Pa leje drejtimi dhe i dehur,shoferi përplas me makinë këmbësoren dhe të miturin, arrestohet

Policia në Vlorë ka arrestuar një 45-vjeçar, që në gjendje të dehur dhe duke mos pasur leje drejtimi, ka përplasur me makinë një këmbësore, e cila po ecte së bashku me një të mitur.

Efektivët shprehen se aksidenti ndodhi në aksin Alikokë-Babicë e Madhe.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 06.04.2024, në aksin rrugor “Alikokë – Babicë e Madhe”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen L. P., 52 vjeçe, bashkë me një 4-vjeçar (këmbësorë). Të dy këta shtetas janë jashtë rrezikut për jetën.

Blegtoret derdhin qumeshtin ne autostraden Lushnje-Fier

Hyrja eautostrades lushnje fier eshte lare me qumesht. Ne shenje proteste blegtoret kne derdhur 30 ton qumesht te grumbulluar nga mos shitja e nje jave. Sot blegtoret kane dale ne proteste me traktore, te ardhur nga rrethe te ndryshme te vendit kunder uljes se cmimit te shitjes se qumeshtit.

Protesta e blegtoreve te shqiperise u zhvillua ne hyrje te autotrades Lushnje- Fier, prane zones Saver.
Forca te shumta te policise mbikqyren mbarevajtjen e protestes e cila nuk pati konfronfime mes paleve .
Levizja e automjeteve u la e lire ndersa traktoret u parkuan ne njerin krah te autostrades.

Blegtoret protestojne per uljen e cmimit te qumeshtit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendone se qe prej dt 1 prill eshte ulur me 100 leke te vjetra per liter qumesht .ndersa, ulja e cmimit eshte bere nga fabrikat e perpunimit qumeshtit . Protesta zgjati 1 ore dhe nuk u shenuan incidente.

Nis protesta e blegtoreve ne autostraden Lushnje-Fier

Nis protesta e blegtoreve te shqiperise ne hyrje te autotrades Lushnje- Fier, prane zones Saver.
Forca te shumta te policise po mbikqyrin mbarevajtjen e protestes.
Blegtoret protestojne per uljen e cmimit te qumeshtit nga fabrikat grumbulkuese. Ata pretendone se Qe prej dt 1 prill eshte ulur me 100 leke te vjetra per liter qumesht .Ulja e cmimit eshte bere nga fabrikat e qumeshtit njezeriNe proteste blegtore nga lushnja, fieri, berati, kavaja e vlora

Ne menyre demostrative potestuesit derdhin qumesht ne rruge si konkurrence qe u behet nga industria e qumeshti, mungesa e duhur e subvensioneve

Blegtoret thone se trajtohen padrejtessht nga institucionet shteterore dhe se nuk kane mbeshtetjen e duhur

Blegtoret thone se trajtohen padrejtessht nga institucionet shteterore dhe se nuk kane mbeshtetjen e duhur

Deputetja e PD denoncon menaxhimin e teatrit të Bylisit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa thekson se ka mungesë transparence mbi fondet dhe menaxhimin shtetëror të teatrit të Bylisit. 

Deputetja Zhupa bën me dije se sot në orën 11:00 do të zhvillohet një dëgjesë publike, e cila nuk e ka interesin te Bylisi, por te koncesionet, dhe fton mediat që të ndjekin dëgjesën e fshehtë që do të kryhet pasi nuk duan ta bëjnë transparente për interesat e tyre.

Reagimi i plotë:

6 milion e 250 mijë euro fondi në dispozicion të Bylisit dhe në 5 vite nuk ka ndodhur asgjë. Profesori Neritan Ceka ka qënë denoncues i vazhdueshëm i këtij skandali. 

Sot ka një degjëse publike që mesa duket interesin e vetëm nuk e ka te Bylisi, apo ku kanë shkuar paratë dhe si mund të rikthehemi Planit të Menaxhimit ku shteti shqiptar është përgjegjës. 

Duket se po gatuhet një plan ku dalin famozët e AADF, tashmë që drejtorin e tyre të projekteve Ilir Parangonin e kanë dërguar me punë tek Zyra Italiane e AICS ne Tirane. 

A është skenari që sot të prezantohet një plan i ri menaxhimi ndryshe nga ai i pari, i gatitur nga Parangoni që sugjeron Bylisin me koncesion?

A është koncensionari gati AADF për tu futur edhe në Bylis me një skemë të gatshme?

A do përdoret ministri i ri Gonxhe për të hapur rrugë një skeme koncensioni për Bylisin, pavarësisht se paratë janë dhe shteti ka gjithë kapacitetet që të drejtoj projektin dhe të kërkojnë me studiuesit shqiptar dhe llogari për cfarë ka ndodhur?

Ftoj mediat ta ndjekin degjësen e pashpallur, sepse duan të kryejnë punë me një grup të ngushtë,dhe ta bëjnë atë transparente. Në orën 11:00 në teatrin e Bylisit. Historia nuk jepet me koncesion!

Arrestohet shqiptari me 3.3 kg kokainë 

Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia italiane, ndërkohë që në automjet iu gjet një sasi lëndësh narkotike, e fshehur në pjesën e pasme të një prej sediljeve.

I riu ka tentuar më kot të arratiset, por policia e ka ndaluar.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën 1 mijë euro cash.

Karabinierët kontrolluan ndarjen e pasagjerëve të automjetit, duke gjetur tre pako me 3.3 kg kokainë.

Përfshihet nga flakët makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë

Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë.

Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen” u përfshi nga flakët në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat, disa persona të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen”, sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Vera vjen para kohe, sa do të shkojnë temperaturat javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite. Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta.

Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 grad celcius më shumë (duke mar parasysh vlerat 29-30 grad celcius).

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim – jugperëndim por në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 6-8 m/s.

Vera vjen para kohe, sa do të shkojnë temperaturat javën e

Arrestohet 25 vjecari me 205 gr droge

Lushnjë/Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 205 gramë lëndë narktorike.

Në vijim të punës për zbatimin e masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa të cilën ky shtetas e kishte bërë gati për shitje.

Po gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që ky shtetas e posedonte dhe e në momentin ndërhyrjes së Policisë e hodhi në territorin e jashtëm të banesës.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u bë arrestimi në flagrancë e shtetasit Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.