Përplasen dy automjete ,njëra shpërthen në flakë

Dy makinë janë përfshirë në aksident në Fushë Krujë mbrëmjen e së shtunës dhe njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Larushk. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor dhe Policia kanë rrethuar zonën, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave.

71 zjarre për 12 orë në Greqi, rrezikohen banorët në Lasithi të Kretës

Ishulli i Kretës u përball me një zjarr i cili detyroi dhjetëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, por që më pas u vu nën kontroll nga departamenti i zjarrfikësve, të cilët ishin në gatishmëri për shkak të erërave të forta.

Zjarri që shpërtheu më herët gjatë ditës u përhap në shpatet e pyllit malor në lindje të qytetit bregdetar të Ierapetrës. Autoritetet urdhëruan evakuimin paraprak të fshatrave Achlia, Galini, Agia Fotia dhe Mavros Kolimpos, pasi zjarri u afrua në disa shtëpi.

“Zjarri është ulur ndjeshëm pas përpjekjeve të qindra zjarrfikësve”, tha një zyrtar i shërbimit zjarrfikës për Reuters. “Ishte i pari zjarr i madh pranë një zone të banuar këtë vit.”

Shkencëtarët kanë frikë se sezoni mund të jetë i rrezikshëm duke pasur parasysh se Greqia sapo ka pasur dimrin e saj më të ngrohtë në histori , duke e lënë pjesën më të madhe të tokës të ngrohtë dhe të thatë.

Më herët gjatë ditës një zjarrfikës dhe një banor i zonës u dërguan në spital me lëndime të lehta. Rreth 150 zjarrfikës po luftonin me zjarrin në pyll, të ndihmuar nga tre helikopterë.

Ministria e Mbrojtjes Civile i ka vënë autoritetet në gatishmëri për shkak të erërave të forta që priten në ditët në vijim dhe pasi dhjetëra zjarre më të vogla në pyje shpërthyen të shtunën.

Zjarret janë të zakonshme në kombin mesdhetar. Vitin e kaluar një zjarr i egër që digjej në Greqinë verilindore për 11 ditë shkatërroi një zonë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut dhe vrau 20 njerëz.

Orban jep dorëheqjen”, protestë masive në Budapest

Dhjetëra mijëra njerëzprotestuan kundër qeverisë së Viktor Orban në qendër të Budapestit, të udhëhequr nga një avokat, dikur i afërt me administratën, i cili kohët e fundit ka nisur një lëvizje politike që synon të sfidojë kryeministrin.

Protestuesit marshuan drejt parlamentit, disa prej tyre duke thirrur “nuk kemi frikë” dhe “Orban jep dorëheqjen!” Shumë prej tyre mbanin ngjyrat kombëtare të kuqe-bardhe-jeshile ose mbanin flamurin kombëtar, simbole që partia e Orbanit i përdori si të vetat për dy dekadat e fundit.

“Këto janë ngjyrat kombëtare të Hungarisë, jo të qeverisë,” tha 24-vjeçarja Lejla, e cila udhëtoi për në Budapest nga Sopron, një qytet në kufirin perëndimor të vendit. Marshimi u drejtua nga Peter Magyar, 43 vjeç, i cili dikur ishte i martuar me ish-ministren e drejtësisë të Orban, Judit Varga dhe i cili përfundimisht planifikon të hapë partinë e tij.

Tre protestues të intervistuar nga Reuters thanë se Magyar u bëri thirrje atyre sepse ai kishte qenë pranë qeverisë Orban dhe kishte njohuri të brendshme se si funksionon.

“Ne e dinim që ka korrupsion, por ai e thotë atë si i brendshëm dhe e konfirmoi për ne,” tha Zsuzsanna Szigeti, një punonjëse e kujdesit shëndetësor 46-vjeçare e veshur me një flamur hungarez që mbulonte të gjithë trupin e saj. Ajo tha se ishte e shqetësuar për arsimin dhe sistemin e kujdesit shëndetësor dhe e shqetësuar për korrupsionin. “Unë besoj se do të ketë një ndryshim,” tha ajo.

Magyar u bë i njohur gjerësisht në shkurt, kur ai dha komente nxitëse për punën e brendshme të qeverisë. Ai akuzoi Antal Rogan, ministrin që drejton zyrën e Orbanit, për drejtimin e një makinerie të centralizuar propagandistike.

Rreth 6 mijë shqiptarë të përgjuar- SPAK dhe prokuroritë publikojnë raportet

Gjatë vitit 2023 Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroritë e rretheve kanë përgjuar 5827 shtetas shqiptarë duke i ndarë në dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kështu hetuesit specialë gjatë vitit që lamë pas për veprën penale të korrupsionit kanë përgjuar 1436 persona, e ndërsa për krim të organizuar 1899 shtetas.

SPAK në raport thotë se metodën e përgjimit e ka përdorur në 186 procedime penale më shumë se një vit më parë.

Ndërsa për krimin e organizuar hetuesit kanë përgjuar 1899 persona në 53 procedime penale.

Edhe prokuroritë e rretheve janë angazhuar edhe në sektorin e përgjimeve. 2675 pajisje fundore në përdorim që u përkasin 2492 subjekteve janë vënë nën monitorim. Në total janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata dhe 456 urdhra/autorizime të prokurorit.

Zgjedhjet vendorë të vitit 2023 nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve të cilët kanë hetuar persona të cilët dyshohen se kanë kryer krime zgjedhore.

Në SPAK janë denoncuar 53 raste.

Në vlerësimin e kësaj prokurorie, në 10 prej tyre është vendosur mos fillim procedimi.

Në lidhje me 3 materiale dhe informacione, SPAK ka vendosur mos pranim të akteve dhe ridërgim materiali në Prokurorinë e Përgjithshme.

Po ashtu 4 prej tyre është dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve e ndërsa për 36 prej tyre është vendosur mos fillimi për shkak se nuk janë përfituar element të veprave penale.

Ndërkohë në prokuroritë e rretheve janë regjistruar 25 procedime penale me 19 të pandehur. Janë dërguar për gjykim 14 persona dhe janë dënuar 2 të shtetas.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se peshën më të madhe të procedimeve të regjistruara e përbën vepra penale e “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, për të cilën janë regjistruar 8 procedime penale dhe 6 të pandehur.

Për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” janë regjistruar 5 procedime penale dhe 10 të pandehur.Nga verifikimet rezulton se për Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje janë regjistruar 4 procedime penale dhe është dënuar 1 person.

Dhunoi motrën dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet i riu

Vijon zbatimi i masave të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Shkodër-Dhunoi motrën e tij dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në banesë, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Vau i Dejës – Vihet në pranga një 23-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta një 24-vjeçar dhe i ka thyer xhamin e automjetit.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tijë, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Gjithashtu, në zbatim të planit të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vrau një taksist dhe plagosi disa të tjerë, ekstradohet në Shqipëri Ervin Shahini

Ervin Shahini i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe plagosje është ekstraduar në Shqipëri nga Koreja e Jugut.

50-vjeçari Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shahini në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur thika, ka vrarë dhe plagosur disa persona që punonin si taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.

-Më datë 15 maj 1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.

-Më datë 10 korrik 1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.

-Më datë 27 tetor 1995, vrau shtetasin Xh. A.

-Më datë 27 tetor 1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, Ervin Shahini është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky person strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Greqi/ Për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit, gruaja hidhet nga dritarja

Rastet e dhunës në familje janë në rritje në Greqi. Autoritet kanë ngritur shqetësimin dhe paralajmërojnë të merren masa për të parandaluar ngjarje kriminale, si pasojë e konflikteve të vazhdueshme. Një tjetër rast i dhunës është raportuar së fundmi në Patra në Greqi. Mediat helene kanë publikuar edhe pamje nga momenti kur gruaja për t’i shpëtuar dhunës hidhet nga dritarja.

Një 42-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 47-vjeçare. Ata fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas burri e ka dhunuar fizikisht. Për t’i shpëtuar dhunës fizike, gruaja është hedhur nga dritarja. Menjëherë janë lajmëruar autoritetet dhe pas disa orë kërkimesh kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

https://youtube.com/watch?v=bcOsj0tmVds%3Fstart%3D41%26feature%3Doembed

Gjendet i pajetë ne rruge një 50-vjeçar 

Gjendet i pajetë një 50-vjeçar në Elbasan.

NJOFTIMI
Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.