Vrau babanë me katër plumba, gjendet arma e krimit

Disa orës pas zbulimit të vrasjes së 50 vjecarit Pellumb Meta nga vajza e tij në Durrës, policia ka gjetur edhe armën e krimit.

Pistoleta është gjetur në një moçal dhe sipas të dhënave, vajza ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë.

Ngacmonte seksualisht nje vajze te mitur ,arrestohet nga policia Fier 36 vjecari

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Stamaticë, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Veprime të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.     

Gjithashtu, këta specialistë ndaluan shtetasin në kërkim Ermal Zhavari, 33 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 5 ditë burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Ndjekje penale per te riun nga Fieri, postonte foto te nje vajze

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjetet sociale në të cilën ka postuar foto të një 24-vjeçare. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 24 vjecari nga Mallakastra denuar per vjedhje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasen E. S., 24 vjeçe, banuese në Mallakastër, pasi Gjykata e ka dënuar me 14 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 3 muaj e 8 ditë burgim.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

U vra nga e bija në kasollen e bagëtive, ekspertet kontrolle për gjetjen e armës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pëllumb Metës, ku e dyshuara kryesore është vajza e tij.

Hygerta Meta e vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive.

19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.

Policët janë ende në kërkim të armës, të cilën nuk dihet ende se ku e ka hedhur e reja.

Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv.

Pas 10 ditësh hetime është gjetur trupi i pajetë i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, ndërsa është  arrestuar 19-vjeçarja

Më datë 13 shkurt rreth orës 22:30, njëri prej djemve, 25 vjeç ka denoncuar në polici se babi i tij është larguar nga banesa dhe kanë humbur kontaktet me të. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Nga hetimet, u zbulua se Pëllumb Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesën e tij. Vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta, ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i tij është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Dyshimet se vajza nuk e vrau e vetme babanë, merren në pyetje edhe dy djemtë e viktimës

Të dy djemtë e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që u gjet i vdekur këtë të premte ndodhen në polici.

Dyshohet se 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë ka ekzekutuar me pistoletë të atin dhe më pas e ka varrosur në kasollen e bagëtive, pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Sipas informacioneve, besohet se ajo nuk veproi e vetme, por u ndihmua nga famikljarët e tjerë, nëna dhe dy vëllezërit, ndërsa janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes që tronditi vendin këtë të premte.

19-vjeçarja rikthehet në vendin ku vrau të atin

Me maskë në fytyrë e rrethuar nga policë, pas dëshmisë 19-vjeçarja Hygerta Meta u rikthye në vendin ku vrau të atin në Shënvlash të Durrësit.

19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila vrau të atin  është studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Dyshohet se ajo e ka ekzekutuar me pistoletë dhe më pas e ka varrosur në kasollen e bagëtive, pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.

Policët janë ende në kërkim të armës, të cilën nuk dihet ende se ku e ka hedhur e reja.

Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv.

Pas 10 ditësh hetime është gjetur trupi i pajetë i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, ndwrsa wshtw arrestuar 19-vjeçarja, e dyshuar si autore e vrasjes.

Më datë 13 shkurt rreth orës 22:30, 25-vjeçari H.M nga fshati Shënavlash Durrës, ka denoncuar në polici se babi i tij është larguar nga banesa dhe kanë humbur kontaktet me të. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Nga hetimet, u zbulua se Pëllumb Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesën e tij. vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta, ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i tij është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Telefonata që ngriti në këmbë policinë greke:“Do shpërthejmë tre ambasada dhe Parlamentin”

Një telefonatë në mediat greke ka vënë në alarm autoritetet.

Sipas telefonatës në orën 11:30 do të shpërthejnë tre bomba, një në Ambasadën e Izraelit, një Ambasadën Amerikane dhe një Ambasadën e Egjiptit.Sipas telefonuesve bombë është vendosur edhe në godinën e Parlamentit.Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive ndodhet në vendngjarje ku do të vijojë një inspektim nga brenda ambasadave.