DOSJA
Ne Lushnje, viti 2024 ,muaji Mars date 02.
Ne Almir Kalemaj dhe Klodian Toska, oficer i Policisë Gjyqësore, ne Komisariatin e Policise Lushnje ,bazuar ne nenin 293 te K.Procedures Penale, perpiloj me shkrim kete referimin e vepres penale tek prokurori dhe konkretisht:
Në datë 01.03.2024 orës 15:40 në lagjen”Karbunarë e Madhe” Rajoni Nr.5 Lushnjë, në ambientet magazine te shtetasit Bujar Çela i biri i Avdulla dhe i Lahe, i datëlindjes 14.05.1960, linudur dhe banues në lagjen “ Xhevdet Nepravishta “, Lushnje, (deputet ne Parlamentin e R. Shqiperise), ka ndodhur një shpertthim. Menjehere sherbimet policore, zjarrfikses dhe ambulances kane shkuar ne vendin e ngjarjes, nga ku ka rezultuar se si pasoje e ketij shperthimi ka vdekur shtetasi:
Roland Hoxha, i birii Kimet dhe i Nekie, i datëlindjes 03.05.1973, lindur dhe banues ne fshatin Stan Karbunar, Lushnje.
Si dhe jane plagosur shtetasit :
Elidion Hoxha i biri Roland dhe i Mimoza , i datëlindjes 31.08.2000 lindur dhe banues ne fshatin Stan Karbunar, Lushnje , i cili ka ndërruar jetë gjate trasportit të tij për në Spitalin e Traumes Tirane.
Bujar Çela i biri i Avdulla dhe i Lahe, i datëlindjes 14.05.1960, linudur dhe banues në lagjen “ Xhevdet Nepravishta “, Lushnje, ( deputet ne Parlamentin e R. Shqiperise).
Sokol Lumi i biri i Petref dhe i Resmije, i datëlindjes 05.03.1982, linudur dhe banues në lagjen “ Xhevdet Nepravishta “, Lushnje.
Saimir Korreshi i biri i Xhevit dhe i Dallandyshe, i datëlindjes 20.09.1983, lindur dhe banues në lagjen “ Gafurr Muço “, Lushnje.
Ervis Sharka i biri i Flamur dhe i Rabije, i datëlindjes 30.03.1989, lindur dhe banues në lagjen “ Loni Dhamo “, Lushnje.
Lunedi Golemi i biri i Alfred dhe i Lahe, i datëlindjes 03.05.1994, linudur dhe banues në lagjen “ 18 tetori “, Lushnje.
Erigert Gorovelli i biri i Gezim dhe i Luljeta, i datëlindjes 06.03.1987, linudur dhe banues në fshatin Karbunar , Lushnje.
Ilia Sota i biri i Vitor dhe I Elvana , i datëlindjes 04.05.2006 , lindur dhe banues në fshatin Stan Karbunar , Lushnje.
Nga hetimet paraprake ne drejtim e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, e cila ndodhet në lagjen “ Karbunar e madhe, Lushnje,buze rruges Rrethrrotullimi i Plasmasit-Rrethrrotullimi i Savres ne magazinen e shteasit Bujar Çela. Nga kqyrja vihet re se ne ambientin e perbashket ne anen veriperndimore gjendet magazine ne ndertim e siper e shtetasit Bujar Çela, po kete ane verilindore gjendet magazine ne perdorim nga shtetasi Shaqir Kasapi dhe ne anen veri-lindore gjendet magaizna ne perdorim nga shtetasi Saimir Korreshi. Vendi i ngjarjes eshte me siperfaqe 10.000 m2 dhe ne anen veriore-jugore dhe perendimore eshte magazine ne ndertim e siper e shtetasit Bujar Çela, te cilat jane me mure betony me lartesi 2 n, me pas me profile hekuri dhe te ndertuara me panele sanduiç.Në hyrje te vendit te ngjarjes eshte magazine ne perdorim nga shtetasi Saimir Korreshi , ne te cilen gjenden asortimente ushqimore dhe pas saj me drejtim veri-lindor gjendet magazine ne perdorim nga shtetasi Shaqir Kasapi dhe mbas saj shtrihet magazine ne ndertim e siper e shtetasit Bujar Çela, e cila eshte ne formen e germes “J “ ne krahe te kundert. Kqyrja per shkak te kushteve te erresires eshte nderprere dhe ne date 02.03.2024 ora 08:00 eshte rrifillua, ku kane mare pjese ekspert te fushave te ndrysheme.
Magazina kapanon ne ndertim e siper ne anen jugore te vendit te ngjarjes ka gjatesi te pergjithshme 102 m dhe gjeresi 17.3 m dhe lartesi 6.9 m. Magazina ne afersi te mesit te saj ne gjatesin 24 m eshte e pambuluar dhe ne faqen jugore dhe veriore te murit te kesaj magazine k ate vendosura profile hekuri me ngjyre te zeze dhe ne anen veriore te saj ne pjesen e pambuliar gjendet nje hapisire hyres per ne kete magazine dhe ne kete pjese hyrese gjendet nje automjete te llojit Volsëagen me targa TR 2608 P me ngjyre te bardhe. Ana linodre e brendshme e kesaj magazine ka material te ndryshme te vendosura ne rafte, ndersa ne anen perendimore te saj eshte bosh. Ne pjesen e pambuluar te kesaj magazine gjendet nje kamion me targa AA725LJ me ngjyre te bardhe dhe me vija blu, me karroceri dhe me vinç ne pjesen pas gabines, i cili eshte i vendosur me drejtim veri-perendimore dhe u fiksua me piketen . Pjesa fundore e ketij kamioni eshte 4.4 m nga cepii jug-lindor i murit te magaiznes ne pjesen hyrese e cila eshte mare edhe si pikre referimi. Vinçi i ketij automjeti eshte i hapur ne kater pozicione, ku puzicioni i fundit eshte pjeserishte i hapur me drejtim perendimore.Ne koken e tij ne fallanxhen metalike k ate lihdur nje krahe me dy pirune metalik qe sherbejne per mbajtjen e peshave.Ne pjesen e siperme te vinçit mbi pjesen fundore k ate vendosura siper zorra me ngjure te zeze si ato qe sherbjen per oksigjenin , dy prej tyre kjane te kepura dhe dhe pjesa tjeter eshte e lidhur me bombulen e oksigjenit e cila eshe e lidhur ne pjesen e siperme te valvules me nje litar ne pjesen e pirunit. Po ne pjesen e pirunit ne anen e majte gjendet nje tjeter litar i njejte i cili ështe i lidhur ne formen e nje laku ne menyre te çrregullt. Nga jashte kesaj magazine ne pjesen e pambulur duke filluar nga magazine ne administrim te shteasit Shaqir Kasapi vjene nje profil hekuri, i cili mbeshtete mbi nje profil tjeter hekuri i vendosuri betonizuar brenda kesaj magazine prane vendit ku ndodhet kamioni me vinç. Gjatesia e ketij profile eshte 19 m dhe lidhet me magazinen ne perdorim te shtetasit Shaqir Kasapi, e cila ne pjesen fundore te saj viher re se profilet e hekurit jane te prera me shkrijrje te materialit. Siper pjeses se pambuluar shtrihet linja e tensionit te larte me drejtim very-juge, kun je nga telat eshte i keputur dhe gjendeti shtrire ne murin e magazines dhe ambientit te pambuluar. Nga kqyrja viher re se gabina e automjetit kamuion me targa AA725LJ eshte e demtuar, shtypur nga jashte brenda dhe nga mbrapa para , pjesa e tavanit te gabines eshte e demtuar, xhmat te thyer, spondi i majte i majte dhe i djathte I demtuar, rrrezuar ne toke.Para uatomjetit dhe ne te majte te tij gjenden copa suvaje, blloqe dhe mbetje te ndryshme.Dera e krahut te djathte te gabines se ketij kamioni eshte e hapur dhe ne pjesen e sedilejes gjenden njoalle me ngjyre te kuqe si ajo e gjakut, e cila u fiksua me piketen me nr.10. Ne pjesen e pambuluar ka nje mure ekzistues te vjeter me blloqe dhe kollona betony e cila eshte e ndare ne dy seksione me gjatesi 4.6 m dhe 4 m. Nga kqyrja viher re se muri eksistuesi ne anen perendimore , muri ekzistues ne anen jugore dhe muri i ri i magazines jane te shembura te rrrezuara me drejtim veri-jug-perendim lindje, lindje perendim , pra me drejtim nga brenda jashte . Ne brendesi te ketij ambienti ne largesi 17.3 m nga pika e referimit dhe 5.7 m nga dera e shoferit te kamionit ne dyshmen e kesaj magazine viher re nje demtim te dyshemes se betonit me permasa 2.5 m x 2.5 m d me thedhesi 60 cm, ky demtim u fiksua me piketen Nr.2 (krater i shperthimit), i cili ndodhet 3.6 m large nga piruni i vinçit te kamionit . Ne kete vende vihet re rrrezimi i profileve te vjetra te hekurit si trekendesh te cilat jane te prera me shkrirje ne pjese te ndryshme te tyre . Ne anen perendimore te bazhdimit te magazines vihe re demtim te struktures se profileve te hekurit dhe spostim te paneleve sanduiç me drejtim nga lindja ne perendim, nga brenda jashte. Ne distanven 3.7 m nga P.R ne dyshemen e ketij ambienti u fiksua me piketen me Nr.3 nje cope metalike e çrregullt.Po ne kete vende ne distancen 9 m nga P.R ne dysheme u fiksua me pikent me Nr.4 nje cope metalike llamarine. Ne kete ambinete ne distancen 7.4 m nga P.R u fiksua me piketen Nr.5 nje bobul gazi e cila eshte e demtuar, çare ne pjesen te poshteme te saj. Ne distancen 5.7 m nga P.R ne anen e djathte te kamionit u fiksua me piketen me Nr.7 njolla te kuqe si ajo e gjakut ne forem te çrregullt nga e cila u moren mostra me tampon steril. Ne largesin 2.6 m nga piketa me Nr.7 u fiksua nje tjeter njolle me ngjyre te kuqe si ajo e gjakut e cila u fiksua me Piketen me Nr.8, nga e cila me tampon steril u moren mostra . Ne largesin 1.9 m nga piketa me Nr.8 u gjenden njolla me ngjyre te kuqe si ajo e gjakut e cila u fiksua me Piketen me Nr.9, nga e cila me tampon u koren mostra. Te goma e pare e majte e mjetit kamion u gjende nje aparat celular i markes “Iphone” me ngjuyre te zeze. Nga kqyrja e mjetit me targa TR2608P , ne pjesen e apsme te tij verehen demtime, deformime te llamarin, xhama te dyerve te thyer. Jashte magaznies ne anen veriore gjendet nje tjeter kamion me targa AA824 FS, i cili ka demtime ne anen e majte te tij, theyrje te xhamave te dyerve dhe spostim te spondeve te karriocerise,deformim te gabines, prane ketij kaimoni gjenden mbetje biologjike, inde. Ne sheshin midis magazinave gjenden te parkuar nje mjete fugon me targa AA298PE, ku xhami i perparem eshte i thyer, ne faqen e jashteme te anes se majte llamarin e deformuar. Po ne kete vende gjendet i parkuar nje kamion me ngjyre te bardhe me targa AA081EP, i cili ka xhanmin e perparem te demtuar. Ne distancen 29 m nga PR dhe 2.4 m nga pjesa e perparme e mjetit me targa AA081EP ne toke gjendet nje objket metalik i deformuar kanelle qe sherben per prerjen e metaleve me oksigjen ose hidrogjen dhe nje cope metalike e deformuar, te cilat u fiksuan me pikene me Nr.16. Ne distancen 14.6 m nga piketa me Nr.2 me drejtim jugore dhe 7 m nga faqa e jashteme e murit te magazines, ne toke gjendet nje cope metalike e deformuar. Muri ekzitues i kesaj magazine ne anen jugore ne gjatesin 13 m me drejtim nga jashte brenda eshte shenbur demtuar, Ne pronen toke are te shtetasit Misir Saraçi ne pjesen fundore perendimore te saj e cila eshte ne kufi me magazine gjendet nje cope metalike e deformuar.Ne pjesen e murit te vjeter ekzistues u moren 10 (dhjete) cope metalike te vogla te nxira me prani te blozes.Kqyrja ka vazhduar ne magazinen ne perdorim te shtetasit Shaqir Kasapi e cila, ku tavani, struktura metalike eshte demtuar ne anen jugore, xhamat fasade jane te thyera, ne pjesen e jashteme te murit gjenden xhama te thyer. Ne kete ane vihen re se edhe pjesa anesore e anes jugore te magazines ne perdorim te shtetasit Saimir Korreshi, panelet sanduiç jane te stakuara, spostuara nga vendi i tyre. Ne distancen 48.4 m nga ana e djathte e amionit me targa AA725LJ me drejtim veriore ne toke gjenden nje cope kembe njerzore, e demtuar, me thyerje te kockes deri ne pjesen e pulpes dhe kercrit, e cila eshte e anes se djathte dhe mbane te veshur nje çorape me ngjyre te zeze, e cila u more nga mjeksia ligjore dhe u fiksua me piketen nr.23. Kjo magazine ne anen perendimore ka nje gjatesi prej 35 m dhe gjeresi 17.4 m me mure betony me lartesi 2.1 m, me profile dhe structure metalike, panele sanduiç, ku panelet anesore jane te stakuara, spostuara.Vazhdimi i magaizines ne anen veriore ka gjatesi 51 m dhe gjeresi 17.5 m, me mure betoni me lartesi 2.1 m, me profile hekuri, structure metalike dhe panele sanduiç. Kqyrja ka vazhduar ne anen e jashteme lindore ku jane gjendur copa metalike, zorra si ajo e oksigjenit. Eshte kqyrur magazina ne perdorim te shtetasit Saimir Korreshi, ku dy zyrat e saj dhe nje pjese e asortimenete birra dhe coca cola jane demtuar pjeserishte.
Jane sekuesruar me cilesin e proves materiale sendet e gjendura ne vendin e ngjarjes
Nje aparat celulare i markes ‘’Iphone‘’, me ngjyre te zeze, me ekran te sheshte me prekje, ne gjendje te ndezur me kod tastire (nuk mund te behet hapja nga ana jone e cila eshte fiksuar me piketen nr.1)
Nje bombul cilindrike material metalik me ngjyre si ne gri,e ndotur me papasteri te ndryshme dhe prani te blozes, ne pjesen e siperme ka saraçineske, valvul hapje dhe mbyllje dhe dalje lidhje tubash e demtuar, e keputur, ne trupin e saj ka te stampuar numrat “ 014 03 08”. (e cila ishte e varur ne vinç ne pjesen e pirunit).
10 (dhjete) copëza metalike me permasa te vogla te ndryshme me deformim, me prani te blozes dhe te ndotura me papasteri te ndryshme ( te cilat jane mare ne pjesen e murit prane vatres se shperthimit).
Nje cope metalike e çrregullu me forem pjeserishte harkore me gjatesi 43 cm dhe gjeresi 6 cm, (e fiksuar me piketen me Nr.3)
Nje llamarine e trashe me forem te çrregullt me permasa 7.5 cm x 7 cm (e cila u fiksua me piketen me Nr.4)
Nje bombul si ajo e gazit cilindrike, me material metalik ne forem cilindrike me ngjyre blu, e ndotur me prani te blozes, si ato qe sherbejne per mbajtjen e gazit te lengeshem, e çare ne pjesen fundore te saj ( e cila eshte fiksuar me piketen me nr.5).
Nje cope metalike e deformuar, e ndotur ( e cila fiksua me piketen me nr.6)
Nje paisje metalike, kanelle qe sherben per prerjen e metaleve me oksigjen ose hidrogjen , e cila ka pjesen e dorezes me saraçineske e lidhur me tre tubo metalik te cilat bashkohen ne koken dalese dhe nje cope metalike e deformuar ( te cila u fiksua me piketen me Nr.16).
Nje pjese metalike e deformuar .( e cila u fiksua me piketen me Nr.17).
Nje tubo plastike me ngjyre te zeze ai qe sherben per oksigjenin dhe dy copa metalike te deformauar( e cila u fiksua me piketen me Nr.18).
Nje pjese metalike e deformuar ( e cila u fiksua me piketen me Nr.19).
Tre copa metalike e deformuara me permasa te ndryshme e ndotur dhe me prani te blozes, ( e cila u fiksua me piketen me Nr.20).
Një copë metalike e deformuar ( e cila u fiksua me piketen me Nr.21).
Eshtë përpiluar vendimi i eskpertimit kimik per sendet e permendura me larte.
Ështe bere kqyrja e kufomes se shtetasit Roland Hoxha, ku ne trupin dhe gjymtyret jane konstatuar demtime te ndryshme, nga trupi i tij jane mare me gjurmekopjues dhe pambuk mostra si dhe jane mare edhe teshat me qellim ekzaminim e tyre, jane perpiluar vendimet e ekspertimit.
Eshte pyetur shtetasi Saimir Korreshi i cili deklaron se ka ne pronesine e tij nje magazine ku tregeton artikuj te ndryshem ushqimor ne lagjen “18-tetori Lushnje ne afersi te rrethrrotullimit te Plasmasit. Me date 01.03.2024 ai ka qene ne kete pike dhe ndodhej tek sheshi para magazines se tij ai ka qene duke folur ne telefon dhe ka degjuar nje shperthim te forte dhe ka ndjere nje force shtytese nga prapa me pas ka vene re demtimin ne doren e majte te tij. Saimiri ka shkuar vete ne spitalin e Lushnjes per mjekim dhe ne spital ka vene re dhe nje demtim tjeter ne koke ne pjesen e ballit. Eshte bere vendimi ekspertimit mjeko ligjor per shtetasin Saimir Korreshi.
Eshte pyetur shtetasin Ervis Sharka i cili deklaron se eshte i punesuar si shofer fugoni tek shtetasi Saimir Korreshi dhe me date 01.03.2024 ai ka qene tek sheshi para magazines dhe ka qene brenda ne fugonin e ndaluar dhe nga brenda fugonit ka ndjere nje zhurme shperthimi dhe vuri re flaken e shperthimit menjehere ai ka dale jashte fugonit dhe nuk i kujtohet nese ka dale vete nga makina apo e kane nxjere te tjeret me pas ai ka ardhur vete ne spital dhe ka nje demtim me gervishtje ne kemben e majte dhe ka probleme me degjimin. Eshte bere vendimi i ekspertimit mjeko ligjor per shtetasin Ervis Sharka.
Është pyetur si person që ka dijeni shtetasi i mitur Ilia Sota, në prani të psikologes së bashkis Lushnje Z.Elizabeta Mango dhe në prani të personit të besuar prej tij Edmond Nezha. Ai deklaron se më datë 01.03.2024, rreth orës 15;40, ka vajtur dhe ka takuar dy shokët e tij të cilën quhen Elidon Hoxha dhe Klejdi Hoxha, të cilët po punonin në një makainë e cila ndodhet përball plasmasit , aty ka parë dy shokët e tij dhe baban e tyre, dhe disa punëtor të tjerë të cilët ishin lartë në makinë me vinçë, dhe ata kishin një paisje prerëse që nxirrte flakë si saldim. Vinci kishte një krahë dhe ishte i ngritur lartë dhe këta shtetas filluan të prisnin me atë prerëse si flakë tek makazina që ishin duke punuar. Në këtë kohë ai ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe është rrëzuar në tokë. Aty një person e ka marë dhe e ka çuar në spital.
Është pyetur si person që ka dijeni shtetasi Lunedi Golemi, dhe ka shpjeguar se ka rreth dy vite që punon si shofer, tek biznesi i djalt të tezes së tij i cili quhet Saimir Korreshi, i cili ka një makazinë që mban pije të ndryshme. Në datë 01.03.2024, rreth orës 15;30, ka qënë në ambjentet e jashtëme të makazinës dhe rreth 20 –m nga vendi ku po rrinte ai ishte një vincë dhe disa punëtor të cilët po prisnin disa kapriata të makazinës së shtetasit Bujar Çela. Pas disa minutash që ai ka qëndruar në këmbë ka ndjer një shpërthim të fuqishëm dhe është rrëzuar në tokë. Pas disa sekonash është përmendur dhe ka parë tymë dhe mjegullë. Aty e ka marë shtetasi dhe e ka çuar në spital për ndihme mjeksore.
Është pyetur si person që ka dijeni për vepren penale shtetasia Ornela Bejdo, me detyre mjeke ne Spitalin Bashkiak, Lushnje, e cila ka shpjeguar se ne date 01.03.2023 ajo ka qene mjeke roje ne urgjencen e spitalit dhe rreth ores 15:30 jane njoftuar se ne afersi te Rrerrotullimit te Plasmsit ka ndodhur një shperthim dhe ajo menjegere sebashku me infermierin Irlir Guçe dhe Ylli Bilbili me mjetin ambulance kane shkuar ne vendin e ngjarjes, konkretishte te nje magaizne, para saj kane gjetur nje person te shtrire te demtuar, i cili eshte identifikuar si Sokol Lumi, te cilin e kane vendosur ne ambulance dhe me pas ajo ka shkuar te nje tjeter magaizne ku kerkohen ndihme por nuk ka arritur te futet pasi ka pasur tym dhe zjarr.
Është pyetur si person që ka dijeni për vepren penale shtetasi Ilir Guçe, me detyre infermier ne Spitalin Bashkiak, Lushnje, e cila ka shpjeguar se ne date 01.03.2023 ai ka qene infermier roje ne urgjencen e spitalit dhe rreth ores 15:30 jane njoftuar se ne afersi te Rrethrrotullimit te Plasmsit ka ndodhur një shperthim dhe ajo menjegere sebashku me mjeken Ornela Bejdo dhe shoferin Ylli Bilbili me mjetin ambulance kane shkuar ne vendin e ngjarjes, konkretishte te nje magazine, para saj kane gjetur nje person te shtrire te demtuar, i cili eshte identifikuar si Sokol Lumi, te cilin e kane vendosur ne ambulance dhe me pas ai ka shkuar te nje tjeter magazine me ne brenedesi, konkretishte ne vendin e ngjarjes dhe aty ka gjetur te shtrire te demtuar shtetasin Roland Hoxha , i cili ishe pa shenja jete, i cilim ishte ne pjesen anesore te djathte te nje kamioni. Ne gabinen e kamionit ai ka gjetut te demtuar me shenja jete djalin e tij Elidion Hoxha , i cili ishte ne vendin e pasagjerit.
Është pyetur shtetasi shtetasi Ermonel Saraci shpjegon se ka një banesë dhe ngjitur më të është toka e Bukar Celës ku është ndërtuar një godinë e madhe me strukturë metalike dhe veshje sanduiç. Rreth orës 16:00 kamë qënë pranë shpis dhe ndjeva një zhurmë të madhe dhe tronditje si dhe tymë brënda objektyit të Bujar Celës. Sipasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e dritareve të banesës sime dhe dyert e banesës kanë rënë në tokë.
Është pyetur shtetasi shtetasi Bledar Lika ku shpjegon se që punon si shitës te biznesi COCO-COLA në pronësi të shtetasit Saimir Boreshi ka qënë duke punuar në magazinë ku ka dëgjuar një zhurmë të fortë dhe valë goditëse ku ka thyer xhamat e biznesit dhe një copë hekuri ka goditur në kokë klientin me emrin Sokol, ndërko në biznes ka pas shumë njerëz që dilnin dhe ka ardhur ambulanca që erdhi të marrë klientin Sokolin. Me pas morrëm vesh që magazina e shtetasit Bujar Cela kishte marrë flakë dhe ndërko ishte dëmtuar dhe vet ai. Te magazina po kryeshin rregullime në llogari të shtetasit Bujar Cela të cilat kishin një muaj dhe po saldonin dhe po bëheshin profilet sanduic, por nuk kamë dijeni se cili po i kryente këto punime.
Është pyetur shtetasi Alfred Tabaku, ku shpjegon se rreth orës 15:30 kamë qënë te pika e shumicës Saimir Koreshi te plasmasi për të dorëzuar disa pije freskuese dhe në këto momente ka dëgjuar një zhurmë të fuqishme dhe valë goditëse aty kanë qënë të pranishëm Bledar Lika, Rezar Umeri dhe një klient me emrin Sokol i cili u godit në kokë nga një hekur.Alfredi ka qënë në një largësi pesëdhjetë ose gjashtëdhjet metra nga magazina ku ishte një si tip vinci dhe po kryeshin punimet. Shtetasi nuk ka dijeni kush është pronari i ktyre magazinave sepse ai komunikon me Saimir Koreshin.
Është pyetur shtetasi shtetasi Rezar Ymeri, deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Cela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila. Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Cela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryeshin punime. Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinxh në anën e pasagjerit i cili ishte i gjegur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonta. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Cela.
Është pyetur shtetasi shtetasi Elvin Bashaj, deklaroi se ka një biznes objekt tre katësh me elektrike dhe banesën e tij. Mga shpërthimi i ndodhur në dat 01.03.2024 i është dëmtuar një pjesë e biznesit fasada, elektroshtëpiaka, hifrosanitare dhe të tjer. Ai shpjegon se magazinat ku ndodhi shpërthimi janë në tokat e shtetasit Bujar Cela por kush i administron nuk ka dijeni.
Është pyetur shtetasi shtetasi Shaqir Kasapi shpjegon se ka marrë me qera një magazinë të shtetasit Bujar Cela te plasmasi ku prodhon xhama, profile alumini, dyer,dritare etj.Rreth orës 15:30 ai ka dëgjuar një shpërthim të fortë në drejtim e magazinës që ka marrë në qera, kur ka shkuar aty ka parë ambulancën, policinë dhe shtetasit Bujar Cela dhe Saimir Koreshi të dëmtuar, po kështu dhe djalin e Roland Hoxha në Ambulancë.Ai ka marrë dijeni se shtetasi Roland Hoxha dhe i biri punonin te magazina ku ndodhi shpërthimi duke prerë hekura me oksigjanë, duke mbajtur të varura dy bombula në pjesën e vinxhit të kamioncinës së tij. Ata kanë ardhur rreth orës 13 dhe deri rreth orës 15:10 kanë qënë aty në kohën që unë jam larguar.
Është pyetur shtetasi shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Cela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhje me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt. Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve.
Është pyetur shtetasi shtetasi Bujar Lila shpjegon se ka një filial tragti profile alumini në Patos dhe një në Lushnje në pronën e shtetasit Bujar Cela te plasmasi. Këtu në Lushnje më ka sjell miku im shtetasi Leonard Rrushi i cili ka mbyllur firmën e tij të alumionit dhe më ka thënë ta vazhdoj unë këtë aktivitet pasi ai kishte folur mr Bujar Celen duke rënë dakort që në momentin do bëhej kapanoni i ri do fillonte kontrata e qeramarrjes. Ai ka kishte ardhur para pesë gjashtë muaj dhe ishte duke kaluar te kapanonet e reja duke zhvendosur materialet pjesë pjesë. Në momentin e shpërthimit shtetasi Bujar Lila kishte qenë me kunatin e tij Aleksandër Toro duke prerë alumin me troko. Ai është shokuar nga shpërthimi por nuk ka pësuar dëmtime. Ai ka parë vincin duke punuar i cili hiqjte kapriatat e vjetra të kapanotit të vjetër dhe zëvendësoheshin nga të rejat. Kishte rreth një muaj që po u bënin punimet por nuk ka pasur dijeni cili po i kryente. Ai ka qënë në një distancë njëzet metro nga vëndi ku ka ndodhur shpërthimi.
Është pyetur shtetasi shtetasi Gentian Zelo shpjegon se punon si shofer ambulance ai ka shkuar në vëndin e ngjarjes bashkë me stafin mjek,infermier dhe kanë dhënë ndihmën e parë ndaj dy shtetas njërin e morrën me barrelë dore dhe tjetrin me barrelë me korrocë. Më pas ai i dërgoi në urgjencë ku dhe i priste stafi i urgjencës dhe ata direkt kanë marrë shtetasin me karrocë dhe e dërguan në urgjencë kurse tjeterin e kanstatuan pa shenja jete dhe e dërgoi me konfirminin e mjkve për në morg.
Është pyetur shtetasi shtetasi Ylli Bilbili shoferi i ambulancës së spitalit shpjegon se ai ka dëgjuar shpërthimin dhe ka vënë re se dy tre minuta nga shpërthimi kanë ardhur dy makina private njëra pas tjetrës drejt urgjrncës, ai me doktoreshën Ornela Bejdo dhe Infermierin Ilir Buce kanë marrë autoambulancën dhe janë nisur drejt te vëndi i shpërthimit ku kanë parë në hyrje të kapanonit një person të shtrirë në tokë me emrin Sokol me dëmtim në kokë dhe e kanë marrë me barrel në ambulancë. Më pasë kanë shkuar pranë shpërthimit por vinte era gaz muk kanë marrë njëri tjetër pasi ata nuk kanë konstatuar njeri pranë dhe janë nisur direkt për në spital duke lënë infermierin aty. Pasi kanë dërguar të dëmtuarin në spital janë kthyer përseri në vëndin e ngjarjes por nuk ka pasur të dëmtuar të tjere aty.
Është pyetur shtetasi shtetasi Syria Beshaj përgjegjëse sektori ISHTI shpjegon se në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinxh me krahun e hapur i cili kishte të varu një bombul oksigjeni të lidhur me litar mendohet se ka qënë dhe një bombul tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët shëbashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjetë në vendin e ngjarjes por u gjëndën copa të hapura. Rreferuar pamjeve filmike ai shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza. Faza e parë flaka në majën e vincit dhe faza e dytë bombula në dysheme shkaktuar dhe gropën 2.5 x 2.5 x 0.6 metra. Shpërthimi sipas tij është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vincit ose nga manovrimet e gabuara që mund të ketë dëmtuar tubot që lidhnin bombulat me kanellën.
Është pyetur shtetasi shtetasi Robert Kola me detyrë kryeinspektor IMTV Lushnje shpjegon se nuk ka pasur dijeni që po ndërtohet nga ana e këtij shtetasi Bujar Cela apo ishte pajisje me leje ndërtimi deri në momentin që ka ndodhur ngjarja pasi ai nuk ka pasur asnjë informacion nga urbanistika, policia apo njësia administrative se aty po kryeshin punime. Nga kontrrollet në teren që ata kanë kryher bazuar në planin mujor të planit të punës për rastin në fjalë nuk ka pasur dijeni që po kryeshin punime. Po kështu ai shpjegon se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë ksaj kohe nuk kanë bërë asnjë inspektim të objektit në fjalë për këtë ndërtim. Gjithashtu ai shpjegon nuk ka pasur ndonnjë ndërhyrje apo ndikim nga shtetasi Bujar Cela.
Është pyetur shtetasi shtetasi Klajdi Luli specialist anti eksploziv i forcave RENEA shpjegon se nuk mendon se është shpërthim me lëndë plasëse por një veprim mekanik i jashtëm goditje apo pakujdesi e cila ka krijuar rrjedhje gazi dhe shkaktim i flakës tek bombula me efekt shtytës me shpejtësi të madhe duke përplasur në tokë dhe duke krujuar një shpërthim tjetër. Temperatura e madhe ka bërë që trupi i mbombulës të ndahet në mira copa.
Është pyetur shtetasi shtetasi Jetnor Xhunga jurist pranë IMTV Lushnje shpjegon se sistemi që nxjerr lejet e ndërtimit të bashkisë ka kohë që nuk funksionon dhe nuk ka pasur dijeni për ndërtimin e shubjektit të Bujar Celës po kështu ai nuk ka njoftuar asnjë institucion tjetër në lidhje me këtë ndërtim pasi nuk ka pasur dijeni.
Është pyetur shtetasi shtetasi Rozario Bilali shpjegon se është inxhinier elektrik i njësisë të tensionit të lartë jug perëndim. Në datë 01.03.2024 ora 15:45 është njoftuar nga dispeceria e tenionit të lartë se ka ndodhur një difekt te linja e tensionit të lartë 35KV plasmas-hysgjokaj. Grupi i punës ka shkuar në vënd gjarjes dhe konstatuan se ishte stakuar mbrojtja dhe nuk kishte energji kanë vënë re se ishtë shkëputur përcjedhësi i sipërm i trosit i cili shërben si rrufe pritës i cili nuk ka energji elektrike i cili kishte rënë mbi përcjedhsit e linjës, poshtë linjes ndodhej një makinë vinxh distanca vertikale e krahut të vincit me përcjellsin e poshtëm të linjës ishtë katë metra distancë e cila nuk ka rrezik për hark elektrikpo pokështu ai shpjegon këputja e trosit është shkaktuar nga detonacioni e cila ka krijuar këputjen e tij mekanike e cila pas rënies ka krijuar lidhje të shkurtër mr përciedhsit e fazave duke bërë stakimin e linnjës së tensionit tre përcjedhsit e fazave nuk janë këputur por kanë marrë dëmtime.
Është pyetur shtetasi shtetasi Roland Londo me dëtyrë në inspektoriatin e punës shpjegon se nuk kishte patur asnjë informacion ose njoftim për punimet që po kryeshin nga shtetasi Bujar Cela dhe Gjini Konstriksion sh.p.k. Me cfarë ka parë ose ka konstatuar në teren nuk mund të japi një përcaktim të saktë të shkeljeve ligjore apo të mos marrjes të masave të sigurs në punë.
Nga kjo ngjarje, pra nga ky shperthim veç ambineteve te magazinave jane demtuar banesa dhe biznese perreth tyre, ku jane kryer veprime:
Eshte bere kqyrja e baneses dy kateshe te shtetasit Genti Bali ne lagjen ’18-Tetori” ku vihet re dritarja e katit te pare material duralumini dy kanateshe e deformuar e spostuar dhe xhamat te thyer. Ne katin e dyte te baneses dera hyrese eshte e deformuar e hapur dhe nuk mbyllet ne ambientet e brendshme te baneses kati i dyte dritarja e dhomes se ndenjies me mungesen e xhamit. Ne sallon korniza e duraluminit mungon xhami ne teresine e tij. Nje tjeter dere kryesore ne katin e dyte eshte e deformuar dhe nuk mbyllet.Kqyrja vazhdon ne banesen e vellait te Gentit shtetasit Sotir Bali banese nje kateshe dera kryesore material duralumini nje kanateshe e deformuar xhamat te thyer dritarja ne faqen jugore gejndet e hapur dhe e deformuar.
Eshte pyetur shtetasi Genti Bali i cili deklaron se ne date 01.03.2024 ka qene ne Greqi dhe e kane njoftuar se ne afersi te baneses se tij ka patur nje shperthim dhe ka demtime ne banesen e tij kur ka ardhur ne banese ka vene re se nga shperthimi i jane demtuar dy dritare dhe dy dyer.
Eshte pyetur shtetasi Elxhon Bali djali i Sotir Balit i cili deklaron se me date 01.03.2024 ka qene ne Greqi dhe e kane telefonuar se ka demtime ne banese dhe ai ka ardhur sebashku me xhaxhan e tij Gent Bali dhe kur ka ardhur ne banese ka vene re se ishte demtuar dera hyrese dhe nje dritare.
Eshte bere kqyrja e baneses te shtetasit Gazmir Mara banese dy kateshe dera kryesore e deformuar e hapur e dale nga korniza e vete, dritarja e dhomes se gjumit qe gjendet ne anen jugore e deformuar me xhama te thyer, vetrat dere dritare te dhomes ana veriore e deformuar dhe e dale nga korniza e vete. Dritarja e dhomes ne anen lindore e deformuar e dale nga korniza e vete. Ne katin e dyte dera kryesore e deformuar dhe e dale nga korniza e vete si dhe dritaret e ketij kati jane te dala nga korniza e vete nga jashte brenda.
Eshte pyetur shtetasi Gazmir Mara i cili deklaron se me date 01.03.2024 rreth ores 16.00 sapo ka hyre ne banese ka degjuar nje shperthim te forte dhe ka mare femijet per ti qetesuar. Me pas ka vene re demtimin e dy dyerve kryesore te katit te pare dhe katit te dyte nje dritare ne përmendur dhe ka parë tymë dhe mjegullë. Aty e ka marë shtetasi dhe e ka çuar në spital për ndihm mjeksore . katin e pare eshte demtuar sebashku me xhamin dhe 4 dritare ne katin e pare dhe te dyte kishin dale nga korniza e tyre.
Eshte bere kqyrja e baneses te shtetasit Agim Belishaku banese dy kateshe nga kqyrja vihet re se dyert dhe dritaret jane te deformuara dhe dale nga korniza e vete, dera e sallonit ne katin e dyte eshte e deformuar e dale nga korniza e vete. Po keshtu dhe dera tjeter e katit te dyte e deformuar dhe xhamat e plasarritur . Nga kqyrja vihet re se dhe xhami i kordorit i thyer ne katin e pare deredritarja e sallonit eshte e deformuar dhe e dale nga korniza e vete.
Eshte pyeur shtetasi Agim Belishkaku i cili deklaron se ka nje banese dy kateshe dhe me date 01.03.2024 ka qene ne veranden e katit te dyte dhe ka ndjere sheprthimin e forte dhe ka vene re dhe flaken e shperthimit. Nga shperthimi i jane demtuar dy dyert e katit te dyte dhe nje dere dritare ne katin e pare demtimet jane te natyres qe ato kane dale nga vendi i tyre.
Është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes në subjektin e shtetasit Elvin Basha, ku tregëton paisje hidrosanitare dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Nga kqyrja e vëndit të ngjarjes kostatohet se është një banesë tre katëshë me vetrata xhami ku në faqen jugore, verjore dhe perëndimore vetrat e xhamit janë të thyera me forma të çrregullta me përmasa që varjojnë nga 1.5 m deri neë 2.5m, ku pranë vetratave në pjesën e jashtëme dhe të brëndëshme të objektit ka copa xhami të shumta. Kqyrja vazhdon në makazinën elektro-shtëpijake në anën jugore, ku në brëndësi të saj ka paisje elektro-shtëpijake, kondicjonera, televizor plazma, dhe paisje të ndryshme janë të rëna nga rafti i vetë dhe gjenden në dysheme, ku disa prej televizorëve kanë dëmtime me thyerje të çrrregullt, dhe struktura e objektit me sanduic ka dëmtime me rrudhje dhe me spostim nga vendi i vete. Kqyrja vazhdon në katin e dytë ku gjenden paisje hidrosanitare dhe abazhure te varur në lartësi të objektit, ku në faqen jugë-perëndimore gjenden xhama të thyera dhe copat e këtyre xhamave gjenden jashtë dhe brenda objektit me thyerje dhe me spostim të çrregullt, dhë në dysheme gjenden paisje hidrosanitare të dëmtuara të rrëzuara, si bide, lavaman, lavapjat, gabin dushi, pasqyra. Kqyrja vazhdon në anën verjore të këtij kati ku në dysheme gjenden të rrëzuara dhe të dëmtuara llamandar, dhe në faqen lindore të këtij kati gjenden paisje të ndryshme elektroshtëpijake të rrëzuara dhë në faqen perëndimore korniza e vetratës së xhamit që mbështet në kolon dhe në murë ka një spostim dhe plasaritje të çrregullt të murit dhë në faqen vertikale të këtij kati të gjithë xhamat janë të thyera dhe gjenden jashtë dhe brenda objektit, dhe në faqen perëndimore të këtij kati xhamat janë plotësisht të thyera, dhë në rafte gjenden paisje elektroshtëpijake dhe llamadar të rrëzuar nga rafti i vetë dhe janë në dysheme në mynyr të çrregulltë. Kqyrja vazhdon në katin e tretë të këtij objekti , ku në hyrje të banesës gjendet salloni, ku gjenden kendi, një tavolinë, telezizori, guzhina në faqen lindore dhe jugore, vetrata e xhamit janë të dëmtuara me thyerje dhe copat e xhamave gjenden të shumta në objekt dhe jashtë sajë, dhe në faqen jugë perëndimore vetratat e xhamit janë tërsisht të thyera , dhe sanduiçi në lartësin e tavanit ka rrudhosje dhe deformim të çrregulltë.
Është bere kqyrja e baneses se shtetasit Viktor Belishaku qe ndodhet prane vendit te ngjarjes, lagja “18 Tetori”. Nga kqyrja e kesaj banese eshte kostatuar se banesa ishte dy kateshe qe ishte me ambejte te banimi te mobilura. Nga kjo kqyrje eshte kostatuar se ishin thyer tre xhamat e dritarve te katit te pare , dy xhamat e derse hyrse qe janë matriale duaralumin, si dhe vetrata prej xhami e katit te dyte. Eshte marre deklarimi bashkeshortese Shpresa Belishaku
Është bere kqyrja e baneses se shtetasit Andi Zhuri qe ndodhet prane vendit te ngjarjes ne lagjen “Karbunar e Madhe”. Nga kqyrja e kesaj banese eshte kostatuar se banesa ishte dy kateshe qe ishte ambjete te banimi te mobilura Nga kjo kqyrje eshte kostatuar . Kane dëmtime nje ditarë, matriale duaralumini, si qepena, kasa dhe thyrje te xhamit dhe devijimi te kasave te katër dyrve nga pozicioni ekzistuese. Eshte marre deklarimi bashkeshortese Rrape Zhuri
Është bere kqyrja e baneses se shtetasit Ilir Zhuri qe ndodhet prane vendit te ngjarjes ne lagjen“Karbunar e Madhe”. Nga kqyrja e kesaj banese eshte kostatuar se banesa ishte dy kateshe qe ishte ambjete te banimi te mobilura Nga kjo kqyrje eshte kostatuar . Kane dëmtime tek kasat duke lëvizur nga pozicjoni ekzistuese te pese dyere matriale derrase. Eshte marre deklarimi kunates se tij Rrape Zhuri.
Është bere kqyrja e baneses se shtetases Shpresa Ibraliu qe e ka aty prane. Nga kqyrja e kesaj banese eshte kostatuar se. Banesa ishte dy kateshe qe ishte ambejte te banimi te mobilura. Aktualishte tek banesa nuk kishte persona pasi jane ne emigracion ne Itali, Nga kjo kqyrje eshte kostatuar se ishin thyer tre xhamat e dritarve se bashku me kasat e tyre te katit te pare. Deklarimi i eshte marre nipit te saje Gentian Kadiu.
Eshte pyetur shtetasi Shahin Ismail Zeneli dhe eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar nje dritare me dy kanate me materjal duralumini e demtuar dhe me xhama te thyer.
Eshte pyetur shtetasi Kasem Janis Kamenica , eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar nje dere me materjal duralumini me nje kanat e cila eshte e deformuar dhe nje dere me dy kanate me materjal duralumini e demtuar dhe me xhama te thyer.
Eshte pyetur shtetasi Kujtim Xhevahir Pelivani eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar nje dere me materjal duralumini me dy kanat e demtuar e gjitha, dy dritare me dy kanate me materjal duralumini te demtuara dhe me xhamate thyer.
Eshte pyetur shtetasi Afrim Xhemil Saraçi eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar nje dere me materjal duralumini me nje kanat e demtuar e gjitha, dy dritare me dy kanate me materjal duralumini te demtuara dhe me xhamate thyer, nje dritare e vogel me nje kanat me materjal duralumini me xhama te thyer, plasaritje te tavanit me materjal gipsi dhe çatia me tjegulla te thyera dhe dallohen hapesira ne te gjithe hapsiren e saj.
Eshte pyetur shtetasi Xhemal Ibrahim Saraçi, eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar ku jane demtuar dy dritare me materjal duralumini me dy kanata me deformim dhe thyerje xhamash, nje dere me materjal duralumini me nje kanat e cila e dale nga menteshat dhe nje dere e brendeshme me materjal duralumini e cila e demtuar dhe e deformuar.
Eshte pyetur shtetasi Adrigen Mehmet Mullaj dhe eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar ku eshte demtuar, nje dere me materjal duralumini me nje kanat e cila eshte e deformuar dhe nje dere me dy kanate me materjal duralumini e demtuar dhe me xhama te thyer.
Jane administruar leja e ndertimit Nr.200 date 19.09.2023 Bashkise Lushnje, dhene Z, Bujar Çela , me objekt 1 kate per tregetim dhe magazine, me siperfaqe ndertimi 1080 m2.
Është administruar kopjo e Proceseverbalit Nr204 date 02.03.2024 e IMTV Bashkia Lushnje, ndaj subjektit Bujar Çela ku rezulton se ka kryer punime ne shkelje te lejes.
Është administruar kopjo e Proceseverbalit Nr.106 per prishjen e objektit e kundraligjshem date 02.03.2024 e IMTV Bashkia Lushnje, ndaj subjektit Bujar Çela ku rezulton se ka kryer punime ne shkelje te lejes.
Kontrate Nr.rep 356 kol 227 date 19.01.2024 , me investitor Bujar Çela dhe supervizore Benjamin Tushe.
Kontrate Nr.rep7816 kol4415 date 27.11.2023 , me sipermarres Gjini Construksion dhe pronarr Bujar Çela. Ektarkt hitorik Gjini Construksion
Akt kontrolli nga IMTV Bashkia Lushne, date 02.03.2024
Kopjo te programit te inpektimit per muajet shkurtdhe mars 2024 nga inspektoriati i punes.
Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shakaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëvë dhe dëmtimin e objektit, banesavë dhe e bizneseve përreth.
Nisuar nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjecar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje.
Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal.
U kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet i referohen Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Fier, per veprat penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.Penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal. Sygjerojme qe hetimet ne fazen tjeter te ndiqen nga OPGJ e Prokurorisë Suaj.