FIER-Dhune psikologjike ndaj bashkeshortes, ndiqet penalisht 39 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për shtetasit:

• Xh. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

• ⁠ A. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, një shtetas 26-vjeçar, për motive të dobëta.  
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Makina humb kontrollin ne Varibop , Cakran, plagoset shoferi, nis procedimi ne gjendje te lire

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në fshatin Varibob, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi J. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.   
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sa taksa mbi pronën paguan qytetarët në 2023?

Për të tretin vit radhazi, të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga taksa e pasurisë qëndrojnë thuajse në të njëjtin nivel. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se për vitin 2023, qytetarët kanë paguar afro 6.2 miliardë lekë apo 59.5 milionë euro, një rritje shumë e lehtë krahasuar me vitet 2021-2022, edhe pse përbën shifrën më të lartë të regjistruar në dekadën e fundit.

Të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to (veçanërisht taksa e ndërtesës) kanë ndjekur prirje rritëse ndër vite, ndonëse me ritme të moderuara. Rreth 5 vite nga reformimi i taksës së pronës (taksa e ndërtesës), problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse.

Gjithashtu, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna dhe sipërfaqeve ndërtimore pritej të jepnin një kontribut pozitiv në të ardhurën e gjeneruar prej kësaj takse. Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga kjo taksë vlerësohen në mesatarisht 0.3% ndaj PBB-së nominale, raport ky ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore,  prej rreth 0.6% të PBB-së.

Për këtë arsye vitin që lamë pas qeveria hodhi për konsultim publik projektligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme, në të cilin parashikohet që taksa për  ndërtesën të variojë nga 0.1 % -0.2% e vlerës së saj. Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme dhe për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje.

Kjo formulë do të nisë zbatimin nga viti 2026, ndërkohë që pjesë e draftit është taksimi i tokës truall, tokës bujqësore, njësive të biznesit, etj, gjë që pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat nga ky zë.

Në ndarjen sipas bashkive, rreth 46% e të ardhurave nga taksa për pasuritë e paluajtshme mblidhet në bashkinë Tiranë, rezultat i përqendrimit të një numri të lartë banesash dhe ndërtesash në këtë territor por edhe mirë administrimit të saj. Bashkia Durrës renditet e dyta për nga pesha në të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme me rreth 5% ndaj totalit, ndjekur nga bashkitë Fier, Elbasan dhe Vlorë.

SCAN

BERZH: Qeverisja në Shqipëri pas 2018 është përkeqësuar

Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa vendeve të BE-së.

Të gjashtë vendet e WB-6 kanë një Produkt i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë i rregulluar me fuqinë blerëse (PPP)) që është më pak se gjysma e mesatares së BE-së.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit “A mund të konvergjojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE?” cilësoi se përmirësimi i qeverisjes në Shqipëri dhe Rajon mund të jetë një mjet efikas për të rritur mirëqenien dhe për të shtyrë para ritmet e konvergjencës për të arritur standardet e BE-së.

Sipas BERZH përmirësimi i cilësisë së qeverisjes mund të ndihmojë në ndryshimin e tendencave demografike sidomos në Shqipëri. Rajoni ka bërë hapa pas në standardet e qeverisjes vitet e fundit, duke zgjeruar hendekun me vendet homologe në BE dhe gjetkë.

BERZH vë ne dukje se, hendeku i PBB-së midis BB-6 dhe BE-ja është ngushtuar në dy dekadat e fundit, por ritmi i konvergjencës është ngadalësuar që nga kriza globale e viteve 2008-09. Sipas tendencave të fundit të rritjes, mund të kalojnë 70 vjet ose më shumë përpara se WB-6 të arrijë mirëqenien e shteteve të BE-së. Prandaj, pyetja kryesore është: Çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar normën e konvergjencës? Dhe ekspertët e BERZH mendojnë se Reformat mund të bëjnë ndryshim. Të gjithë janë dakord se duhet bërë më shumë për të bërë një ekonomi tregu më të qëndrueshme dhe më mirëfunksionale. Por cilat reforma ka të ngjarë të dëshmojnë më shumë efektive në përshpejtimin e konvergjencës? Konkretisht, konvergjenca mund të jetë përshpejtuar nga:

  • qeverisja më e mirë,
  • nxitja e lidhjeve ndërkufitare dhe
  • nxitja e ekonomisë së gjelbër.

Zonat që kërkojnë vëmendje të veçantë përfshijnë joefektivitetin e përgjithshëm të institucioneve shtetërore, gjykatat, mungesa e mbrojtjes për të drejtat e pronësisë dhe pronës intelektuale, dhe niveli i lartë i korrupsionit.

BERZH evidenton se qeverisja e dobët nuk është vetëm pengesa kryesore për investitorët, por edhe dekurajim për popullsinë vendase, duke inkurajuar të rinjtë të emigrojnë (dhe dekurajojnë emigrantët nga kthimi). BERZH thotë përmirësimi i qeverisjes mund të adresojë deficitin e aftësive të rajonit, duke bindur njerëzit e talentuar të qëndrojnë ose të promovojë kthimin e të ikurve.

Hapja më e madhe ndaj tregtisë dhe investimeve do ta bëjë rajonin më konkurrues. Për tre dekadat e fundit përpjekjet e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar më plotësisht në tregjet rajonale dhe globale janë penguar nga trashëgimia e dobët e cilësisë së infrastrukturës, barrierat për tregtinë përtej kufijve dhe mungesa e njohurive dhe sofistikimit që i ndalon ata të hyjnë në tregje më të pasura.

BERZH referon se, tërheqja e investitorëve të huaj mund të forcojë konkurrencën e rajonit dhe të sjellë mundësi të reja për rritje.

BERZH vërën se problemi themelor në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është produktiviteti i ulët, që është akumuluar nga nën-investimet në ekonomi, institucionet e dobëta dhe së fundmi demografia e pafavorshme dhe një mjedis i vështirë biznesi.

Fermerët e serrave Fier e Berat, vendosin çmime dysheme për prodhimet e reja

Një grup i madh fermerësh nga zonat e Beratit, Fierit u bashkuan këto ditë për të marrë çmime dysheme në negociata me grumbulluesit dhe eksportuesit.

Sezoni bujqësor ka nisur të japë prodhimet e para të serave. Tani po vilen kastravecë, por çmimi i grumbulluesve arriti më pak se gjysma e kostos me vetëm 20 lekë për kilogram javën e kaluar.

Të ekspozuar ndaj çmimeve të tregut, pa mbështetje financiare nga qeveria fermerët provuan të bashkohen javën që kaloi për të vendosur një çmim dysheme për prodhimin e ri. Për dy ditë prodhuesit ranë dakord të mos vilnin duke bllokuar edhe eksportin. Në këtë mënyrë ato arritën të shisnin në fillim të kësaj javë me mbi 60 lekë për kilogram, gati dyfishi në krahasim me javën e mëparshme.

“Ka një deformim të tregut dhe çmimit gjithmonë në dëm të prodhuesit. Përveç eksportuesve ka disa grumbullues ndërmjetës. Këto arrijnë të përçajnë fermerët duke dhënë çmime të ulëta, pasi prodhimi nuk pret, duhet të vilet menjëherë. Fermerët nën presionin për të shitur sa më parë se ndryshe thellohet humbja, pranojnë çmime të cilat nuk mbulojnë as kostot” Tha Mariglen Ziu një fermer më përvojë të gjatë të kultivimit në sera në zonën Samaticës në Berat.

Ziu tha se bashkimi më fermerët e tjerë për të negociuar çmimet e shitjes ishte një precedent që mund të vlejë për herët e tjera.

Vitin e kaluar perimet e serave kastraveci dhe domatja u eksportuan me çmime mjaft të larta mbi 100 lekë për kilogram, për shkak të mungesës së prodhimit në Spanjë dhe Itali. Nisur nga fitimet e vitit të kaluar fermerët zgjeruan sipërfaqet e serave këtë vit, por çmimet me shumicë nuk janë si të vjetshmet, por shumë më të ulëta.

“Kemi marrë informacione se këtë vit çmimet e perimeve në tregjet Europës janë më të ulëta, por ne jemi totalisht me humbje nëse e shesim një kilogram kastravec më pak se 70 lekë” tha fermeri Ziu.

Fermerët shqiptare ndryshe nga ata të Rajonit dhe Europës nuk përfitojnë mbështetje direkte nga qeveria, por vendi ynë ka avantazhin gjeografik që nis sezonin e prodhimit së paku 20 dita para vendeve të tjera të Rajonit, duke përfituar çmime më të larta eksporti në këtë periudhe. Mirëpo strukturat e brendshme të tregut vuajnë nga mbikëqyrja dhe spekulimi i lartë duke bërë që të gjitha anomalitë e zinxhirit bujqësor të bien mbi prodhuesin.

Bujqësia shqiptare në përgjithësi vuan nga kostot e larta të prodhimit, për shkak të fragmentimit të lartë të tokës dhe mungesës së mekanizimit, kostot e larta të imputeve etj.

Këto kosto nuk zbuten as nga subvencionet e qeverisë si në vendet e tjera. Kjo ecuri është duke i bërë prodhimet shqiptare jo konkurruese me importin, teksa eksportet kanë nisur tkurrjen e shpejtë. Në janar 2024 eksporti i perimeve shënoi rënie vjetore me 20%, ndërsa importet në ketë grup u rriten me 80%

MONITOR

Motra e viktimës hedh akuza ndaj nënës së fëmijëve: Ajo e ka planifikuar vrasjen!

-900-0-1708979238xmotra-509.webp

Motra e Pëllumb Matës i cili u vra nga fëmijët e tij, ka hedhur akuza të forta ndaj gruas së viktimës, duke thënë se ishte ajo që ka organizuar vrasjen.

Në një intervistë për “Top Channel”, ajo pretendon se vëllai i saj nuk ishte dhunues, por e kundërta, pasi përkëdhelte fëmijët, sidomos Hygertën.

Sipas saj, gruaja e Pëllumbit duhet të jetë prapa hekurave, pasi është manipuluese që ka punuar 26 vite për të arritur këtë qëllim.

Asnjë qime floku nuk ka prekur. Ajo ishte aq e aftë në 26 vite bëri shkollën e krimit dhe urrejtjes që largoi çdo pjesëtar të afërt apo të lart me familjen, Pëllumbi po të ishte aq i dhunshëm e kishte fuqinë ta detyronte. S’ka bërë një vit babai që vdiq, vetë ishte me djalin e vogël. Monstra vet nuk erdhi. Ai po të ishte aq i dhunshëm mund ta kishte marrë nga flokët, Të gjitha jemi femra dhe kemi grindje por nuk e çon dot nëpër mend t’i hedhësh fëmijët kundra një babe. Ta gjesh në gjumë, me gjakftohtësinë me të madhe, edhe nëna me gjithë gocën, që e ka mbajt.

Hygertën e mbante si 9 vjeçe. Gerta hajde te babai, ulu këtu, i përkëdhelte. Të gjitha të mirat njëri tjetrit. Ajo duhet të jetë prapa hekurave, është manipuluese, monstër e të gjitha kohërave që ka punu 26 vite për këtë ditë që ia arriti. Nuk është shembull i familjeve shqiptarëve. Paska ardh koha që sot t’i thuash fëmijës, nuk paska të drejtë prindi që të kritikojë fëmijën. O djalë je bërë 26 vjeç, e ka çu me parë borxh jashtë shtetit që t’i plotësonte tekat. Kjo e fejesës është absurde për gjithë njerëzimin e farefisin. Ajo të kishte qenë e mirë nuk hidhte kapuçin në kokë por të dalë dhe të thotë, i bën edhe njerëzit e tillë me njollë të zezë, ajo vetë ishte e atillë. Turp t’i vijë!”, deklaroi motra e viktimës në intervistë e transmetuar në Top Stor

Shperthim i fuqishem me tritol ne nje banese

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit. Burime nga vendngjarjes thonë se ka pasur shpërthim tritoli në banesën e autorit të Ilir Koçilja, i cili dyshohet se vrau me thikë Haki Kokën.

“Shpërthimi ka ndodhur në banesë e Ilir Koçilja, autor i dyshuar i vrasjes së Haki Kokës. Policia ne vendngjarje.Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe vijon punën për të zbardhur rrethanat.

Vrasja e babait nga tre fëmijët! “Provat tregojnë se ekzekutori është nje prej vellezerve

Gazetari Dritan Laci foli në “Top Talk” për ngjarjen e rëndë në Durrës ku tre fëmijët vranë babain, teksa këta të fundit dolën sot përpara gjykatës.

Ai tha se në makinën e babait që Hysen Meta, djali i madh i familjes, e ka larguar nga shtëpia, është gjetur një fije floku që po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndër të tjera Laci shtoi se Hygerta Meta deklaron se e ka kryer ajo krimin sepse për shkak se është vajzë, dënimi për vrasje mund të jetë më i vogël.

Mendoj që ishin të pritshme dëshmitë që u dhanë nga tre fëmijët. Sigurisht që nuk ishte e pritshme pjesa që do të kundërshtonin edhe një herë njëri-tjetrin. Ballafaqimi me provat, që është bërë nga grupi hetues nuk lë asnjë lloj hamendësimi që vrasësi ka qenë Hyseni dhe i vajza e ka ndihmuar. Është vënë përpara provave, në mëngjes kur është bërë groposja e trupit kanë qenë dy makina në lëvizje. Makina e parë që është lëvizur nga Hyseni dhe e dyta nga mbrapa nga Amarildo, që e kishte marë nga një mik. 

Nga kontrolli i kamerave është verifikuar që ka pasur lëvizje të dyshimta. Më pas është parë se makina e parë nuk është kthyer, por vetëm ai që drejtohej nga Amarildo. Përpos kësaj është gjetur edhe një fije floku, që është ende në ekspertizë. Përpara këtyre provave, vajza që tha e ka vrarë ajo babain, është tërhequr dhe ka thënë se e ka bërë vëllai i saj Hyseni, ndërsa ajo ka pastruar shtëpisë dhe paketimin e trupit. Vëllai tjetër i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë. Vajza nuk është ende 19 vjeçe, i mbush në 30 mars aq. Duke qenë vajzë dënimi mund të jetë më i lehtë. Por duhet parë se cili ka qenë ajo që i ka shtyrë këta fëmijë të marrin atë veprim”, tha gazetari.

Nga ana tjetër gazetarja e Top Channel, Vali Qyfyrçi, deklaroi se në Gjykatën e Durrësit ku u paraqitën tre fëmijët e Pëllumb Metës, nuk kishte asnjë familjar të tyre.

Ajo u shpreh se deklaratat që ata kanë bërë, kryesisht Hysen dhe Hygerta meta kanë bërë, mbetën kontradiktore.

“Të tre fëmijët e familjes Meta u paraqitën pa asnjë të afërm dhe pa avokat mbrojtës. Ata u lanë na arrest në burg pa asnjë afat. Tre fëmijët dhanë deklarata kontradiktore, njësoj si edhe më parë. Para gjykatës Hysen Meta, 25-vjeçari dhe i dyshuari për shkrepjen e armës, ka hedhur poshtë se e ka kryer krimin. Ka qenë Hygerta 19-vjeçare më pas që ka thënë se e ka kryer ajo krimin, duke vrarë babain. Ditën e shtunë ndodhi krimi, ndërsa pak ditë më përpara ka deklaruar se i ati i ka thënë se do t’i vriste. 

Kjo e ka trembur, sipas saj, duke marrë më pas aktin ekstrem, duke marrë armën tek dhoma e Hysenit dhe e shkrepur drejt babait. Megjithëse është thënë se Pëllumb Meta ka dashur ta fejojë pa dëshirë, familja me të cilën ka dashur të lidhë krushqi, e hedh poshtë këtë. Kjo është një situatë e paqartë ku nuk dihet nëse ka pasur dhunë në familje”, deklaroi Qyfyrçi.