Sherri në Sarandë, AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas

AMP ka dhënë detaje në lidhje me arrestimet për sherrin masiv të ndodhur në Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave  dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Punonjësit e policisë:

  1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
  2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
  3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
  4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë

Shtetasit:

  1. K. S.
  2. Sh. S.
  3. D. D.
  4. K. S.

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.”, thuhet në njoftim.

V*au fqinjin për shkak të borxhit, dalin pamjet e autorit teksa del i qetë nga pallati

Publikohen pamje të Fatjon Janinas, autorit të vrasjes së 82-vjeçarit në Durrës, mbrëmjen e 30 dhjetorit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, teksa autori siç dëshmoi e vrau të moshuarin Paulin Gina, me të cilën jetonin në një pallat, për një borxh prej 200 mijë lekësh të vjetra.

I moshuari jetonte vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali. Ka qenë familja që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit. Pas mungesës së përgjigjes, familjarët kanë njoftuar policinë.Forcat e rendit dhe zjarrfikësja kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë konstatuar 82-vjeçarin pa shenja jete dhe me shenja të shkaktuara nga një mjet prerës në fytyrë.

Atentati ndaj dy personave në Berat , zbardhen detajet

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Mësohet se dy shënjestrat e atentatit kanë qënë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre). Ata kanë qënë tek “Karaburant Merko” kur nga një automjet,tip Ford i zi,ë shtë qëlluar në drejtim të tyre Merkaj dhe Dhëmbi kanë bredhur me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”,atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit,as shënjestrat dhe as kalimatrët e rastit. Mesohet se autorët e atentatit janë dy vëllezëtit Fatjon dhe Marko Maloku,banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Sipas të dhënave, të siguruara nga burime konfidenciale,mësohet se konflikti mes dy grupeve ka inicuar në shtetin grek,për prishje pazaresh droge mes tyre. Mësohet se policia, pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.

Të shtëna me armë në një ambient festiv

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.

Aksident i rende ne Levan , Fier raportohet per te plagosur

Nje aksident ka ndodhur pak minuta me pare ne Levan te Fierit. 3 automjete jane perfshire ne ketw aksident. Sipas deshmitrave ne venngjarje nje autobot ka prere rrugen dhe si pasoje dy mjete jane perrplasur duke shkaktuar 3 te plagosur. Personat e plagosur jane derguar me urgjence ne spitalin Fier dhe mesohet se jane jashte rrezikut per jetenPolicia ne vendngjarje po kryhen procedurat per te zbardhur shkaqet e aksidentit

Sherr masiv , të përfshirë edhe punonjës të policisë, 2 të lënduar

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Masakra në Cetinje/ 12 viktima nga të shtënat me armë zjarri, autori kryen vetëvrasje

Dymbëdhjetë persona u vranë në Cetinje të Malit të Zi, pas të shtënave me armë zjarri.

Autori i tragjedisë, Aco Martinoviç kreu vetëvrasje, konfirmoi prokurorja Andrijana Nastiç, shkruan Vijesti.

Martinoviç ekzekutoi katër persona në një bar dhe tetë të tjerë nëpër lokacione tjera, përfshirë anëtarë të familjes së tij.Katër persona janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve. Martinoviç ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme me një vit burg, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë.

Në vitin 2022, atij iu gjetën armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burg

Shqiptari v*et me thikë një person në Greqi!

Një i vdekur,dy të arrestuar dhe dy në kërkim është bilanci i një sherri të ndodhur në Seres të Greqisë.Sipas policisë vendase, çdo gjë nisi në momentin që viktima Nj.L, 34 vjeç, shtetas grek, babai i tre fëmijëve u ndalua të hyjë në një lokal nate pasi sipas roje sigurie të lokalit ishte në gjendje të dehur.

Fillimisht roja, i cili ishte shtetasi shqiptar Gushalli Hoxha 27 vjeç, u konfliktua verbalisht me tre shtetasit grek të cilët u larguan nga lokali.Dy orë më vonë dhe në rrethana ende të pa ditura rojet e lokalit po kalonin rrugës në kohën që u sulmuan nga grupi i tre grekëve që nuk ishin lejuar të futeshin në lokal.

Mësohet se gjatë përballjes fizike, Hoxha nxori një thikë ushtarake dhe goditi viktimën 4 herë duke i prerë arteriet kryesore të gjakut çka mesa duket i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.

Policia mundi të arrestojë Gushalli Hoxhën 27 vjeç dhe një shtetas grek miku i Hoxhës, i cili gjatë incidentit qëlloi me një armë tip pistoletë 6 herë në ajër.

Në kërkim u shpallën dy shtetasit e tjerë grekë që ndodheshin me viktimën në kohën që sulmuan mbi Hoxhën dhe mikun e tij grek.

Hetimet janë marrë në dorë nga departamenti i krimeve të Seresit. Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.