Samiti për Ukrainën/ “Blindohet” Tirana, rreth 1600 forca policie në terren

Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëajtjen e samiteve që do të zhvillohen me 28-29 Shkurt në Tiranë, për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor. Policia ka njoftuar se shumë akse rrugore do të jenë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve ndërkohë që rreth 1600 efektivë do të jenë në terren.

Për zbatimin e këtyre masave janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Për sa i përket qarkullimit të automjeteve, masat kufizuese do të jenë si më poshtë:

LIVE

Samiti për Ukrainën/ “Blindohet” Tirana, rreth 1600 forca policie në terren. Rrugët që do bllokohen

schedule07:27 – 28 Shkurt, 2024

Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëajtjen e samiteve që do të zhvillohen me 28-29 Shkurt në Tiranë, për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor. Policia ka njoftuar se shumë akse rrugore do të jenë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve ndërkohë që rreth 1600 efektivë do të jenë në terren.

Për zbatimin e këtyre masave janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Për sa i përket qarkullimit të automjeteve, masat kufizuese do të jenë si më poshtë:

Më datë 27.02.2024, do të ketë bllokime të rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre;

Më datë 28.02.2024, nga ora 07:00 deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara për Samitin, do të ketë ndalim pushimi dhe qëndrimi, duke filluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit;

Më datë 28.02.2024, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas – Unaza e madhe perendimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”;

Më datë 29.02.2024, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar – Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

Rrugët që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29.02.2024, konkretisht:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;

Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29.02.2024, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:
Vorë – Fushë Prezë – Rinas dhe kthim;
Fushë Krujë – Valias – Rinas dhe kthim;
Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore – Farmacia 10 – Stacioni i Trenit – Bulevardi i Ri – Paskuqan – Kamëz – Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.

•Hyrja e gazetarëve, e automjeteve të mediave të akredituara nga shërbimet e sigurisë, si dhe e të ftuarve në Samit, do të bëhet nga rruga “Ismail Qemali” – RTSH – bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- porta fundore e kontrollit të shërbimeve të Gardës së Republikës.

•Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:

a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).

Tentoi të kalonte para të padeklaruara,nën hetim 39 vjeçari

Policia ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në portin e Durrësit. Nën hetim është vënë 39 vjeçari Eridan Fejzaj , i cili u kap me me 9670 euro dhe 3345 paund që tentoi t’i nxirrte nga vendi pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 39 vjeçarin nga Vlora si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

Taksistët grevë në Greqi! Bllokojnë rrugë kryesore të Athinës

Radhët e gjata të taksive kanë vështirësuar qarkullimin e makinave në kryeqytetin grek pasi taksistët kanë filluar një grevë 48-orëshe prej mëngjesit të së martës.

Më shumë se 200 taksi kanë kaluar nëpër qendër të Athinës dhe më pas kanë bllokuar disa prej rrugëve kryesore. Taksistët i janë përgjigjur thirrjes së sindikatës së tyre për të dalë në këtë protestë me një sërë kërkesash ekonomike si uljen e taksave, rritjen e tarifave nga dhe drejt aeroporteve apo edhe aksesin në korsitë e autobusëve.

“Para zgjedhjeve, qeveria premtoi se nuk do të vendosë taksa. Tani ajo vjen dhe takson 600 mijë të vetëpunësuar (shoferë) me një taksë nga 3 deri në 3.500euro. Për taksinë kjo është një gjunjëzim ekonomik, një gur varri, kur për momentin kemi 40% rënie të punës”-shprehet Georgios Voilis, shofer taksie.

Dita e dytë e grevës së taksive përkon me një grevë mbarëkombëtare të thirrur nga sindikata kryesore e sektorit publik të Greqisë në ditën e përvjetorit të parë të katastrofës më vdekjeprurëse hekurudhore në vend, atë të luginës së Tembit, ku nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash, u vranë 57 persona ,shumica studentë ,mes tyre edhe disa me origjinë shqiptare, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Mbi 780000 persona, kanë firmosur tashmë një rezolutë , iniciativë e nënës së një prej viktimave të këtij aksidenti ,me anë të së cilës qytetarët grekë kërkojnë nga parlamenti, nisjen e procedurave, për rishikimin e Kushtetutës dhe aktivizimin e ligjit për përgjegjësinë e ministrave, si dhe heqjen e imunitetit të deputetit, kur lind përgjegjësia penale për figurat politike.

A ka mundësi që kanë vdekur 57 persona ,pasagjerë në një tren dhe ministri i transportit nuk mban përgjegjësi penale? Si është e mundur të ketë vrasje pa përgjegjësi penale?“- shprehet Maria Karystianou, Pediatre dhe nënë e një prej viktimave të aksidentit

Greva e së mërkurës pritet të ndërpresë të gjithë transportin publik në kryeqytetin grek, tragetet do të mbeten të ankoruara në porte, asnjë linjë hekurudhore nuk do të punojë, nuk do të ketë asnjë fluturim nga dhe drejt aeroporteve greke. Me personel sigurie do të punojnë spitalet shtetërore, nëdrsa në greve do të marrin pjesë edhe mësuesit e shkollave publike si dhe sindikatat e nënpunësve të bankave.

Nga punonjes policie u kthye ne nje nga kokat e trafikut te droges, ekstradohet drejt Shqipërisë ,56 vjecari

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar ditën e sotme se Gëzim Çelaj do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë.

Çelaj është një ish-punonjës i policisë dhe është konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge.

Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Informacion mbi ekstradimin e shtetasit Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela!

Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se:
Shtetasi Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri.

Makina bie në humnerë dhe shpërthen në flakë

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, mjeti bie në humnerë dhe shpërthen në flakëNga të dhënat paraprake mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, e si pasojë ka rënë në një humnerë pranë daljes së tunelit.Sipas informacioneve paraprake një automjet, që dyshohet të jetë autobot, ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë. Mësohet se shofer në mjet ka qenë një 59-vjeçar nga Ukraina, i cili ka humbur jetën.

GJKKO le ne “Arrest shtëpie” për Vangjush Dakon

GJKKO e liron nga burgu ish kryebashkiakun e Durresit. Gjykata e Posacma ka caktuar per Dakon, “Arrest shtëpie” Ai është akuzuar për veprën “Shpërdorim detyre”.

Greqi/ Ndalohet një shqiptar në kërkim ndërkombëtar, rrezikon 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike 

Një shqiptar është kapur nga autoritetet e Greqisë. 33-vjeçari u ndaluar gjatë kohës që ishte duke lëvizur në një zonë të Janinës dhe rezultonte të ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të shtetit italian.Ai akuzohet në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope, vepër për të cilën rrezikon deri në 20 vite burg.Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Apelit në Janinë në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

Me shotgan, kokainë dhe kanabis-Arrestohet 45-vjeçari në Rinas

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Rrethi”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 45-vjeçar që posedonte armë zjarri, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri shotgan, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine dhe sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara për një shtetas i cili do të transportonte armë zjarri nga Shkodra drejt Rinasit, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

Si rezultat, në Rinas, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 45 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me DVP Shkodër u ushtrua kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 45-vjeçari i arrestuar i ka siguruar armët e zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.