte në qytetin e Mamurrasit dhe dyshohej se ishte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Lokalizimi”.

Shtetasi në kërkim, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi.

Falë ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. N., 19 vjeç, banues në Mamurras.

Në momentin e kapjes së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e tij, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që i posedonte 19-vjeçari.

Shtetasi P. N. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi P. N. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasve K. N dhe E. N.

Në vijim të veprimeve procedurale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Reagon Balla per protesten e kultivuesve te luleshtrydhes ne Kafaraj e Frakull

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla , ne nje deklarate per mediat ka reaguar ne lidhje me protesten e sotme te fermereve te luleshtrydhes ne Kafaraj duke iu bashkuar shqetesimit te tyre. Balla ka shpjeguar se kjo situate ka ardhur si shkak i deziformimit te disa mediave e portaleve te vendeve fqinje per te prishur imazhin e cilesise se produkteve shqiptare teksa u ka bere thirrje kultivuesve qe ne kete periudhe te shmangin perdorimin e pesticideve per te patur prodhim teresisht bio.

Nderkohe Balla ka injoruar deklaratat e kreut te PL – se Ilir Meta , persa i perket procesit te anetaresimeve te reja ne Partine Socialiste qe i ka kinsideruar si “ nje milione pemet e pyllit orbital ne Tirane, ku ka thene se pergjigjen do ta marre ne rezultatet e zgjedhjeve te 2025- es.

Balla gjithashtu ka hedhur poshte dhe deklaratat e kreut te demokrateve greke Loverdhos i cili pas vizites se Bejlerit ne burgun e Fierit u shpreh se ne Shqiperi nuk ekziston ligji dhe se vendi yne nuk ka asnje shans per tu pjese e Bashkimit Europian. “ Eshte nje keqardhje e madhe politizimi deri ne kete nivel i procesit gjyqesor dhe ju e dini fare mire qe ne nuk i komentojme ne asnje rast vendimet e gjyqesorit pasi drejtesia e re kerkon mbeshtetje dhe do ua japim gjithmone” ka thene nder te tjera Balla.
Keto deklarata Ministri Brendeshem dhe drejtuesi politik i PS Qarkut Fier Taulant Balla i ka bere pas ceremonise se rivitalizimit te bustit te ish futbollistit te Apolonise dhe Kombetares Kujtim Majaci

Hapi zjarr ndaj policisë greke, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se në 8 shkurt ka hapur zjarr ndaj efektivë të skuadrës “DIAS” të policisë greke. Ngjarja atëherë ndodhi në rrugën Paiania-Makropoulo, ku policia tentoi të ndalonte një automjet por drejtuesi nuk i’u bind urdhrit duke hapur zjarr. Policia u kundërpërgjigj me të shtëna por nga përplasja nuk pati dëme në njerëz.

Ngjarja në fakt lidhej me tentativën e vjedhjes së kompanisë “ALYKON” në të njëjtën ditë, kompani e cila ishte tentuar të vidhej edhe në 13 janar. Pas ngjarjes së 8 shkurtit, pranë kompanisë polica gjeti automjetin e shtetasit shqiptar S. Sinaj, 20 vjec dhe brenda tij patentën e babait të tij, shtetasit Andon Sinaj, 51 vjec nga Vlora. Pikërisht tek këta shtetas u ngritën dyshimet dhe u zhvilluan hetime.

Pas analizimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe hetimeve të tjera të zhvilluara këtë periudhë, u arrit të identifikohej si autor i tentativës së vrasjes së efektivëve të policisë, vjedhjes dhe tentativës së vjedhjes pikërisht 51 vjecari Andon Sinaj. Të enjten policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe në një servis makinash që ka në pronësi në Paiania të Athinës. Gjatë kontrollit të servisit u gjetën 4 kamera që filmonin një rrugë publike, një shkop dhe një xhaketë që rezulton se e kishte veshur gjatë ngjarjes. Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 5.5 gram marijuanë dhe një kapuc që rezulton se e ka veshur gjatë përplasjes me policinë. Gjithashtu rezulton se në momentin e arrestimit ai mbante veshur rrobat që kishte edhe gjatë përplasjes me policinë.

Andon Sinaj sipas policisë greke konsiderohet me rrezikshmëri, pasi jo vetëm ka hapur zjarr me pistoletë ndaj policisë, por në të shkuarën ka qëlluar më armë edhe ndaj një personi tjetër pa arritur ta dëmtojë ndërkohë që rezulton i dënuar më parë me 12 vjet burg për cështje droge. Pas daljes nga burgu ishte urdhëruar deportimi i tij, por rezulton se ai vazhdonte të qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm.

Gjatë marrjes në pyetje ai nuk i ka pranuar ngjarjet në kompaninë “ALYKON” dhe përplasjen me armë me policinë greke.

Aksident me vdekje ne autostraden Fier -Lushje

Aksident me vdekje në kryqëzimin e Savrës në autostradën Lushnje Fier
Mjeti tip Nisan përplas për vdekje një këmbësor që kalonte në autostradë me një karrocë dore. Viktima Hasan Selimi banues ne Savër.
Policia në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se i viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndarja e parave në bujqësi , blegtoria merr 72 % të fondit

13.2014 fermerë kanë përfituar vitin e kaluar nga masat e mbështetës në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023, apo e thënë ndryshe 95 për qind e aplikantëve.

Referuar raportit të monitorimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2023, bëhet me dije se për herë të parë, të gjitha aplikimet e rregullta kanë përfituar dhe janë disbursuar 100%.  Kjo për shkak se pati një rritje të ndjeshme të fondeve për masat e mbështetjes, që arriti në rreth 5.1 miliardë lekë në total, nga 3.3 miliardë të planifikuar në fillim të vitit, nga të cilat 2.7 miliard lekë për skemat kombëtare.

Por kush përfitoi më shumë nga këto skemë? Sipas raportit, disbursimi më i madh i fondeve ishte tek masa nr. 2, “Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar, krerë/dele/dhi” me rreth 46% të fondit të disbursuar, ndjekur nga masa nr 1 “Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar, krerë/lopë”, me rreth 26%. Më pas renditet masa Nr. 3 “Mbështetja për mbarështimin e bletarisë”, me rreth 15%, si dhe  masa Nr. 4 “Mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera”, me rreth  12.6% të fondit të disbursuar. Po ashtu në këto masa ka qenë dhe numri më i lartë i aplikimeve dhe përfituesve.

Sa i takon hartës së shpërndarjes së këtyre fondeve, qarqet me numrin më të lartë të përfituesve dhe disbursimit  kanë qenë Vlora me rreth 20.2% të fondit total të disbursuar, Fieri me 15.3% të fondit,  Korça me 13%, Gjirokastra me 12.6%, Berati me 9.6% të fondit të disbursuar, etj. Qarku me përfitimin më të ulët të fondit është Lezha me rreth 2.4% të fondit. Po kështu, numri më i lartë i aplikimeve në masën e mbështetjes për blegtorinë ka qenë në qarkun e Vlorës, ndjekur nga qarku Korçës, Fierit dhe Gjirokastrës.

Numri i përfituesve gra nga skema mbështetëse ka qenë rreth 15.7% e numrit total të përfituesve, përqindje e cila ka ardhur gjithnjë e në rritje, kjo si rezultat i ndërgjegjësimit të grave, përmes strukturave të ekstensionit bujqësor, transferimit të njohurive, takimeve informuese, etj.


SCAN

Bardhi çon në SPAK dosjen “Xibraka”: Olsi Rama, pjesë e organizatës kriminale të Laboratorit të drogës 

NJOFTIM PËR SHTYP I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Në vijim të të dhënave të bëra publike dje, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vëllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij.Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë menjëherë dosjen e procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016, lidhur me bashkëpunëtorin e paidentifikuar, 45 vjeç, që përdorte automjetin me targa AA 653 DM. Të dhënat e TIMS-it dhe ato që gjendjen në dosjen penale, janë të mjaftueshme për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.

Gazment Bardhi çon në SPAK dosjen "Xibraka": Olsi Rama,

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.

Nga ana tjetër, SPAK ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështje z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK një vit më parë dhe për të cilin zhvillojë një konflikt të hapur kundër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës, dhe moskryerjen e asnjë veprimi për të hetuar deri në fund procedimin e veçuar 335/1 – viti 2016. SPAK ka përgjegjësinë përpara publikut të jap një informacion të plotë se kush e ka penguar hetimin e këtij procedimi, pse është lënë në heshtje apo harresë kjo dosje, dhe cili është fati i këtij procedimi deri dje?

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, për Edi Ramën vijon të mbetet e njëjta pyetje, edhe pse ai kishte zgjedhur dje të fshihet pas shkrimit të hartimeve në emrin e vëllait Olsi Rama. Qytetarët shqiptarë prej 24 orëve presin një përgjigje: “Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? Kush është personi i paidentifikuar, i moshën 45 vjeç, që përdor makinën me targa AA 653 DM”.

Rritja e Euros si “flakë kashte”, kursi bie përsëri pranë niveleve më të ulëta vjetore

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta të vitit 2024. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 102.87 lekë, në rënie të fortë për të dytën ditë radhazi.

Të mërkurën Euro shënoi rritjen më të fortë që nga vera e vitit të kaluar dhe kërceu në nivelin e 104.63 lekëve. Megjithatë, siç ishte paralajmëruar, kjo rritje nuk rezultoi e qëndrueshme dhe në pak ditë kursi u rikthye në nivelet e mëparshme.

Rënia e Euros është reflektuar siç ndodh zakonisht edhe në kursin e valutave të tjera.

Dollari Amerikan ka zbritur në nivelin e 95.37 lekëve, nga 96.52 lekë që ishte ditën e mërkurë. Paundi Britanik ka zbritur në 120.34 lekë, nga niveli prej 121.94 lekësh i ditës së mërkurë.

Sipas burimeve nga sektori bankar, rritja e ditës së mërkurë ishte paradoksale, duke qenë se në treg nuk ekzistonte ndonjë bazë e gjerë kërkese për Euro. Me sa duket, rritja ka ardhur nga banka të veçanta që për nevoja të pozicioneve të tyre ose për kërkesë të klientëve të veçantë kanë shfaqur një kërkesë shumë të madhe për valutë, duke e tërhequr kursin në rritje.

Kjo ngjarje dëshmon edhe njëherë se tregu valutor shqiptar përfshihet lehtë nga paniku, ndoshta për shkak të cektësisë dhe përmasave të tij të vogla. Megjithatë, edhe ky moment është tejkaluar shpejt dhe kursi është rikthyer pranë niveleve të javës së kaluar.

Faktorët thelbësore të kursit duket se diktojnë presione të reja rënëse mbi kursin e këmbimit Euro-Lek. Hyrja në sezonin e pranverës pritet të shtojë më tej hyrjet e turistëve të huaja dhe prurjet valutore në ekonomi. Kjo ka krijuar premisa për një cikël të ri të forcimit të Lekut.

Aktualisht, kursi Euro-Lek është në rënie me 9.5% krahasuar me të njëjtën ditë të një viti më parë. Tendenca rënëse vjetore e kursit është përshpejtuar gjatë pjesës së dytë të muajit mars.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se vitin e kaluar deficiti i llogarisë korrente zbriti në minimumin historik prej 191 milionë eurosh, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022. Deficiti i llogarisë korrente vlerësohet në më pak se 1% e Prodhimit të Brednshëm Bruto, nga rreth 6% që kishte qenë një vit më parë.

Ndërkohë, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me disa herë defitin e llogarisë korrente, çka tregon se në ekonomi ka hyrë më shumë valutë e huaj nga sa ka dalë.

Pritshmëritë janë që bilanci i pagesave do të vazhdojë përmirësimin edhe këtë vit, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me 2023. Kjo pritet të krijojë presione të reja rënëse për kursin e këmbimit Euro-Lek.MONITOR

Operacioni antidrogë “Tempulli”/ Balla: U sekuestruan mbi 18 kg kokainë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se operacioni i madh antidrogë “Tempulli” i nisur që prej shtatorit 2023, ka dhënë frytet e veta.

Sipas Ballës, që prej kësaj periudhe janë arrestuar shpërndarës të shumtë të lëndëve narkotike nëpër shkollat e vendit. Ai shton se janë sekuestruar gjithashtu mbi 18 kg kokainë, duke mbrojtur shëndetin e nxënësve.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla: 

🇦🇱Operacioni Kombëtar kundër lëndëve narkotike #PaketaeSigurisënëshkolla vijon cdo ditë me rezultate të mirëpritura në favor të jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe të të rinjve. Prej shtatori 2023, “Tempulli”👮👮‍♀️🚔 ka rezultat: 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike, dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg cannabis, nbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë etj. Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë 📍Tiranë për goditjet e sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës. Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre.