Sherr mes adoleshentëve,2 të plagosur

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një berberhane në Vlorë.

Sherri ka ndodhur fare pranë qendrës të qytetit. Si pasojë e sherrit, janë plagosur dy adoleshentë të moshave 17 dhe 15 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen, Policia e Vlorës ka shoqëruar 3 persona.

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë. GJL ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë të arrestit shtëpiak.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024,  te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Marsi më i nxehtë në histori, ekspertët ne alarm: Klima jonë po ndryshon

Në fakt, secili nga 10 muajt e fundit u rendit si më i nxehti ndonjëherë, krahasuar me muajt korrespondues të viteve të mëparshme, thuhet në buletinin e tij mujor

Dymbëdhjetë muajt që përfunduan me marsin, u renditën gjithashtu si periudha më e nxehtë 12-mujore e regjistruar ndonjëherë në planet.

Nga prilli 2023 deri në mars 2024, temperatura mesatare globale ishte për 1.58 gradë Celsius mbi mesataren e temperaturës në periudhën para-industriale, nga viti 1850 deri më 1900.

“Është trend afatgjatë me rekorde të jashtëzakonshme që na shqetëson shumë”, tha zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike e BE-së, Samantha Burgess, për agjencinë e lajmeve, Reuters.

“Duke parë rekorde të tilla – muaj pas muaji – shohim vërtet se klima jonë po ndryshon me shpejtësi”, shtoi ajo.

Moti ekstrem dhe temperaturat e jashtëzakonshme bënë kërdi këtë vit.

Thatësira e nxitur nga ndryshimet klimatike në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës, shkaktoi një numër rekord zjarresh në Venezuelë nga janari deri në mars, ndërsa thatësira në Afrikën e Jugut shkatërroi të korra dhe bëri që miliona njerëz të përballen me urinë.

Shkaku kryesor i nxehtësisë së jashtëzakonshme ishin emetimet e gazrave serrë, të shkaktuara nga njerëzit, tha Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike i BE-së.

Faktorët tjerë që i rritën temperaturat, përfshijnë El Ninon – fenomenin e motit që ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor.

Vrasja e dyfishtë në Lushnjë/ Prokuroria e Posaçme kërkon burg për jetë për Laert Haxhiun

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin “burg për jetë” për Laert Haxhiun, i cili akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë.

Haxhiu është duke u gjykuar ne mungesë për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.

Laert Haxhiu gjithashtu akuzohet nga drejtësia shqiptare se bashkë me disa persona të tjerë, është autor i 18 krimeve në Shqipëri, përfshi 4 vrasje dhe disa shpërthime me tritol.

Ngjarjen u zbardhën nga njeriu i afërt i 31-vjeçarit i cili u kthye në një të penduar të drejtësisë.

Zyrtarë shqiptarë të përfshirë në dosjen “SKY ECC” në Belgjikë

La Libre” ka zbuluar detaje nga nisja e gjyqit në Belgjikë për një organizatë kriminale prej 40 personash, shumë prej të cilëve shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Siç zbulohet nga dosja, sipas medias së huaj, operacioni daton në 30 shtator 2020 kur, në një rast të veçantë, kutitë e garazhit u kontrolluan në Evere. Aty u gjet një furgon, lëndë kimike që lidhen me përgatitjen e kokainës, vaj kanabisi dhe rrëshirë, bateri dhe uniforma false policie.

Falë telefonave të përdorur për marrjen me qira, hetuesit gjetën gjurmët e katër personave, përfshirë një të burgosuri në Barcelonë në lidhje me një rast me 441 kg kokainë. Ata e kuptojnë se ky person vazhdon të drejtojë trafikun nga qelia e tij.

Identifikohet një tjetër, që udhëton shumë në Dubai, Greqi apo Meksikë. Ai zotëron kompani në Qipro dhe Dubai dhe ka investuar në tregtinë e qymyrit. Ai zotëron një plantacion legal kanabisi në Greqi, të subvencionuar nga qeveria.

Gjatë vëzhgimeve të policisë, hetuesit zbuluan vajtje-ardhje të shpeshta në portet e Gentit dhe Antwerpen. Këta njerëz takohen në parkingjet e supermarketeve. Ata shkëmbejnë çantat. Një magazinë në Zutendaal (Limburg), ku dorëzohen fuçi të mëdha, është intriguese.

Hetimi është pasuruar falë dekodimit të kriptofonave “Sky ECC”. Në telefonin e Indrit K., një prej të pandehurve kryesorë, shihen foto të bareve të kokainës, armëve, ekstazive, kartëmonedhave si dhe indikacionet e pagesave që duhen bërë në Amerikën Latine dhe dëshmi të transfertave nga Brazili dhe Bolivia në Francë, Belgjikë dhe Angli.

Hetimi shtrihet në Evropë dhe kryesisht në Spanjë. Organizata kriminale ka degëzime globale. Ajo është aktive në trafikun e armëve, makinave dhe drogës, si dhe prostitucionit. Bëhet fjalë për transferime futbollistësh për shuma të konsiderueshme. Menaxherët i investojnë të ardhurat e tyre në pasuri të paluajtshme në Gjermani, Shqipëri, Itali dhe Spanjë, kryesisht në Mallorca.

Të pandehurit janë takuar në Antile për të diskutuar për ndërtimin e një kulle në Tiranë.

Do të ishte edhe ky ishull Balearik që do të ishte epiqendra e organizatës dhe toka e zgjedhur e liderit të saj Bashkim O. Ky kosovar, i cili ashtu si Artur S., do të vendosej në Majami, ishte shënjestruar në Spanjë nga hetimet që nga viti 2018.

Artur S. si dhe një nga të pandehurit që aktualisht po gjykohet në Bruksel, Arben I. mësohet se kanë marrë pjesë në takime në Mallorca si dhe në Itali, gjatë të cilave u diskutua për investimet në pasuri të paluajtshme të financuara nga paratë e drogës.

Hetuesit besojnë se ka pasur edhe një takim në Aruba (Antilet Hollandeze) gjatë të cilit është diskutuar investimi në një kullë në Tiranë (Shqipëri). Pjesëmarrësit udhëtuan atje me avion privat. Zyrtarët shqiptarë thuhet se morën pjesë në këtë takim për të lehtësuar marrjen e lejeve të ndërtimit. Kjo u mohua të hënën nga Arben I., i cili megjithatë pranon se ka, ashtu si kushëriri i tij Artur S., lidhje shumë të larta në Tiranë. Në këtë kuadër, flitet edhe për dorëzimin e një ore me vlerë 400 mijë euro.

Organizata transportonte kokainën nga Amerika e Jugut në Belgjikë nëpërmjet kanaleve të ndryshme: me anije peshkimi të cilat e lënë kokainën në det ku ajo merret me jahte, me fluturime komerciale, me avionë privatë apo edhe në kontejnerë. Jo gjithmonë me sukses: më 3 qershor 2021, dogana sekuestroi 6689 kg kokainë në një konteiner me banane nga Ekuadori në Antwerp.

Më 18 shtator 2021, organizata nuk arriti të rikuperonte një ngarkesë kokaine të mbërritur me kontejnerë. Pavarësisht kësaj, ata shkuan te shoferi i kamionit, të cilin e detyruan, nën kërcënimin e armës, të kthehej në biznesin e tij në Berlaar. Më pas ata gjetën kokainën nga kontejneri.

Laboratorë janë zbuluar gjithashtu në Zutendaal, gjetkë në Belgjikë dhe në Holandë. Kur ishte i pastër, i shtohej kokaina. Në raste të tjera, ai nxirrej nga produkte ku ishte fshehur (thëngjill ose tul frutash) përpara se tuli i nxjerrë në këtë mënyrë të formohej dhe të shndërrohej në bukë të cilat do të stampoheshin me akronime si Volvo, Rolex, Puma ose… flamuri izraelit. Kokaina më pas eksportohej në makina të pajisura me vende fshehjeje. Gjyqi pritet të zgjasë një muaj.

FIER-Dhunoi bashkeshorten, arrestohet 50 vjecari


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Kercenon me arme gjahu nje person, ndjekje penale per 37 vjecarin


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ll. S., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kanosur me armë gjahu, 42-vjeçar, për motive të dobëta. 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Perplas 3 automjete ne Fier, arrestohet shoferi 56 vjecar

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.