Aksident ne Fier- Lushnje-Makina perplas te moshuarin me biciklet

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Shqipëria është gati për të hapur negociatat me BE”, Varhelyi: Greqia nuk duhet të bllokojë procesin

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka thënë se Shqipëria është gati për të hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ai ka theksuar gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Greqia nuk duhet të bllokojë procesin, pasi puna e vendit është pozitive dhe këtë e ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe.

“Pra, ju dëshironi që unë të flasë për Shqipërinë në mënyrë negative? Nuk do ta bëj këtë, puna e Shqipërisë është pozitive. Hapat tuaj e kanë treguar këtë dhe ja ku jemi. Ne jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati për hapat e parë për në Bashkimin Europian. Nuk e kuptoj dot pse nuk e marrim dot ne këtë vendim dhe pse është hapi i radhës. Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon për të ecur përpara. Ndërsa ne po përpiqemi të ndihmojmë dhe muajin tjetër do të kemi  konferencën ndërqeveritare të radhës, ku do të diskutojmë për hapjen e negociatave, sepse ne dëshirojmë që të hapim negociatat me grup kapitullin e parë”, u shpreh ndër të tjera.

 Arrestohet 24 vjeçari shqiptar në Greqi

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar për drogë në Greqi. Mediat greke raportojnë se i riu u arrestua pasditen e së martës, gjatë një operacioni të koordinuar nga policia në Selanik.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, polciia gjeti 10 pako me kokainë me një peshë totale 64.2 gram dhe dy peshore elektronike si edhe shtatë fishekë pistolete të kalibrit 9 milimetra.

Të riut i është konfiskuar celulari dhe automjeti që përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Fier/Prangoset 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident rrugor në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës”, specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të drejtuesit të motomjetit që doli nga rruga, shtetasit R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në fshatin Baltëz, sepse nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me specialistët e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. Sh., 63 vjeçe, banuese në fshatin Ngjeqar, pasi ka bërë deklarim të rremë, duke pretenduar se është kanosur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Armët tona mund të godasin objektivat në tokën e armikut”, Putin: Rrezik konflikti bërthamor nëse NATO na sulmon

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit para elitës ruse të enjten, duke i përditësuar ato mbi luftën në Ukrainë, aftësitë bërthamore të vendit dhe marrëdhëniet e tij me Perëndimin.

Fjalimi vjen vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale në të cilat Putini pritet të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar ndaj rivalëve të tij.

Duke filluar fjalimin e tij në parlamentin rus, ai theksoi se “Rusia nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e saj të brendshme “.

Putin përsëriti pretendimin se Perëndimi po përpiqet të shkatërrojë Rusinë nga brenda, ndërsa shtoi se shumica e qytetarëve mbështetën vendimin e tij dy vjet më parë për të dërguar dhjetëra mijëra trupa në “operacionin ushtarak special” në Ukrainë.

“Sot, ndërsa atdheu ynë mbron sovranitetin dhe sigurinë e tij dhe mbron jetën e bashkatdhetarëve tanë në Donbass dhe Novorossiya (rajone të Ukrainës që Moska pretendon se i ka aneksuar), roli vendimtar në këtë luftë të drejtë i takon qytetarëve ne, unitetit tonë, përkushtimit ndaj atdheut tonë”, tha ai.

Ai shtoi se “operacioni special ushtarak u mbështet nga shumica absolute e popullit rus”, ndërsa theksoi se megjithë sprovat dhe hidhërimin e humbjeve, populli është i palëkundur në këtë zgjedhje”.

Duke iu drejtuar vendeve të NATO-s, ai theksoi se ata rrezikojnë një konflikt bërthamor nëse dërgojnë trupa në Ukrainë, duke shtuar se Rusia duhet të forcojë perimetrin e saj ushtarak perëndimor pasi Finlanda dhe Suedia të bashkohen në aleancën Atlantike.

Putin paralajmëroi gjithashtu se kushdo që përpiqet të pushtojë Rusinë do të përballet me pasoja më të rënda sesa në Luftën e Dytë Botërore, sepse vendi tani ka armë që mund të godasin objektivat në tokën e armikut.

Gazetari italian pyet Ramën: ‘A do të paguash për Francesco Becchetti-n?’/Ja përgjigja e kryeministrit

Gjatë pritjes në tapetin e kuq të Pallatit të Kongreseve, Rama u pyet nga një gazetar italian nëse do të paguanin për Francesco Becchetti-in.

Rama iu përgjigj duke thënë “S’e njoh”, teksa gazetari ka vazhduar duke ngritur pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve.

2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend 

Janari ka nisur me shtim të mëtejshëm të depozitave në monedhën e përbashkët evropiane. Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023, ato u rritën me ritme dyshifrore, vetëm përgjatë janarit totali i tyre rezulton me 96 milionë euro shtesë.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ato rezultojnë në në fund të janarit në total 7,396 miliardë euro, me rritje prej 15.9% krahasuar me janarin e vitit 2023. Rritja për 2024 është në këtë mënyrë më e lartë se mesatarja e vitit të shkuar. Nga 6,316 miliardë në dhjetor 2022, ato u shtuan me 15.5% në muajin e fundit të vitit që sapo lamë pas, në nivelin 7,299 miliardë euro.

Rritja kaq e fortë e depozitave në euro, ka amortizuar disi ecurinë e depozitave në monedhën tonë kombëtare, të cilat në të kundërt kanë shënuar rritje më modeste përgjatë gjithë vitit 2023, ashtu si dhe në muajin janar 2024.

Ndërkohë janë depozitat me afat në euro që kanë shënuar edhe rritjen më të shpejtë. Nga 2,930 miliardë euro në dhjetorin e vitit të shkuar ato janë rritur  në nivelin 2,989 miliardë euro në janar, me një shtese prej rreth 60 milionë euro.

Rritja e depozitave me afat në euro është shumë më e fortë krahasuar me janarin e vitit të shkuar, me një shtesë vjetore prej 24%. Depozitat pa afat kanë shënuar një rritje më modeste, duke shkuar nga 1,122 miliardë euro në dhjetor, në 1,130 miliardë në fund të janarit.

Rritja më e shpejtë e depozitave me afat në euro është ndikuar edhe në rritja e normës së interesit të tyre gjatë vitit të shkuar. Rritje që arriti mesataren prej 1.2% në vjeshtë, por që u frenua në këtë nivel gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Rritja e fortë e depozitave në euro ka kompensuar disi shtimin më modest të atyre në lekë, megjithëse edhe në muajt e fundit ato kanë përshpejtuar rritjen. Nga 764,9 miliardë lekë në dhjetor 2023 ato janë rritur në 776,4 miliardë në fund të janarit.

SCAN

Të shtëna me armë zjarri ne Fushe -Kruje,dyshohet per nje te plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë Krujë. 

mësohet se në Fushë Krujë janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Zimzenel” të qytetit, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artan Goga, tregtar makinash. Ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri pistoletë në pjesën e kokës.

“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.