Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas

Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr të rënë në fshatin Peshtanbregas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin J. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke punuar me motosharrë elektrike, është krijuar një shkëndijë dhe për pasojë ka rënë zjarr në tokë. Nga përhapja e flakëve për shkak të erës, janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, në pronësi të këtij shtetasi dhe të banorëve të tjerë të zonës, si dhe rreth 5 hektarë tokë me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 69 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar një mjet pune (zetor), pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tip “Audi”, duke shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një orë dore, një 64-vjeçareje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SPAK sekuestron pasuri të disa personave të përfshirë në veprimtari kriminale

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të veprimeve proceduriale në lidhje me procedimin pasuror Nr.14, të vitit 2023, në kuadër të të cilit me vendimin Nr. 27, datë 09.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka sekuestruar disa pasuri të personave të dyshuar, si të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve (njoftimi i mëparshëm https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-10-10-2023/ ), ka vijuar me veprimet hetimore, në lidhje me evidentimin dhe gjurmimin e pasurive të dyshuara me burim të paligjshëm.

Në kuadër të veprimeve hetimore e proceduriale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në Ligjin Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar), me vendimin Nr. 13, datë 17.03.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:

1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);

2.Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;

3.Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;

4.Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;

5.Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;

6.Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;

7.Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;

8. Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:

· Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;

· B.M.W., prodhim i vitit 2011;

·Volkswagen, prodhim i vitit 2006;

· Audi, prodhim i vitit 2007;

· B.M.W., prodhim i vitit 2004;

· Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;

· Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;

· Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;

· Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;

· Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

Humbje e trefishte e Erdogan ne zgjedhjet lokale, Reuters: Turqit e ndeshkuan

Partia kryesore opozitare e Turqisë fitoi në qytetet kyçe në zgjedhjet lokale të së dielës.

Kjo shihet si një humbje të trefishtë për Rexhep Tayyip Erdogan, pasi kandidatët e mbështetur nga presidenti turk humbën beteja elektorale në të tre bashkitë kryesore, Stamboll, Ankara dhe Izmir, të cilat mbetën në duart e kryebashkiakëve opozitarë.

Me më shumë se 98%, kryetari aktual i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP) po fiton me një diferencë të madhe në qytetin më të madh dhe qendrën financiare të Turqisë, shkruan Reuters.

Mansur Yavas, kryebashkiaku i Ankarasë, mbajti pozicionin e tij me një diferencë mahnitëse prej gati 30 pikësh ndaj kundërshtarit të tij, ndërsa kandidati i CHP-së në Izmir kryeson me 11 pikë.

Në përgjithësi, CHP fitoi 36 komuna nga 81 provincat e Turqisë, sipas Anadolu, duke hyrë në disa bastione të partisë së Erdoganit. Ajo fitoi 37% të votave kombëtare, krahasuar me 36% për partinë e presidentit, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP që kur Erdogan mori pushtetin dy dekada më parë.

Nga ana e tij Erdogan e pranoi humbjen e tij zgjedhore në një fjalim të mbajtur nga pallati presidencial, duke thënë se “31 marsi për nuk është fundi, por është një pikë kthese”

Vritet me thikë 18-vjeçari pas sherrit mes të rinjsh

Informacion paraprak

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Plagosje me thika e leva në Berat,dy grupe të rinjsh me precedent penalë kofliktohen në lagjen “Uznovë”

Plagosje me thika e leva në Berat,dy grupe të rinjsh me precedent penalë kofliktohen në lagjen “Uznovë”,sherri nisi pas gërvishjes me makina mes tyre,ende nuk dihen shkaqet e vërteta të konfliktit.

Tre të rinj janë plagosur mbrëmjen e sotme në Berat.Ngjarja ndodhi në lagjen “Uznovë”,në dalje të qytetit të Beratit,ku të rinjtë,pasi janë gërvishur me mjetet e tyre,kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur.Kanë qënë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani,përkatësisht 29 dhe 25-vjeç,ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre,kanë thyer me leva xhamat e automjetit të shtetasit Xhuljano Hyraj,27-vjeç,automjetit tip Ford Fokus,me targa AA 562 CS. Pas kësaj,dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva,derisa i kanë ndarë.Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjne me dije se,Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull,ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë.Të njëjtat burime konfirmojnë se,të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.Pas mjekimit,ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat,ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen,pasi nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre.

Zjarri ne Peshtan, Fier, policia shoqeron bashkeshortet per renien e zjarrit

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe, në fshatin Peshtanbregas, Fier, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin.

Në komisariatin e Policisë Fier është shoqëruar shtetasja E. M., dhe bashkëshorti i saj, shtetasi J. M., për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Perfshihet nga flaket pylli me pisha ne Peshtan Fier

Nje zjarr ka rene kete pasdite ne Peshtan te Fierit. Zjarri ka djegur nje siperfaqe te konsiderueshme me bimesi te dendur ne pyllin me pisha .

Zjarri eshte influencuar edhe nga era e forte ndersa terreni kodrinor veshtireson shuarjen e flakeve .

Me marrjen e njoftimit nga banoret e kesaj zone kane shkuar ne vendngjarje 2 mjetet zjarrfikese qe po perpiqen te shuajne zjarrin

Fier/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri

Fier/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor Ivi Çollaku, 36 vjeç, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, sipas të cilit ky shtetas ka për të kryer 1 vit, 1 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit G. K., 52 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, G. Sh., 50 vjeç dhe I. S., 50 vjeç, të dy banues në Patos, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin L. Xh., 50 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.