Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerëP

Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Q. T., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas dhe S. Sh., 68 vjeç, banues në Fier, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesat e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa bimë dekorative në pronën e një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Nga sot të gjitha pikat kufitare me Greqinë të hapura

Duke nisur nga sot të gjitha pikat kufitare me Greqinë do të rinisin punën, pasi qëndruan për dy ditë të mbyllura për shkak të grevës së sindikatës së Doganave.

Bëhet e ditur se situata në pikën kufitare të Kapshticës i është rikthyer normalitetit për të siguruar qarkullimin e të gjitha automjeteve, autobusëve apo kamionëve.

Pritet në orët në vijim një fluks i shtuar i lëvizjeve nga të dyja krahët.

Kujtojmë se për 48 orë u pezullua plotësisht qarkullimi përveç emergjencave shëndetësore dhe këmbësorëve pa bagazhe. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 348 në hyrje dhe 248 në dalje.

Këmbimi valutor,Euro nuk ndal rënien

Sot, më 4 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.5 lekë.Euro blihet me 102 lekë dhe shitet 102.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.9 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.8 lekë dhe shitet me 120 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.6 lekë, ndërsa në shitje me 70.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Këmbimi valutor më 4 prill 2024! Euro nuk ndal rënien,


Del emri i shqiptarit të arrestuar qe furnizonte me droge grupin italian

Policia italiane ka zbuluar emrat e 13 personave të arrestuar sot në kuadër të operacionit që shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria dhe e shpërndante në Fondi. Mes 13 personave të arrestuar, është edhe shqiptari Adlis Shyti, 39 vjeç, i hetuar më parë edhe në kuadër të operacionit “Giano” në qershor 2022.

Në të gdhirë, 80 karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në një operacion për ekzekutimin e 13 urdhër arresteve ndaj të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge nga Italia.

Kilogramë droge të ardhur nga Shqipëria fshiheshin në kamionë falë vende të improvizuara brenda tyre. Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuana, gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.

Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas.

Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.

Hetimi nisi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti e mbuluar në heshtje. Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi. Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë

Gjendet i vetevarur ne oborrin e shtepise 22 vjecari

Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Vijojnë mashtrimet online, kujdes me mesazhe të tilla në telefonat tuaj!

Mesazhe të dyshimta në telefona, WhatsApp apo forma të tjera, të cilat priren t’ju udhëzojnë që të klikoni në një link që qartësisht prek sigurinë tuaj, vazhdojnë të rrezikojnë sigurinë e shqiptarëve online.

Gjatë vitit 2023, në rang vendi janë 765 raste të evidentuara të veprave penale që u përkasin krimeve kibernetike, nga të cilat 54% janë zbuluar me 440 autorë.

Por çfarë duhet pasur parasysh kur vijnë mesazhe të tilla, për t’i shpëtuar një rreziku të mundshëm?

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi thotë për “Monitor” se, ka shumë site online që shesin të dhënat e shteteve të ndryshme, të dhëna të cilat përfshijnë numra telefoni, adresa rrjetesh sociale apo edhe adresa banesash.

“Ky është një sulm që në gjuhën teknologjike quhet spam” – thotë ai. I pyetur se cilat janë mekanizmat mbrojtës, z. Kallanxhi shprehet se nuk ka dhe se mbrojtja më e mirë është ndërgjegjësimi i individëve për sigurinë e lundrimit të tyre online dhe të informacioneve që shpërndajnë.

“Nëse njerëzit nuk presin një pako nuk kanë pse klikojnë për të marrë një pako në rastin konkret dhe kështu me radhë me rastet e ngjashme. “- thotë z. Kallanxhi.

Eksperti i IT u bën thirrje qytetarëve që të mos t’ju përgjigjeni mesazheve të tilla dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Sipas evidencave që dispononte, spam-e të tilla vijnë kryesisht nga vendet ruse.

Gjatë vitit 2023 pati një rritje 40% krahasuar me vitin 2022 sa u përket rasteve të mashtrimeve online, sipas statistikave të bëra publike nga Policia e Shtetit.

Vetëm dy javë më parë, Guvernatori Sejko, gjatë aktivitetit të Javës së Parasë, theksoi nevojën për të përqafuar një qasje të përgjegjshme për administrimin e financave personale, por edhe duke qenë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale.

“Është shumë e rëndësishme për të rinjtë të identifikojnë rreziqet e lidhura me mashtrimet online, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacionet dhe këshillat e pasigurta.

Siç mund të lexoni dhe në agjendën e javës, për të edukuar në këtë drejtim të rinjtë dhe më të vegjlit, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me partnerët e saj do të organizojnë programe dhe aktivitete edukative në të gjithë vendin.” – u shpreh Guvernatori.

Dy muaj më parë, me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit vuri në dukje këtë problematikë, duke theksuar se autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i mesazhit nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

“Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, paraqituni në polici.”- bën thirrje Policia.

Raste të tjera

Raste të tjera ndodhin kur pranojmë email-e të ndryshme nga njerëz të panjohur me email të paidentifikuar, por me përmbajtje manipulative, duke filluar me prezantim e pastaj me ofertë për bashkëpunim, apo të shpeshta janë rastet kur flitet për një testament, keni fituar para, e situata të ngjashme.

Kërkesa këtyre manipulatorëve kibernetikë është që të dërgojnë të dhënat, një kartelë banke, një dokument identifikimi e gjëra të tilla që janë të nevojshme për t’i realizuar qëllimet e tyre.

Ndaj, kujdesi se çfarë publikojmë në rrjete sociale apo çfarë informacionesh klikojmë, është i domosdoshëm. Përmes, një fotoje të dokumentit të identifikimit ka raste që persona të ndryshëm kanë tërhequr edhe kredi bankare, ose përmes blerjeve online janë marrë numrat e kartave etj-MONITOR-

Mali i Zi goditet nga disa tërmete, lekundjet ndjehen edhe ne veri te Shqiperise

Mali i Zi është goditur sërish sot nga një tërmet i fuqisë mesatare, tre kilometra në veriperëndim të Çaragjesë, bëhet e ditur në faqen e internetit të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Tërmeti u regjistrua në orën 12:40 dhe kishte magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter, i vendosur në thellësinë 15 kilometra dhe u pasua nga një tjetër më i dobët, me magnitudë 2.8 ballë. Lekundjet e ketij termeti ,4,6 balle jane ndjere edhe ne veri te Shqiperise.

Bazuar në modelin teorik të fushës makrosizmike të këtij rajoni, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën e epiqendrës”, thuhet në deklaratë.

Një tërmet mesatar prej 4.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 21:07, katër kilometra në perëndim të Čarađe.

Trafik droge nga Shqipëria, 13 të arrestuar në Itali

Në të gdhirë, 80 karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në një operacion për ekzekutimin e 13 urdhër arresteve ndaj të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge nga Italia. Kilogramë droge të ardhur nga Shqipëria, fshiheshin në kamionë falë vende të improvizuara brenda tyre. Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuanë gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.

Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas. Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.

Hetimi lindi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti e mbuluar në heshtje. Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi. Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë.