Lind foshnja e pare per 2025 ne FIER

Pas mesnates , gjate ndrimit te viteve ka lindur foshnja e pare per vitin 2025 ne maternitetin Fier.Lindja e nje foshnje mashkull eshte rregjistruar ne oren 00:05 nga nje nene nga Marinza.
Sipas mjekes se maternitetit Fier Kozeta Rama nena ka lindur foshnjen ne menyre natyrale me peshe 3650 gr

Mesazhi i urimit i Kryeministrit Rama per 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. 

“Ju uroj të gjithëve një vit të ri në ngjitje, me shëndetin top dhe me mbarësi në familjet tuaja”, tha ai.

Perfshihet nga zjarri një apartament në Ballsh

Në këtë ditë të fundit të vitit, një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, është përfshirë nga flakët.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, teksa kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi panë që nga banesa po dilte tym.

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit është bërë kaloriferi që pronarët e shtëpisë e kishin harruar ndezur.Forcat zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje, bënë të mundur hapjen e derës së apartamentit dhe largimin e pajisjes që po digjej.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia ndërsa fatmirësisht flakët nuk u përhapën në të gjithë banesën.

Aksident i 3-fishtë në aksin Lushnje-Fier

Një aksident i trefishtë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Fier. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’, ku 3 automjete u përplasën njëri pas tjetrit.

Mesohet se nga ky aksident ka vetëm dëme materiale, ndërsa radha e automjeteve në autostradë është e gjate disa kilometra

Pas Zelandës së Re, Viti i Ri 2025 mbërrin edhe në Australi

Viti i ri 2025 ka trokitur në Australi. Spektakli i fishekzjarreve ka ndriçuar qiellin e Sydney për disa minuta me radhë.

Në Australi është piku i verës dhe vendasit shijojnë ndërrimin e viteve dhe atmosferën festive në temperatura të larta.

Zelanda e Re ishte e para që mirëpriti Vitin e Ri, me spektakël dritash dhe fishekzjarresh.

Gruaja hidhet nga ballkoni pas sherrit me burrin. Në pranga bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku pas një sherri me partnerin e saj, një 43-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës.

Xh. N., 43 vjeçe, është konfliktuar verbalisht një ditë më parë për motive të dobëta me bashkëshortin L. N., 52 vjeç.

Si pasojë e konfliktit në familje ajo është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe si pasojë ka pësuar dëmtime. Gruaja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Bashkështorti i saj është arrestuar nga komisariati nr.4 në Tiranë.

E kishte harruar në një qendër tregtare, Policia i dorëzon çantën me 27 mijë euro qytetarit

Njoftimi:

Policia në bashkëpunim me Security e qendrës tregtare Teg, i dorëzojnë çantën me 27.000E qytetarit, të cilën e kishte harruar aty.Mbremë, rreth orës 23:00, security i dorëzon Spz-së së zonës, një çantë supi, e cila ishte harruar nga poseduesi i saj.

Policia pas verifikimeve të bëra,ka gjetur pronarin e çantës dhe ka bërë të mundur dorëzimin e çantës.

Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.