I moshuari rrëzohet nga kati dytë i banesës, humb jetën

Një 93-vjeçar humbi jetën sot në Vlorë, pasi u rrëzua nga kati dytë i banesës.

Sot, rreth orës 09:35, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i dytë E. F., 93 vjeç.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Balla: Mbështetje për talentet e reja të qarkut Fier

Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit për Partinë Socialiste, Taulant Balla njofton se në Fier është duke u zhvilluar konkursi i parë STEAM+ për talentet e reja, i cili synon mbështetjen e të rinjve të talentuar të të gjithë qarkut Fier.

Balla, duke ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e zhvilluar në ekspozitën ku ishin shfaqur punimet e nxënësve të gjimnazeve të qarkut, u shpreh se nga pjesëmarrësit do përzgjidhen 6 projekte.

Fier Zhvillohet “Konkursi i parë STEAM+ për talentet e reja” i cili synon mbështetjen e të rinjve talente të gjithë qarkut”, shkruan Balla.

Në këtë konkurs marrin pjesë nxënësit e dalluar në Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim) TIK (IT, Programim, Databazë), Arkitekturë-Design, Arte dhe Krijimtari, nga të gjitha shkollat e mesme të Qarkut të Fierit”, vijon Balla.

“Në përfundim do të përzgjidhen 6 projekte finaliste, të cilët do të marrin pjesë tek konkursi final “National Steam Competition 2024”, përfundon Balla.
Tema e ekspozitës është “Shqipëria e ardhmja jonë”.

FIER/Besimtaret Katolik kremtojne Pashket ne kishen e “Zonjes se pa Perlyer “

Besimtaret Katolik kremtojne Pashket ne kishen e zonjes se pa perlyer ne Fier. Besimtaret kane ndjekur kete te diele meshen ringjalljes se Jezu Krishtit Të gjithë besimtarët janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezu Krishtit duke dhënë mesazhe shprese e dashurie.  Të njejtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom  Kiko ( Francesco Pascuale) i cili drejtoi meshën e shenjtë të pashkës se kesaj te djele

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikeve. Besimtarët risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes së Jezusit tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Të gjitha ritet percillen këtë të dielë, qe njihet ndryshe dhe si e dita e shenjtë e Pashkës.

Alarm në Europë për pluhurin afrikan! Ç’fare pritet nesër në Shqipëri

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.

Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një rënie të dritës së diellit dhe dukshmërisë . Ka gjithashtu një rritje të përqendrimeve të grimcave të imta,” thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për X.

Pluhuri arriti në rreth 180,000 tonë, sipas të llogaritjes, i tha radios publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo .

Ditën e djeshme, një erë e fortë jugore kishte bartur rërë nga Sahara nga Afrika veriore në Zvicër. Saharaja është burimi më i madh i pluhurit mineral, që çliron nga 60 deri në 200 milionë ton në vit, dhe ndërsa grimcat më të mëdha bien shpejt në tokë, ato më të voglat mund të transportohen mijëra kilometra dhe të arrijnë nëpër Europë.

Franca juglindore është vënë gjithashtu në alarm për shkak të rërës nga Saharaja dhe përqendrimeve të grimcave të imta.

Sa i përket vendit tonë, Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka njoftuar se duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë). Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri

53 vjecarit nga Fieri ,i sekuestrohen ne Kakavije 11 mije euro

PKK Kakavijë/Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, godasin 1 rast të mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 11 110 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. Ç., të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro.

Shuma e parave e padeklaruar nga ky shtetas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 53 vjeç, banues në Patos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Perplasen dy mjete ne rrugen e Kombit,plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Volksëagen Golf dhe një mjet tip “Mercedes-Benz”.

Për pasojë janë plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Të plagosurit raportohet se janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa nga përplasja aksi rrugor u bllokua për disa momente.

Arrestohet 53 vjecari nga Fieri per vjedhje te ikonave

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “IKONAT”.

Vidhnin dhe trafikonin vepra arti, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Njëri prej të arrestuarëve, i punësuar rojë pranë parqeve arkeologjike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 13 statuja të madhësive dhe formave të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për një rast të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit nga parqet arkeologjike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “IKONAT”.

Si rezultat u arrestuan shtetasit:

P. L., 53 vjeç, banues në Fier dhe E. Ç., 56 vjeç, banues në Lushnjë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Shtetasi P. L., duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., i trafikonin me qëllim përfitimin.

Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Disa te arrestuar dhe proceduar ne Fier e Lushnje per vepra te ndryshme penale

Fier

Në vijim të informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku humbi jetën këmbësori, shtetasi H. S., 85 vjeç, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. H., 41 vjeç, banues në Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

-M. K., 29 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Asllan Koraj, 41 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në dyqanin e tij, tregton mallra (paketa me cigare), pa pullë fiskale.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr të rënë në një kanal, në aksin rrugor “Plug-Savër”, ku u dogjën disa barishte, disa panele dhe një furgon që ndodhej në një karburant jofunksional, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 63 vjeç, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Xh. B., 74 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet të jenë autorët e zjarrvënies.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për shtetasin N. B., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-J. H., 67 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje, në tokën e tij;

-V. G., 32 vjeç, banues në Fier, pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në automjet, një fenelinë të ngjashme me atë të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.