Vritet nje person ne Korce,trupi viktimës ende në rrugë

Një vrasje është konstatuar në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10.

Trupi është gjetur në afërsi të një hoteli, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar të gjithë zonën.

Ndërkohë viktima është ende në rrugë i mbuluar me çarçaf të bardhë.

Motomjetin humb komtrollin, 2 te plagosur ne rrethrrotullimin e Cermes

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” shtetasi R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motomjetit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi B. D., 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Dyshohet se vinte nga kufiri shqiptar, sekuestrohen mbi 81 kg marijuanë në Greqi

Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek.

Operacioni që ka nisur afër brezit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar dy automjete pas një ndjekje të gjatë policore.Mjetet nuk i janë bindur thirrjes për ndalesë të policisë greke fillimisht, çka ka ngjallur dyshime tek efektivët.

Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako, që përmbanin 81.5 kg marijuanë.

Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës, me qëllim shmangien e postblloqeve.

Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, që ishin në 2 mjete të veçanta dhe sekuestroi gjithashtu edhe 6 celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Rama:Ka nje rrezik real i stabiliteti te rajonit nga Rusia.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për media me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky se në rajon ka një rrezik real për stabilitetin nga Rusia.

Rama u shpreh se në Ballkanin Perëndimor ka probleme dhe nuk është e vështirë të ndiqet logjika e të gjeturit harta apo mesazhe nga e kaluara.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nëse do të ndiqet logjika e Vladimir Putinit për nisjen e luftës bazuar në lavdinë e të shkuarës nuk do të jetojmë më në botën që njohim, por në një botë ku më i fuqishmi do të vendosë.

“I thashë diçka presidentit që do t’ua tregoj edhe juve atë që është përgjigja më e saktë dhe e qartë për faktin se ku mund të shkojë bota nëse ndjekim logjikën e Vladimir Putinit për justifikimin e një lufte duke i bërë thirrje të shkuarës.

Kjo është perandoria mongoleze, Rusia është brenda saj. Ai që e publikoi këtë erdhi pas intervistës së Putinit, por u garantoj se mongolezët janë paqësorë. Imagjinoni sikur në këtë rajon të gjithë t’ia nisin t’i shohin marrëdhëniet ndërkombëtare në harta, do të ishte një luftë që nuk do të merrte fund.

Ajo që më shqetëson më fort është se jo të gjithë e kuptojnë sot se sulmi ndaj Ukrainës nga Putini nuk është vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj rendit botëror të mbështetur në rregulla dhe bashkësisë së botës demokratike. Është një sfidë, më e hapura ndaj vetë ekzistencës së BE-së. Jo sepse Rusia do pushtojë Gjermaninë, por nëse kjo logjikë e luftës së bazuar në të shkuarën dhe lavdinë e historisë ne nuk do të jetojmë më në botën që njohim, por në një botë ku më i fuqishmi do të vendosë.

Kur vjen fjala te ne në Ballkanin Perëndimor, sigurisht që nuk jemi rajon pa probleme. Nuk është e vështirë të gjesh harta apo histori e mesazhe që mbështeten në lavditë e të shkuarës, përkundrazi. Në të njëjtën kohë ne duhet të vijojmë punën së bashku. Na duhet të forcojmë institucionet tona, demokracinë e ekonominë tonë. Sa më shumë fuqi të përftojmë në këtë drejtim, aq më pak rrezikohemi nga ajo që është e pazgjidhur.
Po ka një rrezik të qartë e real për Ballkanin Perëndimor për shkak të agresionit rus, por askush nuk duhet ta shohë si një skenar ku ushtria ruse vjen këtu, por duke vënë në pikëpyëtje parimet e botës sonë”, u shpreh Rama.

55-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij.Grupi hetimor po shkon në vendgjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes.

Përfshihet nga flakët një kamion/ Shpëton mrekullisht drejtuesi

Ngjarja ka ndodhur në aksin e autostradës Milot-Thumanë pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras.

Një kamion i tonazhit të rëndë gjatë lëvizjes është përfshirë nga flakët në pjesën e gomabe të pasme, menjëherë drejtuesi ka dalë nga automjeti, ndërsa disa banorë janë aktivizuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.Fatmirësisht ka patur vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që në vendngjarje mbërriti dhe zjarrfiksja e Laçit.

Ndjekje penale per 54 vjecarin ne Fier per mashtrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasen V. H., 54 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në mënyrë të vazhdueshme, i ka marrë para borxh, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Ndjekje penale per 3 shtetas ne FIER

DVP Fier/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasen V. H., 54 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në mënyrë të vazhdueshme, i ka marrë para borxh, një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori për shtetasit R. A., 71 vjeç dhe S. A., 77 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë shpallën në kërkim shtetasin E. B., 22 vjeç, banues në fshatin Shënepremte, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë bagëti në pronësi të një 46-vjeçari. Punohet për kapjen e shtetasit E. B..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.