Tragjedia në Lushnjë! Babë e bir që humbën jetën, sot kishin nisur punën.

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në një kapanon në ndërtim në Lushnjë tronditi opinionin publik.

Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila u mori jetën.

Dyshohet se një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit…

OSHEE shkëput energjinë elektrike në disa zona të Lushnjës 

OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e sotme se për arsye sigurie, kërkuar nga organet e hetimit linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë.

Nga kjo ndërhyrje pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës.

U plagos nga shperthimi ne Lushnje -Deputeti i PS Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje

Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij, ndodhet në spitalin e Traumës.

Mësohet se deputeti ka pësuar dëmtime në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale abdominale.

Çela mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në magazinën e tij në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona të tjerë.

Detaje te tjera zbulohen nga ngjarja e rende ne Lushnje

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë pasditen e sotme, ku për pasojë humbën jetë dy persona, babë e bir, si dhe mbetën të lënduar 7 të tjerë, ku mes tyre edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Mesohet se kamioni ka qenë i pajisur me vinç dhe ka hasur në telat e korrentit. Për pasojë ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

INSTAT, 576 mijë shqiptarë janë në rrezik varfërie!

Më shumë se 576 mijë shqiptarë janë në prag rreziku për të rënë në varfëri. Referuar raportit mbi Anketën e Të Ardhurave për vitin 2022, të publikuar nga INSTAT, thuhet se rreziku për të qenë i varfër ka rënë me 1.4% krahasuar me vitin 2021. Sipas shifrave 20.6% e qytetarëve janë në rrezik varfërie, dhe kufiri për të qenë i tillë referuar INSTAT, është konsumi ditor më pak se 11 dollarë dita. Të ardhurat mujore për frymë që konsiderohen në kufi me rrezikun e varfërinë janë rreth 350 dollar muaj.

“Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 Lekë që ishte në vitin 2021. Në vitin 2022 janë vlerësuar rreth 576.316 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt rreth 622.705 individë të vlerësuar në vitin 2021. Numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është ulur me rreth 7,4 %”, thuhet në raport. 

Në raport thuhet po ashtu se 33.2% e shoqërisë është e privuar nga e mira materiale dhe sociale

Privimi material dhe social i referohet treguesve që tregojnë kushtet materiale që ndikojnë në cilësinë e jetës së familjeve dhe individëve. Shkalla e thelluar e privimit material dhe social sipas agjendës Europa 2030, paraqet përqindjen e popullsisë që nuk përballojnë të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social. Për vitin 2022, ky tregues është vlerësuar 37,0 % kundrejt 39,0% vlerësuar në vitin 2021”, vijon më tej raporti.  

Familjet më të predispozuara për të rënë në varfëri janë ato që kanë fëmijë nën varësi më të vegjël se 18 vjeç dhe që jetojnë të paktën me një prind dhe janë ekonomikisht inaktiv. Kurse rreziku është më i ulët tek ato familje që nuk kanë fëmijë. 

Krahasimi i rrezikut për të qenë i varfër për vitin 2022, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Rajonit dhe të Bashkimit Evropian tregojnë se: Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Bullgari (22,9%), Estonia (22,8%), Letonia (22,5%), Rumania (21,2%), Lituania (20,9%), ndjekur nga Shqipëria (20,6%). Vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke (10,2%), Sllovenia (12,1%), Hungaria (12,1%), Norvegjia (12,2%) dhe Danimarka (12,4%). Mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (27 shtete) është 16,5 %.

Zjarri në depozitat e ish-Uzinës së Ballshit, procedim penal per 2 punëtorë

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Pas babait ndërron jetë dhe djali nga shpërthimi në Lushnjë

Rëndohet bilanci i ngjarjes së Lushnjës. Pas babait Landi Verçani, ka ndërruar jetën dhe djali i tij duke e çuar në dy numrin e viktimave si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një kapanon në Lushnjë.

 Video-1 viktimë dhe plagosi 8 të tjerë, ja momenti i shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë

Janë publikuar pamjet e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Lushnjë në ambientet e një kapanonin në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela.

Në videon e publikuar shfaqet momenti kur godina shpërthen në flakë pas kontaktit të vinçit me rrymën e tensionit të lartë.Nga shpërthimi mbeti viktimë drejtuesi i vinçit që operonte brenda godinës, ndërsa të plagosur mbetën 8 persona të tjerë mes tyre i biri i viktimës dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, të cilët u transportuan drejt spitalit të Traumës.