Bora “paralizon” Anglinë, ngrijnë aeroportet dhe hekurudhat – ndërpritet edhe energjia elektrike

Reshjet e dendura të dëborës në Britanine e Madhe kanë shkaktuar probleme me transportin. Stacionet e hekurudhave dhe aeroportet po punojnë me ndërprerje, për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike pas reshjeve të dendura gjatë natës.

Aeroporti i Mançesterit i ka rihapur të dyja pistat pasi i mbylli përkohësisht për disa orë mëngjesin e kësaj të diele.

Autoritetet lajmëruan se disa nisje dhe mberritje mund te kene ende vonesa, ndersa ekipet vijojne punën për të hequr akullin e avionëve dhe për të pastruar pistat.

Nga ana tjetër, edhe aeroporti “John Lennon” i Liverpool-it e rihapi pistën këtë mëngjes pas bllokimit gjatë natës, ndërsa paralajmëroi vonesa të fluturimeve.

Aeroporti “Leeds Bradford” eshte nje tjeter aeroport i prekur nga moti i keq, ndersa u konfirmua se pista u mbyll, dhe pritet te rihapet ne varesi te ndryshimit te kushteve.

Ndërron jetë ish-kryeministri grek Kostas Simitis

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit grek, Kostas Simitis.Në postimin në Facebook ai shprehet se 88-vjeçari ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke.

Ai gjithashtu kujton se qeveria greke me në krye Simitis ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova.Kostas Simitis, ish kryeministri i Greqisë, ka ndërruar jetë! Çdokush është hero i historisë së tij personale por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke! Ai ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve! Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke!

Kostas Simitis mund të karakterizohet si një njeri për të cilin ndjesitë nuk ishin fakte!

Me një formim kulturor greko-gjerman dhe po ashtu produkt i shkollës ekonomike të Londrës, Kostas Simitis bënte diferencë nga kultura e vjetër e sjelljes ballkanike! Ai respektonte dallimet dhe nuk i demonizonte ato! Puna e tij ishte e ardhmja!

Politika është një dhomë egoizmi por Kostas Simitis, doli prej saj i nderuar!

Lamtumirë mik!”, ka shkruar Majko.

Kishte jetuar një vit në Belgjikë, del FOTOJA e 33-vjeçarit që u ekzekutua në Shkodër

Është publikuar fotoja e të riut që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës.I riu, Ramazan Mataj është qëlluar brenda në makinën e tij tip Benz.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës.

Ramazan Mataj rezulton se ka jetuar për një periudhë 1-vjecare në shtetin belg.Pas kthimit të tij në Shqipëri sipas familjarëve ai punonte në zonën e Ulqinit në ndërtim.

Ata tregojnë se pas kthimit nga Belgjika apo punës së tij ne vendin fqinj ku ka shprehur pakënaqësi apo probleme.

Vrasja në Shkodër/ Policia jep detajet e para: Si u qëllua për vdekje 33-vjeçari në makinë

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin për atentatin në Dragoç ku një i ri i identifikuar si Ramzan Mataj është gjetur i vrarë me armë brenda në makinë.Sipas policisë ndaj makinës së 33 vjeçarit është qëlluar me armë ku si pasojë i riu ka humbur jetën.

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit ne FIER

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Skrapar, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin M. S., 36 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi në ambientet e dyqanit të celularëve të shtetasit E. P., 32 vjeç, banues në Lushnjë, për motive të dobëta, e ka goditur me grushte dhe e ka kanosur për jetën 32-vjeçarin.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve pasi ditën e djeshme ka bërë kallzim shtetasi E. L., 40 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, se kur është kthyer në banesë ka konstatuar se i kanë marrë një shumë parash dhe disa sende personale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Z., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Skandal në Greqi pas arratisjes te 2 të burgosurve shqiptarë

Greqi1

Mediat greke por dhe oficerë policie kanë reaguar ashpër pas arratisjes së dy 41-vjecarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja ishin dënuar të dy me nga 20 vjet heqje lirie për disa akuza të rënda përfshirë bashkëpunimin në vrasje e grabitje me armë, por jo vetëm mbaheshin në një sektor të parrethuar të burgut por kishin përfituar deri edhe 5 leje brenda vitit.

“Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos” tha për “Zougla” një oficer policie që ishte marrë me këtë grup kriminal.

“Si ka mundësi që të kriminelë me një histori të tillë të marrin pesë leje? Dikush ka vënë firmën e tij dhe padyshim mban përgjegjësi” vijon më tej media greke.

Një tjetër dyshim që ngrihet është fakti se pse ata janë arratisur vetem 48 orë pasi ishin kthyer nga leja. “A po përgatisin ndonjë veprim të paligjshëm?” thotë një oficer policie për “Zougla” dhe vazhdon duke thënë se “nuk përjashtojmë që ata të kalojnë në Shqipërinë fqinje dhe të qëndrojnë atje për disa kohë para se të kthehen në vendin tonë”.

Qosja dhe Toçi, pjesë e grupit të Alfons Ndocit

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me të shkuarën e shqiptarëve Romeo Qosja nga Cërriku e Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit. Ata rezultojnë të jenë arrestuar fillimisht në 31 mars 2016, bashkë me 5 shqiptarë të tjerë, mes të cilëve një femër, si dhe një shtetas grek. Mes të arrestuarve të atëhershëm ishte edhe Alfons Ndoci, i cili u vra në 26 qershor të këtij viti në burgun e Koridhalos. Ky i fundit konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë në Greqi, i përfshirë në disa ngjarje të rënda, madje edhe i arratisur një herë nga furgoni që e transportonte në burg.

Grupi shqiptaro-grek u akuzua atëherë për vrasjen e një 53-vjecari grek në Elefsina në 12 mars 2015 dhe grabitjen e bashkëshortes së tij, grabitjen dhe vrasjen e një 75-vjecareje greke në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një 57 vjecari në 10 mars 2015 në Spata, grabitjen e një 52 vjecari dhe tentativën e grabitjes së një 75 vjecareje në 15 gusht 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një cifti 52 dhe 43 vjec në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo dhe djegien e një automjeti në 12 mars 2015 në Glika Nera. Gjatë kontrolli të policisë atëherë, u sekuestruan 1 pistoletë, 1 revolver, 1 armë imituese, 1 karabinë, 2000 euro, bizhuteri, mjete për vjedhje, celularë dhe një sasi e vogël droge.

Në 21 prill 2016, ndaj Qosjas dhe Toçit ngrihet edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Romeo Qosja rezulton i akuzuar edhe në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.

Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, konkretisht në 13 gusht 2018, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë e dhunë, konkretisht atë ndaj familjes së një biznesmeni grek.

Lefter Toçi u arrestua sërish në 4 prill 2019 pas një urdhër arresti europian, ndërsa në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e bashkëpunëtori i tyre A. G.

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen. Për shkak të rrezikshmërisë së tyre, policia greke ka nisur kontrollet intensive në gjithë Greqinë.

Gazeta britanike: Paratë e shtëpive të barit në Skoci po financojnë kullat që ngrihen në Tiranë

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit po e kanë shtrinë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit nëpër shtëpi apo magazina edhe në Skoci. Gazeta më e madhe skoceze Daily Record këtë të shtunë faqen e parë ia ka dedikuar këtij fenomeni kriminal me protagonistë shqiptarët.

‘Kompanive skoceze të shpërndarjes së energjisë elektrikë i është kërkuar të bashkëpunojnë me policinë në luftën me shtëpitë e barit, nga ku vidhet korrenti për të përdorur llampa të fuqishme për rritjen e kanabisit’ thuhet në artikull.

Sipas Daily Record në çdo qytet të Skocisë kemi një prezencë të grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në ngritjen e fermave të kanabisit përmes të cilave janë duke fituar miliona stërlina. E pikërisht sipas kësaj gazete, këto para të fituara nga shtëpitë e barit në Skoci dhe vende të tjera, po financojnë kullat që ngrihen në Tiranë.

Në artikull theksohet se në të gjithë Skocinë përpara gjykatave kanë dalë me dhjetra shqiptarë të përfshirë në rritjen e kanabisit, vlera të cilit në këto raste të çuara në gjykatë shkon në qindra milion paund.

Këtë shkrim kjo gazetë e ilustron me disa shembuj të shqiptarëve të kapur e dënuar në Skoci si organizatorë të ngritjes së shtëpive të barit.

Njëri prej tyre Ilir Kasa i cili përshkruhet në artikull si një prej bosëve të këtij biznesi kriminal. Ai është dënuar me 8 vite burg pasi u filmua nga policia duke vizituar dy ferma kanabisi në Gllasgoë, ku policia gjeti 350 dhe 150 rrënjë kanabis gati për ti korrur prodhimin. Sipas përllogaritjes së policisë prodhimi bimëve të asgjësuara shkonte në 300.000 stërlina.

Arben Ketuka kishte marrë me qera një shtëpi ngjitur me atë ku banonte për ta kthyer në shtëpi bari. Atij iu kapën 200 bimë kanabis në dhomat e kësaj shtëpije prej të cilave mund të dilnin 15 kile kanabis me vlerë tregu 172 mijë stërlina. Ketuka pranoi akuzat për kultivim të drogës të klasit B dhe pritet ta marrë masën e dënimin javës tjetër.

Në qytetin Dundee shqiptarët Adiol Hila 37 vjeç dhe Indrit Saraci 27 vjeç kishin ndërtuar një fermë ku kishin mbjellë 3.000 rrënjë kanabisi.

Vlera e prodhimit të lëndës narkotike shkonte në 1.7 milion stërlina. Pasi pranuan akuzat në gjykatë Saraci u dënua me tre vite e 9 muaj burg ndërsa Hila 3 vite e katër muaj.

Sipas Daily Record ata kishin mbërritur ilegalisht në Angli me gomone për tu zhvendosur më pas në Skoci

SPAK zyrtarizon akuzat ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës dhe 3 të tjerëve

SPAK ka vendosur të copëtojë dosjen ‘Toyota Yaris’, ku janë të përfshirë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme, politikanë të lartë që janë pjesë e PS-së dhe qeverisë Rama, zyrtarë të lartë të administratës, policisë e strukturave të tjera ligjzbatueses.

Në njoftimin e shpërndarë nga SPAK sot, thuhet se, kjo dosje është copëtuar sepse ekzistojnë të dhëna dhe fakte se janë kryer të tjera tjera vepra penale.

SPAK njoftoi se ka përfunduar hetimin ndaj prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka dhe të pandehurve të tjerë, të cilët i ka çuar në gjyq.

Njoftimi SPAK

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të pandehur për veprën penale korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve të Drejtësisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfundur hetimet paraprake për proçedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, i rregjistruar për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal.

Për këtë procedim penal, gjatë fazës së hetimeve paraprake, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore ku përfshihet; marrja e informacioneve nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, marrja e provave nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera, kërkimi, zbulimi dhe administrimi i dokumentacionit të nevojshëm, marrja në pyetje e personave që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e hetimeve, si dhe është kryer analizimi me hollësi i të dhënave, i dokumentacionit të administruar, si dhe provave të mbledhura gjatë hetimeve.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal si edhe nga burimet e provave të mbledhura dhe të administruara gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.

Në kohën e kryerjes së veprimeve të kundraligjshme, i pandehuri Aurel Zarka ka qënë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e pandehura Eriona Daupaj ka qënë në funksionin e oficeres së policisë gjyqësore në ish Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe më pas oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qënë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasve Alfred Vladi etj.

Konkretisht, veprimet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë janë kryer në lidhje me çështjet penale të mëposhtme, sipas akuzave dhe episodeve respektive për të pandehurit :

Procedimi penal nr.130 viti 2018 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 287/1, 333/a/1 e (2) dhe 334/1 të Kodit Penal.

Procedimin penal nr.71 viti 2020 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal, duke përfshirë seancën gjyqësore të rivlersimit/zëvendësimit të masave të sigurimit të datës 17.01.2020 të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, fazën e hetimeve paraprake, fazën e caktimit të gjyqtarit të seancës paraprake dhe zhvillimin e seancës paraprake në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

Ekzekutimin e disa kërkesave për ndihmë juridike të dërguara nga autoritetet belge të drejtësisë, konkretisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, ndaj procedimit penal në ngarkim të shtetasve, Alfred Vladi, Elvis Vladi, etj, të ekzekutuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe nga Prokuroria e Posaçme.

Procedimin pasuror nr.1 datë 20.12.2019 i Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i zhvilluar në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për pasuritë në zotërim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri.

Procedimi pasuror nr.24 prot dt.19.02.2020 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1 datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Çela alias Marjus Lulaj.

Çështjen penale në ngarkim të shtetases Xhoi Mansaku, e akuzuar për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
Mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669 datë 26.03.2020 të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vlorë.

Prokuroria e Posaçme në datën 30.12.2024 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.26 viti 2024 në ngarkim të të pandehurve:

Radovan Çela, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 5 herë, në bashkëpunim 4 herë, si dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 herë, 1 herë në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe nenet 319 e 25 të Kodit Penal.

Astrit Vladi, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e kryer 4 herë, si dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe nenet 319 e 25 të Kodit Penal.

Aurel Zarka, i akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim 2 herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), nenet 319 e 25 dhe neni 319/ç i Kodit Penal

Eriona Daupaj, e akuzuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 herë, në bashkëpunim 2 herë, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer 2 herë, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021), neni 295/a paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Me vendimin e prokurorëve të çështjes, më datë 26.12.2024 është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me një sërë komunikimesh të kryera nga të pandehurit, që kanë të bëjnë me faktet dhe rrethanat e përmëndura më sipër, si edhe në lidhje me biseda që kanë të bëjnë me fakte dhe rrethana të tjera që kanë dalë gjatë veprimeve hetimore. Konkretisht, nga aktet e këtij proçedimi penal janë veçuar aktet dhe janë rregjistruar proçedimet penale si më poshtë:

Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat e kryera nga të pandehurit dhe personat e tjerë të administruara gjatë hetimeve, në përmbajtjen e të cilave përmënden persona të tjerë në cilësinë e prokurorëve, gjyqtarëve, funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, për të cilët pretendohet se kanë kërkuar apo kanë marrë përfitime të parregullta.

Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat dhe komunikimet që janë administruar gjatë hetimeve, nga të cilat ekzistojnë të dhëna se edhe persona të tjerë mundet të kenë kryer ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që kanë ushtruar funksionin e prokurorit, gjyqtarit apo funksionarëve të organeve të tjera të drejtësisë.

Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve pasi nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve për këtë procedim penal janë krijuar të dhëna dhe dyshime se mundet të jenë kryer veprime që përmbajnë elementët e veprave penale të tjera. 

Lidhur me këto episode është rregjistruar procedimi penal nr.26/1 datë 26.12.2024 dhe vijojnë që të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.