Shkaktoi aksident ne Levan,arrestohet shoferi i dehur

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin N. M., 42 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në Levan, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident me dy automjete të tjera. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë tre pasagjerë të këtyre dy automjeteve, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan për në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Ndodh përsëri/ Avioni përplasen me ndërtesën në Kaliforni, 2 të vdekur dhe 18 të plagosur

Një avion i vogël u rrëzua në një ndërtesë tregtare në Kaliforni të enjten, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 18 të tjerë.

Përplasja ndodhi herët pasdite pranë aeroportit komunal Fullerton, 25 milje (40 kilometra) në juglindje të Los Anxhelosit. Shkaku mbetet i panjohur.Gjithashtu, 10 persona u shtruan në spital dhe tetë të tjerë u trajtuan në vendngjarje.Hetuesit nuk e dinë ende nëse vikitmat ishin pasagjerë të avionit apo nëse ishin punëtorë në ndërtesën ku u rrëzua. 

Kongresmeni Lou Correa, i cili përfaqëson zonën e Orange County, rreth 25 milje (40 km) në jug të Los Anxhelosit, tha se ndërtesa që u godit është një biznes prodhimi mobiljesh. Rreth 100 njerëz u evakuuan nga fabrika e mobiljeve.

Ky është avioni i dytë që rrëzohet në zonë në dy muajt e fundit, sipas mediave amerikane. Më 25 nëntor, një aeroplan tjetër u përplas me një pemë afërsisht një bllok larg nga përplasja e fundit, raportonBBC.

SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

Kreu i PD Sali Berisha e nis vitin ne dyert e drejtësisë.

Sot ne 10 ne Apelin e Posaçëm do të shqyrtohet ankimimi i SPAK, kundër vendimit që i hoqi masën e arrestit në shtëpi.SPAK kërkon që Berisha të rikthehet në arrest shtëpie.

Greqi:Humbin jeten 2 të rinj, plagoset rëndë shqiptari

Dy të rinj 16 dhe 18 vjec kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi, ndërkohë një 17-vjecar shqiptar po lufton me jetën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.

Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjecari Kostantino dhe 18-vjecari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjecari shqiptar Klajdi Pero i njohur edhe si Nikos.

Në media ndërkohë është bërë apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjecarit shqiptar.

Atentati në Shkodër, policia: U qëllua nga motori në drejtim të një automjeti të parkuar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër.  Mësohet se është qëlluar me armë zjarri ndaj një mjeti të parkuar.

Nga informacionet nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me këtë ngjarje policia ka dalë me një reagim zyrtar duke sqaruar se një person që qarkullonte me një motomjet pa targa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar.

Gjithashtu theksohet se janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpunëtori i tij, drejtuesi i motomjetit

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

Sherri në Sarandë, AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas

AMP ka dhënë detaje në lidhje me arrestimet për sherrin masiv të ndodhur në Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave  dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Punonjësit e policisë:

  1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
  2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
  3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
  4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë

Shtetasit:

  1. K. S.
  2. Sh. S.
  3. D. D.
  4. K. S.

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.”, thuhet në njoftim.

V*au fqinjin për shkak të borxhit, dalin pamjet e autorit teksa del i qetë nga pallati

Publikohen pamje të Fatjon Janinas, autorit të vrasjes së 82-vjeçarit në Durrës, mbrëmjen e 30 dhjetorit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, teksa autori siç dëshmoi e vrau të moshuarin Paulin Gina, me të cilën jetonin në një pallat, për një borxh prej 200 mijë lekësh të vjetra.

I moshuari jetonte vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali. Ka qenë familja që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit. Pas mungesës së përgjigjes, familjarët kanë njoftuar policinë.Forcat e rendit dhe zjarrfikësja kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë konstatuar 82-vjeçarin pa shenja jete dhe me shenja të shkaktuara nga një mjet prerës në fytyrë.

Atentati ndaj dy personave në Berat , zbardhen detajet

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Mësohet se dy shënjestrat e atentatit kanë qënë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre). Ata kanë qënë tek “Karaburant Merko” kur nga një automjet,tip Ford i zi,ë shtë qëlluar në drejtim të tyre Merkaj dhe Dhëmbi kanë bredhur me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”,atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit,as shënjestrat dhe as kalimatrët e rastit. Mesohet se autorët e atentatit janë dy vëllezëtit Fatjon dhe Marko Maloku,banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Sipas të dhënave, të siguruara nga burime konfidenciale,mësohet se konflikti mes dy grupeve ka inicuar në shtetin grek,për prishje pazaresh droge mes tyre. Mësohet se policia, pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.