Shperthimi ne Lushnje ,arrestohet 32 vjecari per “Shkelje t e rregullave të mbrojtjes në punë”

Lushnjë

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.

Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

L. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Taulant Balla njofton ndryshimet e ligjit për Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur gjatë një deklaratë për media, gjatë së cilës tha se do të ndryshohet ligji për Policinë e Shtetit.

Ai tha se do të garantohet meritokracia për policinë. Mes të tjerash ai tha se policia duhet të kthehet në institucion më të besueshëm.Do të ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak ditë në konsultim publik,”- është shprehur Balla.

Tentoi të vriste 34-vjeçarin në Athinë, arrestohet i riu shqiptar

Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin e shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi. Tralo është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi ndaj tij rëndonin akuzat “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. I riu dyshohej se fshihej në Angli, pasi ishte vërtetuar largimi i tij në Shqipëri pas ngjarjes, por policia ka arritur ta kapë në Athinë.

Kujtojmë se rreth orës 03.30 të 2 shkurtit nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë.

34 vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë arme zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Marios Tralo me të cilin ishin shokë.

Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka qëlluar me armë drejt tij. Bashkë më Tralon ne automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis. Në 15 shkurt policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugën “Iraklideon 69” në Athinë motorin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë. Policia greke nisi kërkimet për Tralon, Dushkun e Zisis, por deri tani ka vënë në pranga vetëm të parin.

Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”.

Qarku i Shkodrës mbulohet nga bora!

Territori i bashkisë Shkodër në lartësinë mbi 1300 metra është përfshirë nga reshjet e borësAksi Bogë – Theth është i hapur për qarkullimin, ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në terren për te mbajtur të kalueshëm këtë aks.

Reshje e dëbores zbardhin Dibren

Mot me vranësia dhe reshje shiu kanë përfshirë të gjithë territorin. Ndërsa në Dibër kanë nisur reshjet e dëborës.

Gjatë natës në të gjithë qarkut janë rikthyer reshjet e shiut, ndërsa në orët e para të paradites bora ka zbardhur Peshkopinë.

Në zonat e thella trashësia e borës arrin në 15 cm. Aktualisht rrugët janë të lira dhe nuk ka probleme.

Reshjet e dëborës zbardhin Gjirokastren

Zonat të cilat ndodhen mbi 800 m janë mbuluar nga bora në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, duke na dhënë një pamje panoramike.Qafa e Çajupit drejt Zagorisë ka rreth 5 cm borë, por është e kalueshme për mjetet që përshkojnë fshatrat e krahinës.

Plagosi në kokë partneren 35-vjeçare, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ra në prangat e autoriteteve greke, pasi kishte sulmuan partneren e tij 35-vjeçare, duke e plagosur rëndë në kokë.

Ngjarja, sipas mediave greke, ka ndodhur në shtëpinë ku jeton 35-vjeçarja nga Moldavia. Autori ka hyrë nga një derë e hapur ballkoni dhe ka sulmuar 35-vjeçaren, duke e goditur me kokë.

Fqinjët që kanë dëgjuar zëra kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje. E plagosura është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës. 25-vjeçari pas ngjarjes u zhduk për t’u gjetur më vonë nga policia në zonën e Karditës.

VOA: Shpërthimi në Lushnje, magazina e deputetit socialist Çela, në shkelje të lejes së ndërtimit

Në Shqipëri, raporti i dy oficerëve të policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Lushnjes, mbi shpërthimin e ndodhur më 1 mars, ku humbën jetën babë e bir, dhe u plagosën 7 të tjerë, ka nxjerrë në pah faktin se magazina ku po punohej, në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, një ndër të plagosurit, ishte në shkelje të lejes së ndërtimit.

Leja është lëshuar në shtator të vitit të kaluar, por asnjë nga institucionet vendore të ngarkuara për verifikime apo kontrolle, kanë deklaruar se nuk kanë patur dijeni. Si kryeinspektori ashtu dhe juristi i Inspektoriatit vendor të Mbrojtes së Territorit kanë shpjeguar se “nuk kanë patur pasur asnjë informacion nga urbanistika, policia apo njësia administrative se aty po kryheshin punime” dhe se “sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë asnjë inspektim të objektit në fjalë për këtë ndërtim”.

Vetëm të nesërmen e ngjarjes, pas kërkesës së Prokurores së çështjes, Inspektoriati ka mbajtur një procesverbal ku rezulton se “janë kryer punime në shkelje të lejes”, dhe një tjetër “për prishjen e objektit të kundraligjshëm”.

Raporti i oficerëve të policisë gjyqësore, po ashtu hedh deri diku dritë mbi shkaqet e ngjarjes, duke rrëzuar variantin me dyshimet e para të ofruar nga policia, për një kontakt të vinçit me linjën e tensionit të lartë.

Deklaratat nga dëshmitarë në vendngjarje por dhe vlerësime të ekspertëve të pyetur për rastin, tregojnë se “shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtatë të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe bizneseve përreth”, shkruhet në raportin e oficerëve të policisë gjyqësore, ku mungon marrja e një dëshmie nga vetë deputeti, i cili iu nënshtrua filliisht një ndërhyrjeje të parë kirurgjikale në Lushnje e pastaj një ndërhyrjeje të dytë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, mbrëmjen e ditës kur ndodhi shpërthimi.

Oficerët e policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Lushnjës kanë referuar pranë prokurorisë se “nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal”. Kjo e fundit, mund të penalizojë drejtëpërsëdrejti deputetin socialist duke qenë se objekti ka qenë në pronësi të tij. Në një rast të tillë, Prokuroria mund të kërkojë që çështja t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar e cila shqyrton rastet e zyrtarëve të lartë.

Zoti Çela po ashtu mund të gjendet dhe në shkelje të ligjit për Konfliktin e interesit i cili përcakton disa kufizime për deputetin duke i ndaluar të jetë “drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse”, se “nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar…”. Raporti i oficerëve të policisë gjyqësore tregon se leja e ndërtimit “për tregëtim dhe magazinë” është në emër të tij, se ai ka lëshuar me qera mjediset të tjera të magazinës, apo ka firmosur dhe kontratat për mbikqyrje dhe realizim punimesh me të tretë.